All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

Goma e kuqe e historisë, si u burgosën dhe u mohuan djemtë e Ismail Qemalit

30 Prill 2020, 12:26 Nga DOSJA
Goma e kuqe e historisë, si u burgosën dhe u mohuan djemtë e
All - Paragraf - 1

TIRANË– Nuk ka shqiptar që të mos njohë Ismail Qemalin, por nëse dikush do pyeste për pasardhësit e tij, shumica nuk do mund t’i përgjigjej qoftë dhe me një fjalë. Një errësirë e papritur mbulon dijeninë tonë për familjen e Ismail beut. Asnjë emër, asnjë ngjarje, përjashto studiuesen Nermin Falaschi Vlora, e cila u bë e njohur me veprimtarinë e saj të spikatur vitet e fundit të shekullit të kaluar dhe kjo, sapo nis ta mendosh, duket e çuditshme. E çuditshme, si po mendon për këtë fakt, vetëm pas kaq shumë vitesh; si mund të shuhej në heshtje një prej familjeve më në zë shqiptare; si mund, aq më tepër në një vend të vogël e të obsesionuar pas marrëdhënieve familjare si Shqipëria, të mos dihet asgjë për pasardhësit e një prej njerëzve më të rëndësishëm të historisë, figura e të cilit është njohur dhe nderuar në të gjitha periudhat historike që e pasuan. Por ja që kjo nuk ka ndodhur vetvetiu apo rastësisht. Ai terr i plotë njohurish për familjen e Ismail bej Vlorës, u fabrikua gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Sapo u instalua, diktatura dënoi me burg njërin nga djemtë e Ismail Qemalit, ndërsa tjetrit i ndërpreu pensionin patriotik duke e detyruar të largohej nga Shqipëria, ndërkohë që të gjithë pasardhësit e mbetur në Shqipëri, i detyroi ta ndryshonin mbiemrin e familjes, Vlora, për të marrë një mbiemër tjetër, konkretisht Ismaili. Si përfundim, për ta pastruar plotësisht faqen e fshirë të familjes Vlora nga historia, qoftë edhe jozyrtare, u përhap legjenda e rreme që Ismail Qemali nuk kishte lënë pasardhës. “Regjimi komunist përkujtonte burrin që shpalli Pavarësinë, por denigronte familjen e tij, madje deri aty sa u tha se Ismail Qemali nuk ishte martuar e nuk trashëgoi fëmijë”, ka thënë në një intervistë të para disa viteve, nipi i njërit prej atyre 9 fëmijëve të mohuar të Ismail Qemalit: gjashtë djem e tri vajza, djalit të vogël të tij, Qamilit. Darling Vlora ka treguar sesi familja u detyrua të ndryshojë mbiemrin dhe asnjë anëtar i saj nuk u ftua në festimet e 50-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, në vitin 1962, sikur kjo familje të mos ekzistonte.

Në dhjetor 1946, Qamil Vlorën, një intelektual mendjehapur që njihte 12 gjuhë të huaja, e arrestuan me akuzën e armëbajtjes pa lejë dhe e dënuan me dy vjet burg, kohë në të cilën ai u sëmur me tuberkuloz dhe ndërroi jetë pak kohë pas daljes nga burgu. Shumë më tepër sesa për fushatën e çarmatosjes, ky dënim flet për fushatën e spastrimit të vendit nga familjet me ndikim dhe sigurisht që asnjë nuk mund të krahasohej me Vlorajt, për vetë rolin që kishte luajtur Ismail beu, të cilin edhe shteti i ri komunist, ishte i detyruar ta nderonte. Në dukje. Ndaj edhe dënimin e djalit të tij, e maskuan. Siç tregojnë dokumentet zyrtare dhe siç dëshmon nipi tjetër i Qamil Vlorës, Qemali, në dokumentarin e Fatos Veliut “Kur burgosnim djemtë e Ismail Qemalit”, në shkresat e mëvonshme të dënimit të tij, atësia është ndryshuar nga Ismail në Ibrahim, në mënyrë që të mos mësohej si sillej shteti i ri komunist me të birin e themeluesit të shtetit shqiptar. Ata që duhet ta merrnin mesazhin ishin familjarët e Ismail Qemalit dhe diktatura e jepte atë përmes mjeteve të saj klasike: burgosjeve fizike që izolonin pastaj në burgje frike, ata që mbeteshin jashtë. Është e vështirë të mendosh rrezikun konkret që mund t’i vinte shtetit komunist nga djemtë e Ismail Qemalit, aq më tepër që shtëpitë e tyre, kishin shërbyer si baza të luftës nacionalçlrimtare, por tashmë është fakt i njohur ndëshkimi gjatë diktaturës i të gjitha familjeve në zë të periudhave të mëparshme dhe pinjollëve të tyre. Shumica e tyre u shpallën armiq. Këtë, diktatura, nuk mund ta bënte me familjen e Ismail Qemalit, por, fshehtas, edhe atë e ndëshkoi si gjithë familjet e tjera të rëndësishme. Që dënimi i Qamil Vlorës, nuk ishte masa e një shteti ligjor kundër armëmbajtjes, provon edhe fakti që në fund të jetës së tij, kur kërkoi për të takuar djalin që e kishte ushtar, këtij nuk i dhanë lejë për të shkuar te i ati.

Dhe nëse Qamilin, shteti e mbylli në burgun 313 të Tiranës, një tjetër djali të Ismailit, Qazimit, i ndërpreu pensionin patriotik, që as qeveritë gjatë pushtimit fashist e nazist nuk ia mohuan. Qazimi ishte një nga këshilltarët e të atit, të cilin ai e mbante gjithmonë me vete. Gjatë viteve 1910-1912 kishte furnizuar kryengritësit shqiptarë me armë, në 1913-ën kishte shoqëruar të atin në Konferencën e Londrës dhe ishte thuajse kudo pranë tij, edhe në Peruxhia ku Ismail Qemali ndërroi jetë duke i thënë të birit: “Nuk ju lashë pasuri, por ju lashë pasurinë më të madhe, Shqipërinë”. Atë Shqipëri që i ati, me të në krah, e shpalli të pavarur, Qazimi nuk do ta gëzonte pas vendosjes së diktaturës. Atij iu ndërpre pensioni patriotik nga qeveria dhe kur shkoi të ballafaqohej me Enver Hoxhën, për t’i thënë që ai pension i takonte si i biri i Ismail Qemalit, ky iu përgjigj: Kushdo që të jesh, nuk të takon. Bisedën në zyrën e kryeministrit të atëhershëm, e ka treguar, Edip Ohri, djali i bashkëshortes së Qazimit, i cili u martua me Behije Ohrin, pas humbjes së të shoqit dhe nuk pati fëmijë të vetët me të. Fill më pas, Qazimi shkoi në shtëpi, ku i tha së shoqes të bënte plaçkat gati se do të largoheshin nga Shqipëria.

Pasardhësit që jetuan në Tiranë, u mbajtën në hije. Siç tregon stërmbesa e Ismail Qemalit, Ariana, ajo kurrë nuk pati ndonjë vlerësim moral të veçantë gjatë viteve të shkollës, ndërkohë që i ati, i arsimuar në Perëndim dhe njohës i disa gjuhëve të huaja, që mbante emrin e gjyshit të tij, Ismail, punoi gjithë kohës si punëtor.

Burgjet komuniste dënuan edhe bashkëshortët e mbesave të Ismail Qemalit: gjeneralin austriak Gustav Mirdash me pushkatim dhe diplomatin Xhemal Frashëri me burg që e kreu në Burrel. Këto dënime nuk kishin arsye marrëdhënien familjare me Ismail Qemalin, por dëshmojnë goditjen që diktatura i dha kësaj familjeje, e cila jo vetëm nuk ishte e privilegjuar gjatë atyre viteve, por u detyrua ta fshehë afërsinë me Ismail Qemalin, njeriun që i zgjon nderim çdo shqiptari.

Marrë nga Kujto.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur hasan prishtina ismail qemali hasan prishtina ismail qemali

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 30 Prill 2020, 11:05

TIRANË- Moderatorja Albana Osmani, ka ardhur me një tjetër reagim, pas deklaratës së saj në emisionin “Vizioni i Pasdites”. Ajo ka treguar që patjetër do t...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit