LIVE UPDATES
Aktualitet

Greva e minatorëve, Sindikata i përgjigjet Albchrome: Ngritët bllokadë mediatike, po punoni me 20%, Samir Mane fiton miliard

4 Dhjetor 2019, 10:49 Nga DOSJA
Greva e minatorëve, Sindikata i përgjigjet Albchrome: Ngritët

BULQIZË– Prej disa javësh ka nisur një betejë e ashpër mes kompanisë AlbChrome në pronësi të biznesmenit Samir Mane, dhe sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, me në krye ish-punonjësin, tashmë të pushuar nga puna, Elton Debreshi. Përmes një reagimi për Dosja.al, ditën e djeshme, Albchrome sqaronte se e gjitha është një përplasje mes sindikatave dhe se AlbChrome është e përjashtuar nga kjo situatë. Për këtë, përgjigjet Sindikata, e cila thotë se në minierën e Albchrome po punohet me 20% kapacitet, dhe se kompania ka arritur të krijojë edhe një bllokadë mediatike për të mos raportuar grevën e minatorëve. Në sqarim thuhet gjithashtu, se pas Debreshit është shkarkuar nga puna një anëtar i Sindikatës, Beqir Duriçi, ndërsa akuzohet Mane, se ka arritur që të ketë nën kontroll sindikatën e vjetër të minatorëve.

Reagimi i plotë:

REAGIM NDAJ SHPIFJEVE TË ALBCHROME-it

Kompania Albchrome jo vetëm që nuk dëshiron të sqarojë opinion publik, por ka ngritur një bllokadë mediatike në thuajse të gjitha televizionet ndaj ngjarjeve të fundit në Bulqizë.

Protesta e minatorëve të Bulqizës nuk është një “përplasje ndërmjet sindikatave të ndryshme” – siç pretendon kompania. Ajo është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pushimit nga puna të kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshit, e më vonë të përgjegjësit të financave të sindikatës, z. Beqir Duriçi. Të dyja këto shkarkime janë në shkelje flagrante të Kodit të Punës dhe do të ndiqen në gjykatë.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës nuk është “një pakicë punonjësish që nuk përfaqësojnë masën e minatorëve” – siç pretendon kompania. Prej ditësh kemi arritur shumicën e anëtarësimeve të punonjësve të kompanisë, të regjistruar sipas procedurave që i parashikon ligji. Ndonëse aktualisht përfaqësojmë mbi gjysmën e punëtorëve të minierës dhe kemi të drejtën ligjore të negociojmë një kontratë të re kolektive, sindikata jonë synon anëtarësimin e të gjithë punëtorëve në radhët e saj.

“Sindikata” tjetër me të cilën Albchrome ka nënshkruar kontratë, nuk përfaqëson më interesat e punëtorëve, madje nuk i ka përfaqësuar kurrë ato. Ajo ka qenë gjithmonë një zgjatim i shëmtuar i interesave të oligarkut më të pasur të Shqipërisë, Samir Manes.

Puna në minierë është paralizuar dhe punohet me rreth 20% të kapacitetit të saj. Punëtorët që kanë hyrë me detyrim në punë shtrëngohen të punojnë nga dy turne për të zëvendësuar masën e madhe të atyre që protestojnë. E vërteta është se Samir Mane po përpiqet të mbysë sindikatën e parë të pavarur në 30 vjet në minierën e Bulqizës, sepse do të fitojë miliarda nga djersa dhe nga gjaku i minatorëve. Minatorët janë shumë dhe të bashkuar. Nuk kërkojnë më shumë sesa të drejtën e tyre që u garanton ligji. Shqipëria nuk është një vend pa sindikata. Shqipëria ka Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës!

Prej disa ditësh, punonjësit e kësaj miniere, kanë bojkotuar punën duke hyrë në grevë, teksa kërkojnë kushte më të mira pune, rritje page, rishikim norme, bojkot të paguar, dhe rikthimin në punë të Elton Debreshit, kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Gati dy javë më parë, kompania Albchrome pushoi nga puna pa asnjë paralajmërim Elton Debreshin, punonjës prej 6 vitesh në AlbChrome, vetëm 5 ditë pasi ky i fundit u zgjodh si kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Në një shpjegim për Dosja.al, Debreshi sqaroi situatën e krijuar mes minatorëve dhe Albchrome, ku denoncoi edhe kushtet e punës për mbi 600 punonjës. Nga ana tjetër, ende asnjë reagim nga Inspektoriati i Punës, dhe institucionet shtetërore për shkarkimin e Debreshit dhe grevën e minatorëve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albchrome beqir durici greva e minatoreve te bulqizes samir mane shkarkohet elton debreshi albchrome beqir durici greva e minatoreve te bulqizes samir mane shkarkohet elton debreshi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet