LIVE UPDATES
Aktualitet

Grabitja 10 mln €, “komandoja” i vrarë është Admir Murataj, gruaja dhe vëllai identifikojnë kufomën

10 Prill 2019, 06:50 Nga DOSJA
Grabitja 10 mln €, “komandoja” i vrarë është

TIRANË- Admir Murataj është një prej autorëve të grabitjes së ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit. Lajmi për emrin e viktimës e dha e para media “Protothema” dhe u konfirmua më pas nga familjarët  (gruaja, vëllai dhe motra). Pasi identifikuan kufomën në morgun e QSUT-së, ata u shkrehën në vaj. Vëllai i Admirit, Ceni ka kërcënuar se do të gjejnë përgjegjësit, shokët e tij që e lanë në rrugë. Prokurori i çështjes së grabitjes në Rinas, Aerd Çela kërkoi një ekspertizë mjeko-ligjore për të treguar edhe vrasësit e Murataj. 45-vjeçari dyshohet se mund të jetë vrarë nga bashkëautorët e grabitjes. Murataj u gjet pajetë 300 metra larg aeroportit ditën e djeshme. Pranë tij u gjet një maskë, të cilën Murataj e mbante veshur gjatë grabitjes. Maska ngjante me fizionominë e fytyrës së një polici në Fushë-Krujë, i cili është Florin Merlika. Theksojmë se Murataj njihet si ‘truri’ i grabitjeve në Rinas dhe kanë edhe më parë i dënuar për të njëjtin krim. Në Tapizë mëngjesin e sotëm u gjet një furgon, brenda të cilit kishte kallashnikov dhe granata. Dyshohet se është furgoni me të cilin u krye grabitja. Reagime nga politika ka pasur edhe nga politika. Socialistët kanë shigjetuar kryeprokuroren  Arta Marku se duhet të përgjigjet lidhur me ngjarjen. Ndërkohë kompania “Austria Airlines”, e cila do të bënte transferimin e parave nga Rinasi për në Vjenë nëpërmjet një njoftimi zyrtar deklaroi se do të ndërpriten transferimet e mëtejshme me Tiranën. Edhe pse gjurmë dhe fakte të reja publikohen çdo sekondë lidhur me autorët e ngjarjes, ende mbetet mistet fati i parave të grabitura. Nuk janë pak për t’u fshehur por plot 10 milionë euro!

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ora 17:55- Rama: Kinezët dështuan, shteti do marrë nën kontroll sigurinë e aeroportit

Ora 17:52- Aeroporti nxjerr ‘blof’ Lleshajn: Kemi njoftuar në kohë policinë

Në një deklaratë për mediet, TIA shkruan se Rinasi nuk është i kinezëve, por i gjithë shqiptarëve. Aeroporti e cilëson si të pasaktë deklaratën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili u shpreh se përgjegjësia për grabitjen bie mbi kompaninë koncesionare, që nuk sinjalizoi ngjarjen në kohë.

Ora 17:42- Meta: Përsëritja e kësaj ngjarjeje, e papranueshme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e quan përsëritjen e grabitjes në Rinas si të papranueshme. Ai shprehet se për këtë prokuroria duhet të nisë hetimet jo vetëm për grabitjen, por ede për përgjegjësit për sigurinë.

Ora 17:14- Ushtria merr në mbrojtje aeroportin e Rinasit

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deklaroi se pas dështimit të koncesionarit në ruajtjen e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar, ushtria do të marrë në mbrojte atë. Sipas saj, kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë.

Ora 15:41- Shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve, Nishani: Për t’i hedhur tym publikut, kriminale

Ish-Presidenti i Republikës, e ka quajtur tentativë për t’i hedhur tym syve të publikut, shkëmbimin e zjarrit mes policisë dhe grabitësve. Sipas tij, kjo është kriminale.

Ora 15: 20- Pamjet e reja, si hynë në pistën e Rinasit 4 grabitësit

News 24 ka bërë publike disa foto të cilat janë marrë nga kamerat e sigurisë së aeroportit, ku shihen grabitësit teksa futen në pistë.

Ora 14:54- ‘Qerosi’ në grabitjen e Rinasit, sa kushton të dukesh si Admir Murataj

Gjatë grabitjes së Rinasit, Admir Murataj mbante veshur një maskë. Në një kërkim të thjeshtë në Amazon, një maskë të tillë si ajo që mbante veshur 45-vjeçari mund ta blesh për vetëm 15$.

Ora 14:39- RENEA, FNSH dhe Policia rrethon fshatin Dritas, kontroll çdo banese dhe makine, ja ku dyshohet se janë grabitësit (Detaje)

Policia e Shtetit zbarkon në fshatin Dritas. Efektivë të RENEA-s, FNSH dhe Policisë së Shtetit kanë rrethuar fshatin ku dyshohet se janë fshehur grupi i grabitësve. Shenja e tyre e fundit është në Bathore, siç raportoi edhe dje, Dosja.al(Lexo ketu).Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të gjitha banesat do të kontrollohen. Nuk bëhet fjalë për një kontroll të veçantë, por në seri.

Ora 14: 30 Vasili: Duhet të kishte shkarkime dhe arrestime, imazhi i Shqipërisë u shkatërrua

Ora 14:22- 90 sekondat e grabitjes spektakolare në Rinas, ndërtohet skema (Video)

Ndërtohet skema dhe dinamika e grabitjes në Rinas. Grabitësit kanë hapur portën nga ky hyjnë zjarrfikësit, futen në pistë dhe në 90 sekonda kanë arritur të marrin 7 thasë me para dhe kanë dal nga një tjetër derë, që të nxjerrë në rrugën e Tapizës.

Ora 14:20-Grabitja në Rinas, Basha: Shteti ka rënë, qeveria nxit krimin! Në protestë më 13 prill

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë urgjente lidhur me grabitjen e djeshme në Rinas, dhe me protestën e 13 prillit. Basha tha se shteti ka rënë për shkak të lidhjeve që ka shteti me krimin. Kryedemokrati e shfytëzoi këtë dalje për mediat për t’ju bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 13 prillit.

Ora 13:47-Grabitja e 10 milionë eurove/ Dalin pamjet e makinës së djegur në Tapizë, e mbushur me kallashnikov (VD)

Pas grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas, ditën e sotme u gjet një makinë tjetër në Tapizë. Makina ishte e shkrumbuar dhe mësohet se brenda ishte e mbushur me kallashnikov dhe armatime.

Ora 13: 35 Nishani akuza Policisë: I hedh tym publikut me ‘shkëmbimin e zjarrit’

Në një reagim në Facebook, Nishani shkruan se Policia po i hedh tym publikut me shkëmbimin e zjarrit, pasi ai hedh dyshime se nuk ka pasur një të tillë.

Ora 12:14- Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit Brozi: Këmbanë alarmi për pasigurinë e aeroportit, qeveria të marrë masat

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi ka reaguar lidhur me grabitjen e ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku edhe u morën 10 milionë euro. Brozi shkruan se koncensioni i aeroportit duhet të anulohet dhe ai të administrohet nga entitete shtetërore duke marrë të gjitha masat e nevojshme.

Ora 12:13- Vëllai i Admir Muratajt kërcënon: Shokët që e lanë në rrugë do i gjejmë, ai ishte vegël

Vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj flet për mediat jashtë morgut të QSUT. Murataj ka kërcënuar se do të gjejnë përgjegjësit, shokët e tij që e lanë në rrugë. I vëllai tha se kishte rreth 2 vite pa folur dhe pa e takuar të vëllain.

Ora 11:50- Prokuroria kërkon ekspertizë mjeko-ligjore, nuk dihet kush e vrau

Prokurori Arenc Çela, ka kërkuar një ekspertizë mjeko-ligjore dhe për këtë ka kërkuar që trupi i Admir Muratajt të mbahet në morg. Nuk dihet nëse ai është qëlluar nga policia apo nga shokët e tij.

Ora 11:24- Familjarët shkrehen në lot pasi shohin trupin, gruaja dhe vëllai konfirmojnë: Është ai!

Familjarët e Admir Muratajt kanë shkuar në morgun e Tiranë ku kanë parë trupin e vrarë të grabitësit. Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihet sesi familjarët qajnë pasi kanë dalë nga morgu.

Ora 11:16 – LSI: Shteti zero, të shkruajë vjersha për policët

Pas vendimit të kompanisë austriake të flutururimit, “Austria Airlines” për të ndërprerë transportin e parave në aeroportin e Rinasit, nuk mungojnë reagimet politike as nga opozita. LSI, me anë të kryetarit të grupit parlamentar, Petrit Vasili akuzon qeverinë se nuk ka arritur të garantojë sigurinë në këtë aeroport.

Ora 11:04- Rastësia e çuditshme, Meta, Rama e Ruçi, para dhe pas grabitjes udhëtuan nga Rinasi

Grabitja e djeshme ka ndodhur me të njëjtin avion, Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili kthehej nga një vizitë zyrtare në Austri. Ndërsa pak minuta pas ngjarjes po nga Rinasi është nisur Kryeministri i vendit Edi Rama, kryeparlamentiari Gramoz Ruçi e personalitete të tjera shtetërore. Ndërkaq me avionin e “Austrian Airlines” do të udhëtonte edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Ora 11:02- Brenda vilës luksoze të Admir Muratajt, e rrethuar me kamera sigurie dhe hekura, si jetonte “Lupeni” shqiptar

Admir Murataj është një nga supergrabitësit më të njohur për drejtësinë shqiptare. Me grabitjet që bënte ai kishte ndërtuar një vilë luksoze në Fushë-Pezë dhe një servis familjar në Vorë. Shtëpia e tij në Pezë është një ndërtesë e sofistikuar në ndërtim, e rrethuar më gardh hekuri të lartë dhe e ruajtur me kamera sigurie e sistem alarmi.

Ora 10:58- Admir Murataj i vodhi identitetin policit nga Fushë-Kruja, kush është ‘fatkeqi’ që u përdor nga grabitësi (FOTO)

Admir Murataj, grabitësi i cili mbeti i vrarë ditën e djeshme në Rinas pasi u grabitën 10 milionë euro ka studiuar me detaj dhe maskën sesi do të shfaqej në këtë grabitje. Murataj u shfaq gjatë grabitjes me maskë, syze dhe mjekër. Dosja.al mëson se Murataj i kishte “vjedhur” me maskën e tij pamjen e jashtme një polici në Fushë-Krujë, i cili është Florin Merlika.

Ora 10:58- Gruaja e Admir Muratajt identifikon kufomën

Gruaja e Admir Muratajt ka identifikuar trupin e gjetur 300 metra larg aeroportit të Rinasit. Pas saj në morg kanë shkuar vëllai dhe motra. Edhe ata e kanë identifikuar trupin.

Ora 10:26- Felaj: Të rishikohet marrëveshja koncensionare, objektet e veçanta do ruhen nga ‘Illyrian Guard’

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj ka folur për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas. Në një intervistë për RTV ORA, Felaj thotë se është koha që të rishikohen marrëveshjet koncesionare. Felaj tha se një hap është hedhur, duke kërkuar largimin e policisë private nga objektet e rëndësisë së veçantë, ndërsa këtë gjë do të bëjë “Illyrian guard”.

Ora 10:20- Gazetari Robelli: Zemërohet kryeministri kur akuzohet për korrupsion, tani e quajmë keqqeverisës

Gazetari dhe analisti Enver Robelli ka reaguar lidhur me grabitjen e djeshme të ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën rreth 10 milionë euro. Robelli shkruan se grabitja e ndodhur në aeroport tregon keqqeverisjen e vendetit.

Ora 10:15- ‘Austrian Airlines’: S’transferojmë më para nga Rinasi në Vjenë

Ka reaguar edhe kompania “Austria Airlines” e cila do të bënte transferimin e parave nga Rinasi për në Vjenë. Zëdhënësja e kompanisë, Tanja Gruber, nëpërmjet një njoftimi zyrtar njoftoi, se si masë sigurie do të ndërpriten transferimet e mëtejshme në këtë formë me Tiranën.

Ora 9:40- Shoqërohet në Polici gruaja e Muratajt, Vëllai: Duam të dimë nëse është Admiri

Shoqërohet në Polici gruaja e Admir Muratajt, i cili dyshohet se u vra dje gjatë grabitjes. Vëllai i tij u shpreh se kërkonte që të identifikonte viktimën, nëse ishte i vëllai. 

Ora 9:11- Gjendet gjatë natës një furgon i djegur, dyshohet të ketë lidhje me grabitjen në Rinas

Gjatë natës është një furgon i djegur në Tapizë, një fshat afër Rinasit. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se ky furgon mund të ketë lidhje me grabitjen e ndodhur gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit. Brenda mjetit të djegur janë gjetur kallashnikovë dhe granata.

Ora 8:44- Zv. kryeministri: Policët u përballën me një nga bandat më të rrezikshme

Zv.Kryeministri Erion Braçe ka reaguar për grabitjen në Rinas, ku janë marrë 10 milionë euro. Braçe shprehet se Policia e Shtetit ka të gjithë mbështetjen. Po ashtu ai bën me dije se ata që kanë grabitur janë një nga bandat më të rrezikshme.

Ora 08:22- U vra gjatë grabitjes 10 mln €, kush është Admir Murataj ‘truri’ i grabitjeve në Rinas

Murati është arratisur në vitin 2013 nga burgu i Trikalas së bashku me 10 shqiptarë të tjerë, që cilësoheshin si të rrezikshëm nga autoritetet greke. Më tej shtohet se policia greke kishte arritur që të arrestonte shokët e Muratit, por nuk kishte rënë dot në gjurmët e tij.

Ora 08:13-  Grabitja e 10 milionë eurove/ Vezaj: Cilët janë drejtuesit e Aviacionit Civil që kanë të shkuar kriminale

Pas grabitjes spektakolare në Rinas, Gazetari Flamur Vezaj është shprehur se Irena Babameto dhe Besnik Karoli, disa nga drejtuesit e Aviacionit Civil kanë të shkruar kriminale.

Ora 7:50- Mit’hat Havari: “Komandon” dyshoj ta ketë vrarë policia, si kanë vepruar autorët

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari është shprehur se grabitësi mund të mos jetë vrarë nga policia dhe hodhi dy hipoteza për mënyrën se si mund të kenë vepruar autorët.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj austria airlines erion brace flamur vezaj grabitja e 10 milionë eurove vrasja e admir muratajt admir murataj austria airlines erion brace flamur vezaj grabitja e 10 milionë eurove vrasja e admir muratajt


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen