All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Greqia do zgjerohet në detin Jon, studiuesi Dervishi: “Efekti” i 12 miljeve greke s’e prek fare detin territorial të

26 Gusht 2020, 21:22 Nga DOSJA
Greqia do zgjerohet në detin Jon, studiuesi Dervishi: “Efekti”
All - Paragraf - 1

TIRANË- Studiuesi Glevin Dervishi është shprehur se kërkesa e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nuk është një informacion i ri për Shqipërinë.  Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Dervishi shpjegon pse vjen kjo lëvizje e Greqisë në këtë moment dhe cili është impakti i zgjerimit të ujërave territoriale greke në detin Jon, rajon detar ky strategjik për ne.

““Efekti” i 12 miljeve greke në detin Jon në thelb nuk e prek fare detin territorial të Shqipërisë në detin Jon, madje në hartë duket qartë që ky efekt shtrihet në zonën nga Antikithra në Othoni, shumë larg ujërave territoriale shqiptare, madje duket qartë që shtrihet gjeografikisht në zonën mes Palermos dhe Libisë ku distanca është me dhjetra milje mes Greqisë dhe këtyre vendeve”, thotë Dervishi.

Ai nënvizon se, “Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982 përcakton se hapësirat detare mes shteteve përbëhen nga tre komponentë kryesor”.

“Neni 3. Deti Territorial, që janë ujërat e brendshme të një shteti dhe që shkojnë maksimumi deri në 12 milje nga vija e drejtë bazë ose vija natyrale e ujit. Neni 76. Shelfi Kontinental (tabani i fundit i detit deri në thellësitë e shfrytëzimit teknik) që shtrihet deri në 200 milje dhe kufiri i llogaritjes së tij merret milja e 12-të e kufirit të detit territorial. Neni 55. Zona Ekskluzive Ekonomike (ZEE), që vendoset mbi Shelfin Kontinental, e cila shtrihet deri në 200 milje dhe kufiri i llogaritjes së saj merret milja e 12-të e kufirit të Detit Territorial. ZEE-ja shtrihet nga tabani i detit deri në sipërfaqen e ujit”, sqaron Dervishi.

Republika e Greqisë, më 1 qershor 1994, ratifikoi Konventën e Montego Bay, ku përcaktoi se ajo zbaton vijën normale (natyrale që është buza e ujti të çdo bregu) dhe i njohu vetes të drejtën e zgjerimit të Detit Territorial nga 6 në 12 milje, por zgjerimi në 12 milje do të kryhet në një moment të përshtatshëm. Pamundësia e zgjerimit të Detit Territorial në Egje përballë Turqisë e ka detyruar Greqinë që të zbatojë përkohësisht gjerësinë e 6 miljeve të ujërave territoriale bazuar në Konventën e Montego Bay. Ky vendim i Greqisë ka qënë i tillë për një kohë të gjatë për të mbajtur gjerësinë e 6 miljeve në total në të gjitha hapësirat e saja detare në Jon, Egje dhe Mesdhe Lindor si një mesazh drejtuar Turqisë, por edhe prej faktit që Greqia ka dashur ta nis zgjerimin edhe për simbolikë së pari nga Egjeu, Mesdheu Lindor e më pas në Jon, ndonëse nuk ka pasur asnjë pengesë ta bëjë këtë gjë në Detin Jon. Ky qëndrim tashmë ka ndryshuar dhe opinionit publik në Greqi në këto momente delikate i duhet dhënë një motiv shprese dhe ND duhet të kapitalizoi politikisht në vazhdën e marrëveshjeve të përmbyllura Greqi – Itali dhe Greqi – Egjypt”, shton ai.

Çështja e zgjerimit të gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë është një çështje e së drejtës ndërkombëtare dhe jo një çështje negociate mes shteteve. Shtetet që janë palë të Konventës së UNCLOS 1982 si Shqipëria, Greqia, Italia, Egjypti apo edhe shumë të tjerë kur nisin proceset e delimitimit e kryejnë automatikisht negociatën me parimin e 12 miljeve detare, pra nuk ka negociate mes shteteve anëtare nëse njëra palë do ja njohi palës tjetër të drejtën e zgjerimit në 12 milje! Madje kur shtet palë të Konventës negociojnë për të ndarë detin Konventa nuk merr parasysh fare sa e ke gjerësinë e Detit Territorial me ligje të brendshëm, pra nëse e ke me ligj të brendshëm 0 milje, 3 milje, 6 milje apo 12 milje, Konventa të thotë që pavarësisht gjerësisë që ti ke me ligjin tënd, kur të negociosh do përdorësh vijën e mesit (vija me distanca të barabarta nga vijat bazë të bregdetit të dy shteteve, por kjo vijë më pas modifikohet, duke pasur parasysh edhe rrethanat e veçanta të konfigurimit të bregdetit). Sepse ndryshimi me ligje të brendshme nuk duhet të pasohet me ndryshime të marrëveshjeve, më konkretisht Italia me Greqinë e kanë delimituar me parimin e 12 miljeve të Detit Territorial si pika ku fillon matja e Shelfit Kontinental dhe ZEE edhe pse Greqia e ka 6 milje me ligj, por kur Greqia ta ndryshoi me ligj të brendshëm të mos detyrohen më pas të ndryshojnë marrëveshjen që sapo arritën”, thekson Dervishi.

Në rastin e delimitit në detin Jon mes Shqipërisë dhe Greqisë parimi i 12 miljeve mund të aplikohet vetëm në rastet kur Deti Territorial i një shteti nuk mbivendoset me Detin Territorial të shtetit fqinj, më konkretisht kjo gjerësi aplikohet vetëm në hapësirat detare ku distancat midis dy shteteve janë mbi 24 milje detare”, sqaron ai.

“Distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqia është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e Detit Territorial mes tyre, madje në Kanalin e Korfuzit ajo varion nga 1 deri në 6 milje detare. Në këto kushte gjerësia prej 12 miljesh e Detit Territorial të dy vendeve nuk gjen zbatim për Detin Territorial, pasi këtu Konventa thotë që ndarja bëhet sipas vijës së mesit me distanca të barabarta nga bregu, por që do të modifikohet për rrethana të veçanta (vijë e drejtë bazë, gji natyror, tituj historik)”, thotë Dervishi.

“Shqipëria dhe Italia janë mbi 24 milje (më konkretisht distanca minimale Shqipëri-Itali është 40,9 milje) dhe nuk mbivendosen Detet Territoriale të dy shteteve. (Për këtë arsye Shqipëria dhe Italia nuk kanë ndarë Det Territorial sepse hapësirat nuk mbivendosen dhe janë mbi 24 milje, ndryshe nga rasti i Shqipërisë me Greqinë). Por edhe pse janë mbi 24 milje automatikisht Shqipëria dhe Italia e kanë gjerësinë e Detit Territorial 12 milje”, nënvizon ai.

“Shqipëria e ka deklaruar dhe depozituar në OKB gjerësinë prej 12 miljesh detare me Dekretin nr. 7366, datë 9 mars 1990, i cili ka vlerë edhe sot, i cili paraqet edhe vijën e drejtë bazë me emrat e kepave më të dalë të bregdetit, mbi të cilët është ndërtuar hapësira e Detit Territorial të Republikës së Shqipërisë (Në këtë kuptim Shqipëria ka depozituar si vijën e drejtë bazë në Detin Adriatik dhe Detin Jon, si dhe gjerësinë e Detit Territorial prej 12 miljesh detare, duke marrë legjitimitet ndërkombëtar)”, shpjegon Dervishi.

Madje, nënvizon ai, “kur Shqipëria e ka depozituar në OKB, asnjë nga fqinjët tanë detar nuk e kanë kontestuar gjerësinë tonë të Detit Territorial, pasi kjo është një e drejtë që buron nga Konventa. Vlen për tu përmendur fakti që edhe Mali i Zi po ashtu e ka 12 milje detare gjerësinë e Detit Territorial, edhe pse ne me Malin e Zi ashtu si me Greqinë ne duhet të kryejmë delimitimin e hapësirave detare. Por edhe nëse nuk do ta kishte me ligj të brendshëm 12 milje, sërish hyn në lojë Konventa që automatikisht të njeh 12 milje”.

Marrë nga ATA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet glevin dervishi greqia merr 12 milje nga deti jon glevin dervishi greqia merr 12 milje nga deti jon

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Gusht 2020, 19:03

TIRANE– Policia rrugore e shtetit në njoftimin e postuar në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se ditën e sotme ka qënë në terren duke kontrolluar me dr...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet