E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës. Një 33-vjeçar dhe një 41-vjeçar janë arrestuar në flagrancë për shitje të lëndëve narkotike. Gjithashtu dy persona janë arrestuar për ndotje të ambjentit dhe prerje të paligjshme të pyjeve.
Policia ka njoftuar se i arrestuar në flagrancë është edhe një 25-vjeçar, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. K., 33 vjeç, dhe S. Ç., 41 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga punonjësit e Policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasit A. K. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë, ndërsa shtetasit S. Ç. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim Sh. P., 45 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Sh., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë disa kabllo elektrike në Rrugën e Kavajës.
Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 39 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin K. Q., 25 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për paraqitjen e dokumenteve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin A. Gj., 31 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde drusore, pa dokumentacionin përkatës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë proceduan penalisht shtetasit G. K., 52 vjeç, A. M., 47 vjeç, E. L., 58 vjeç dhe N. Ç., 49 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi kanë hedhur mbetje të ndryshme në tokën në pronësi të shtetasit G. K. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(f.i/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ardian Çapjes, i akuzuar nga SPAK për organizim të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit babë e bir, në qy...
TIRANË– Gjatë tensioneve mes banorëve dhe policisë në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, nuk munguan përplasjet dhe ofendimet. Kjo ka ndodhur m...
TIRANË- Teksa vijon shembja e banesave në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë, disa prej banorëve kanë pranuar që të lënë shtëpitë. Në foto shihen banorët të cilët j...
TIRANË – Muhamet Sherif, shtetas egjiptian, quhet koka e organizatës së trafikut të klandestinëve nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së, që u godit sot...
TIRANË– Seanca gjyqësore ndaj ish-gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxhës dhe 10 të pandehurve të tjerë për dosjen e korrupsionit ne gjykatën e Krujës ës...
TIRANË – Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me operacionin e kryer në disa shtete, m...
TIRANË – Në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë njofohet se po tentohet që të kryhet shembja e shtëpisë së radhës, pjesë e projektit të Bashkisë së Tiranës për Rin...
TIRANË– Ditën e sotme është duke u zhvilluar seanca e Vettingut në ambientet e KPK, për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedanin. Në një moment ...
TIRANË – Një e moshuar, e cila nuk pranonte të dilte nga banesa e saj, e projektuar për tu shembur te ‘5 Maji’, është nxjerrë me forcë, duke u tërhequr zva...
TIRANË – Genc Tafili, i ekstraduar vetëm pak ditë më parë nga Gjermania, si i akuzuar për vrasjen e ish-kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari, ka kërkua...