Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Grevë në burgun e Burrelit! 70 të burgosur refuzojnë ushqimin, kërkojnë…
22 Tetor 2021, 11:32Nga DOSJA
BURREL– Të burgosuri në burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit janë futur në grevë urie. 70 të burgosur refuzojnë ushqimin pasi kërkojnë më shumë takime me familjarët
25 të dënuar kanë nisur grevën ditën e djeshme ndërsa sot janë bashkuar edhe 45 të tjerë.
Mësohet se të burgosurit e kanë refuzuar ushqimin e institucionit në shenjë proteste për numrin e ulët të takimeve mujore me familjarët. Për shkak të pandemisë në institucionet e vuajtjes së dënimit është lënë vetëm një takim në muaj me familjarë të afërt, ndërsa të burgosurit kanë edhe mundësinë që të lidhen me Skype me to.
Burime pranë IEVP Burrel bëjnë me dije se tjetër kërkesë e të burgosurve është edhe zgjerimi i rrethit familjarë për takime, që të përfshihen edhe kushurënjtë e jo vetëm ata të trungut familjar. Ndërkohë autoritetet po negociojnë me të dënuarit që t’i rikthehen normalitetit.
Kapshticë – Ndalohet një shtetas në kërkim, i dënuar me 6 vjet burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në ...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta kërkon nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që të merren masa për të parandaluar rritjen e pandemisë në vend. Meta...
TIRANË– Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka realizuar një sondazh me gazetarët për të nxjerrë në pah, problemet që cënojnë lirinë e medias. KSHH ndërtoi...
VLORË– Familja e Irini Buas, e cila ka denoncuar më parë se i kanë grabitur pronat në zonën e Dhërmiut ka marrë një kërcënim përmes një plumbi. Mësoh...
DURRËS– Banorët e pallatit numër 7 në qytetin bregdetar të Durrësit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për dëmtimin që po u bëhet nga punimet...
KRUJË-Pamjet më sipër janë nga laboratori i kriptomendhave që u zbulua ditën e sotme në qytetin e Krujës. Laboratori i paligjshëm u zbulua në kuadër të ope...