LIVE UPDATES
Bota

Grenell, viktima ose i vetë-ofruari i manipulimit serb të historisë

29 Qershor 2021, 11:07 Nga DOSJA
Grenell, viktima ose i vetë-ofruari i manipulimit serb të

Nga Prof. Lisen BASHKURTI

Dje pamë në “Twitter”-in e ish-diplomatit amerikan, Richard Grenell t’i uronte Serbëve “festën e Vidovdanit” dhe të ‘vrasjes së heronjve shenjtë si Car Lazari në Betejën e Fushë Kosovës’. Grenell duket qartazi që shpreh simpatinë për historinë, tejet të shtrembëruar dhe të manipuluar politikisht nga Serbia lidhur me Kosovën.

Dhe imagjinoni që ky Grenell përfaqësonte Presidentin e ShBA në bisedimet Kosovë-Serbi një vit më parë. Ky ish diplomat Amerikan, si edhe mjaft diplomatë të huaj nëpër botë, është viktimë e mirëfilltë e manipulimit Serb të historisë së Kosovës. Them i manipuluar se mund të jetë edhe i vetë-ofruar ndaj qasjes Serbe të politizimit të historisë. Por, gjithsesi, pa kurrfarë paragjykimi po i themi disa fjalë për të vërtetën historike mbi Vidovdanin.

Historia

Beteja e Fushë Kosovës e vitit 1389 ishte një përballje e të krishterëve të kësaj pjesë të Ballkanit me Osmanët. Në këtë betejë, dhe kjo është e vërtetë e provuar tashmë nga historianët dhe gjerësisht e njohur për ato që e lexojnë historinë nga studimet dhe jo nga tekstet historike Serbe, u vra Sulltani Osman nga Millosh Kopiliçi, një djalosh shqiptar i Kosovës. Në trojet e Kosovës, shqiptarët jetonin qindra vjet përpara se Serbët, dhe përgjithësisht sllavët e Jugut të zbrisnin në Ballkan, në periudhën midis shekujve 6-9 të Mesjetës së Mesme.

U desh shumë mundë e përpjekje, konflikte dhe luftëra, kërbaç dhe karrota që dyndjet Serbe dhe ato sllavo-jugore të akomodoheshin tek popujt autoktonë të Ballkanit, midis të cilëve ishin edhe Shqiptarët dhe Grekët, si dhe të pranonin liturgjinë e Kishës Ortodokse Bizantine.

Me pak përpjekje po të zhytesh përtej historisë së shkruar në shekullin 19-të nga historianët dhe shkrimtarët Serbë, rezulton qartësisht dhe në mënyrë të pakundërshtueshme nga burime të shumta që Serbët ishin ndër të krishterët e fundit që pranuan liturgjinë Ortodokse, falë fuqisë dhe mençurisë së Kishës Ortodokse Bizantine. Por, çfarë ndodhi me historiografinë Serbe në shekullin 19-të?

“Miti i Kosovës”, manipulim i historisë

Fillimi i lëvizjes nacionaliste Serbe në shekullin e 19-të shënon fillimin e manipulimit politik të historiografisë Serbe lidhur me Kosovën. Në valën e parë të ngritjes së nacionalizmit Serb, bazuar në doktrinën e Ilia Garashaninit deri në 1878, vëmendja kryesore e historianëve dhe shkrimtarëve Serbë ishte kryesisht drejt Bosnie-Hercegovinës. Mirëpo, mbas Kongresit të Berlinit, të vitit 1878, Bosnie-Hercegovina iu dha Monarkisë Dualiste Austro-Hungareze. Ëndrra Serbe u shua përkohësisht dhe filloi spostimi i vëmendjes ndaj territoreve të Kosovës. Kështu që, mbas 1878 filloi parapërgatitja e strategjisë ofensive Serbe kundër Kosovës. Kjo strategji nisi me mjetet e politizimit nacionalist të historisë së Kosovës.

Nga vitet 1844 deri në 1906 doktrina e Naçertanjes, (Serbisë së Madhe) ishte dokument sekret dhe zotërohej vetëm nga disa politikanë të lartë Serb. Është kjo arsyeja që askush nuk e atakoi atë doktrinë. Ndërsa praktikisht, për herë të parë u festuan publikisht Beteja e Fushë Kosovës (Vidovdanit) në 1889, dhjetë vjet mbas Kongresit të Berlinit, kur Serbët tanimë e kishin humbur Bosnie-Hercegovinën dhe po spostoheshin strategjikisht drejt Kosovës.

“Dita e Kosovës”, doktrinë nacionaliste

Një vit më pas, në 1890, Vidovdani u shpall “Dita e Kosovës”, pra festë nacionaliste Serbe. Në të gjithë tekstet historike dhe gjeografike të Serbisë u miratuan curricula të manipuluara shtetërore monopol që vazhduan dhe vazhdojnë të jenë edhe sot valide në shkollat, Kishat dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë.

Filloi tjetërsimi i historisë së Kosovës. U shpallën kisha, varreza, monumente historike e kulturore të shenjta Serbe mbi territorin e saj. U bënë edhe shpërfytyrime mbi mjaft objekte historike, të shenjta e kulturore të shqiptarëve. Toponime të shumta filluan të zëvendësojnë masivisht toponimet autoktonë shqiptare në Kosovë. Fjalës së vjetër ‘Kosovë’ iu u shtua edhe
“Metohi” dhe togfjalëshi “Kosovë e Metohi” hyri gjerësisht në fjalorin dhe retorikën politike e propagandistike Serbe për identifikimin e Kosovës.

Mbi të gjitha filloi një fushatë intensive dhe shumë agresive për etiketimin e shqiptarëve të Kosovës si “ardhacakë të vonë”, “barbarë” si “të dhunshëm”, “myslimanë Otomanë”, “ekstremist” e “mbrojtës së turqve në Ballkan”. Për kundër këtij etiketimi, Serbët u identifikuan si “viktima të dhunës shqiptare”. Këto “viktima Serbe” kishin “nevojë për mbrojtjen e shtetit Serb”. Për këtë u lançua në vitet 30-të të shekullit 20-të doktrina e Vasa Cubriloviçit “Përzënia e Shqiptarëve”, që në mënyrë të detajuar u parashtronte shtetit Serb rrugët dhe mënyrat për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës dhe zëvendësimin e tyre me kolonë Serbë.

Vidovdani – imazh i manipuluar ndërkombëtar

Nga Serbia Vidovdani rrëshqiti si festë në Malin e Zi, që mund të konsiderohet viktima e parë e propagandës manipulative Serbe jashtë kufijve të saj politik. Malazezët e besuan dhe e festuan të parët Vidovdanin verbërisht. Më pas në Kroaci dhe Slloveni, në fillimet e shekullit 20-të, mbas krijimit të Mbretërisë Treshe Serbo-Kroato-Slovene, Vidovdani u përhap si festë Serbe.

Ndërkohë, midis Luftës së Parë Botërore, si pasojë e konjukturës së Aleancave Ndërkombëtare, Serbia e lançoi Vidovdanin në Britaninë e Madhe, në Francë dhe më pas edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Britania e Madhe mbështeste Serbët për ‘solidaritet’ dhe si Aleatë, po kështu edhe Franca mbështeste Serbët si modeli “i hakmarrjes”. Në ShBA festimet nisën më vonë, por edhe atje pati përkujtime, retorikë dhe botime të ndryshme për Vidovdanin.

Në Britani, Francë e ShBA, nga komitete, universitete e shoqata të ndryshme u bënë festime përkujtimore të Vidovdanit, pra “Ditës së Kosovës”, që do të konsiderohej si festë nacionale e Serbisë. Etiketimi ‘Dita e Kosovës” u shoqërua me retorikën politizuese të historisë që e quante Kosovës “zemra e Serbisë”, “shpirti i tokës së shenjtë” dhe deri “Jeruzalemi i Serbisë”. Car Lazari u shpall Shenjt Serb. Identiteti i Kosovës u shpërfytyrua. Imazhi i saj u manipulua gjerësisht. E vërteta u shtrembërua. Gjithçka bëhej për qëllime politike. Nacionalizmi Serb po ngrinte një makineri propagande shtetërore vetëm për Vidovdanin.

Vidovdani si “Shkëlqimi dhe Rënia” e Millosheviçit

Sllobodan Millosheviçi ndoqi të njëjtën qasje politizuese të historisë Serbe për të arsyetuar qëllimet e tij politike mbi Kosovën. Në vitin 1989, me rastin e 600-vjetorit të Vidovdanit, Milloshevici shkoi në Fushë Kosovë ku shpalli publikisht qëndrimin e tij ndaj Kosovës, lancoi nacionalizmin Serb mbi Kosovën dhe gjithë Jugosllavinë, bëri ndryshimet kushtetuese për suprimimin e autonomisë së Kosovës dhe Vojvodinës dhe shpalli doktrinën ‘një Jugosllavi e fortë me një Serbi të fortë’. Kjo ishte e kundërta e doktrinës së Titos që thoshte ‘një Jugosllavi e fortë me një Serbi të dobët’.

Gjatë luftërave të përgjakshme në shpërbërjen e Jugosllavisë, Vidovdani, krahas Serbisë u festua kryesisht në Bosnie-Hercegovinë nga Serbët dhe armata Serbe e drejtuar nga Karaxhiçi dhe Mlladiçi. Madje krimineli Mlladiç, që më pas do dënohej me burgim të përjetshëm në Hagë për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit, do të konsiderohej nga Serbët e Bosnie-Hercegovinës dhe armata Serbe si “Heroi Lazar” i Bosnie-Hercegovinës.

Profili i Millosheviçit nisi ngritjen nga komunist në nacionalist pikërisht në festimet e Vidovdanit në Kosovë në vitin 1989. Por, do ishin pikërisht politikat shfarosëse, pastrimet etnike, genocidet dhe krimet kundër njerëzimit të aplikuara nga Millosheviçi mbi Vidovdan që do shënonin njëkohësisht rënien e tij. “Vidovdani” do bëhej varri i doktrinës politike nacionaliste Serbe të Sllobodan Millosheviçit.

Viti 1999 shënoi me ndërhyrjen ajrore të NATO-s mbi objektet strategjike Serbe fundin e nacionalizmit Serb mbi “Vidovdan”. E drejta humanitare ndërkombëtare i dha të drejtë popullit të Kosovës. Miti i Kosovës nisi të bjerë. E vërteta filloi të ndriçohej. Pavarësia e Kosovës i dha fund manipulimeve politizuese të historisë së Kosovës nga Serbia.

Por përpjekjet e Serbisë për vazhdimin e manipulimit të Vidovdanit, ose ‘Mitit të Kosovës’ vazhdojnë, sikundër vazhdojnë edhe viktimat politike e diplomatike të këtij manipulimi ose edhe të vetëofruarit e saj. Ish-diplomati Richard Grenell duket të jetë njëri prej tyre përtej Atlantikut…

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora festa e vidovdanit lisen bashkurti postimi i richard grenell festa e vidovdanit lisen bashkurti postimi i richard grenell

Sondazh

Poll
Bota 29 Qershor 2021, 08:30

GREQI– Nëna e 32-vjeçarit, Babis Anagnostopulos, është pikasur sot pas orës 09:00 të mëngjesit me mbesën Lydia në krahë. E shoqëruar nga djali i sa...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet