Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Politike
“Gratë nuk preken”, Pjetri del kundër Ramës pas fitores: Mbetet për t’u parë, do t’i shqyrtoj të gjithë
1 Korrik 2019, 18:38Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SHKODËR– Valdrin Pjetri ka folur për herë të parë pas fitores si kryebashkiak i Shkodrës. I pyetur nga Report Tv nëse do ta shkarkojë administratën Pjetri tha se është diçka që mbetet për t’u parë.
Pavarësisht deklaratës së kryeministrit se gratë e administratës nuk preken, Valdrin Pjetri tha se do t’i verifikojë të gjithë dhe se deklarata e Ramës është një deklaratë e thënë në përgjithësi.
Përsa i përket procesit të votimit ai u shpreh se është i kënaqur.
“Moment historik tashmë është fakt pas 28 vitesh Partia Socialiste do të drejtojë Shkodrën. Do t’ju shërbejmë shkodranëve.
Do të shikohet teknikaliteti dhe meritokracia. Në punë do të rrijë kushdo që e meriton.
Patjetër që stafi drejtues është për tu zëvendësuar por pjesa tjetër do të shikohet. Hap pas hapi. Edhe gratë do të shqyrtohen. Rast pas rasti, mbetet për tu parë.
Jam shumë i kënaqur me votimin pasi ditën e djeshme nuk u regjistrua asnjë incident,” – tha Pjetri ndër të tjera.
Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp ka falenderuar shqipëtarët për bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit.Në fjalën e tij, Basha t...
TIRANË– Ish-kreut i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka vlerësuar raportin paraprak të misionit vëshgues të OSBE/ODHIR. Në një deklaratë për med...
TIRANË– Vangjel Dule, kreu i partisë Për Të Drejtat e Njeriut ka komentuar zgjedhjet e 30 qershorit dhe faktin që kryeministri Edi Rama i cilësoi kët...
DURRËS- Mbyllet procesi i numërimit të votave në Durrës, ku fituese është shpallur kandidatja e PS-së, Valbona Sako.Sako ka marrë 34026 vota, ndërsa kandid...
SHIJAK- Përfundon procesi i numërit të votave në Shijak, ku fitimtar është shpallur kandidati i PS-së, Elton Arbana.Arbana ka fituar me 5391 vota, ndërsa kundër...
TIRANË– Pas takimit me aleatët dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha dalë në një deklaratë për shtyp. Në fjalën e tij Basha ka fal...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij këshillën e gjyshes së tij duke thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha.Me anë të një statusi në Twi...
GJIROKASTËR– Ka përfunduar numërimi i votave në Gjirokastër. Flamur Golemi, kandidati i vetëm ka marrë 10334 vota nga 11002 votues gjithsej.Ndërsa 660 vota...
SHQIPËRI- Partia Socialiste vijon e sigurt rrugën e fitores në zgjedhjet e 30 qershorit. Deri tani është mbyllur votimi në 32 bashki, të cilat i ka fituar ...
TIRANË- Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari i ka dërguar një mesazh të hapur partisë që ajo bën pjesë.Në një status në Facebook, Hajdari shkruan se pas fitor...