LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk t’i jap lekët”/ Sherr në Tiranë për trafikun e rënduar, piktori padit kompaninë e taksive: Shoferi ishte i dehu

3 Maj 2021, 18:25 Nga DOSJA
“Nuk t’i jap lekët”/ Sherr në Tiranë për

TIRANË- Stresi që sjell trafiku në Tiranë hap sherre dhe konflikte nga më të pabesueshmet. Deri tek konfrontimi mes një taksisti që duhet ta çonte sa më shpejt në destinacion një qytetar, me të cilin u grind pasi ky i fundit i jepte pa pushim sugjerime se nga të kalonte për të shmangur radhët e gjata. Në një moment shoferi është nxehur dhe duke i rënë timonit i ka kujtuar klientit piktor se nuk ka asnjë shans që ai ti mësonte rrugën ndaj duhet t’i zbriste nga makina. Çështja nën hetim nga policia u hap nga denoncimi i E.B, i cili denoncoi për humbje kohe shërbimin e taksive që sipas tij nuk përmbushi detyrën për ta dërguar atje ku ai kishte punë.

“Jam paraqitur sot para jush për të bërë ankim ndaj shërbimit të taksive, pasi shoferi i tyre nuk më çoi në destinacion”, ka kallëzuar E.B.

Shtetasi në fjalë i thotë policisë se si e mori taksinë pranë kopshtit të Botanikës dhe se duhet të shkonte pranë Liceut Artistik.

“Ai mori drejtimin e gabuar dhe e kujtova që duhet të ndryshonte drejtim. Pastaj e morën në telefon dhe filloi të fliste në telefon. Sapo mbylli telefonin më tha zbrit nga taksia,”shtoi ai.

Piktori i thotë policisë se në këtë agjenci taksish ishte klient prej 10 vitesh.

“I mora në telefon për t’iu treguar, por ky person më goditi. Më tha do të thyej kockat. Ai ishte i dehur dhe mbante erë alkool. Më dëmtoi pikturën dhe telefonin dhe ky person duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës”, këmbëngul në polici piktori.

Policia i tha Gazetasi.al se kërkoi paraqitjen në komisariat të taksistit me inicialet I.K. Ai tregon një version krejt tjetër duke fajësuar klientin që sipas tij ishte fyes, acarues dhe tekanjoz.

“Personi në fjalë ishte rreth 35 vjeç. Sapo mbërrita në vendin ku më tha në telefon agjencia, filloi të më kërkojë llogari se përse isha vonuar. U mundova ta sqaroj por ai vetëm bërtiste dhe nuk e zgjata më shumë diskutimin me të” shpjegoi i akuzuari.

Taksisti që ja vë fajin nervave të klientit dhe trafikut të rënduar shton në vazhdim,- “më kërkoi ta çoja pranë Liceut Artistik. Rrugës më kërkoi të nxitoja, të kaloja në korsi tjetër, të prisja krahun. Por unë në zbatim të rregullave të qarkullimit vijoja në korsinë time, ky person që për mendimin tim ishte agresiv hapi derën dhe zbriti nga makina pasi po bëja lëvizje të ngadaltë nga trafiku. Frenova nxitimthi dhe dola nga makina. E pyeta ç’po bën?, por ai fliste në telefon dhe ndërkohë nisi të më shajë,”-shpjegoi ai.

Taksisti këmbëngul se e paralajmëroi klientin ose të hipte në taksi, ose ti paguante paratë për rrugën që kishin bërë.

“I thashë të shkonte ku të donte, por duhet të më paguante, por ai përgjigjej,-“ nuk t’i jap”. Në këtë moment këtij personi i ra një zarf që e kishte future nën sqetull, vrapova dhe e mora dhe për gjithçka ndodhi njoftova në telefon kompaninë”- mbyll qëndrimin e tij i denoncuari.

Sipas policisë nga verifikimet e mëpasshme pranë kompanisë së taksive, rezulton se shoferi ka paguar nga xhepi 2500 lekë, të shërbimit të kësaj dite kur ngeci në trafik dhe klienti nuk e pagoi. Policia shton për Gazetasi.al se nisur nga ky kallëzim vërehet se nuk ka vepër penale, por ndërkohë i kanë propozuar klientit artist se nëse ai ka pretendime për shkaktim të dëmit nga humbja e kohës, mund ti drejtohet gjykatës civile.
“Pavarësisht këtij propozimi që i paraqitëm 35 vjeçarit , që nga ana e tij e nisi konfliktin pasi i propozoi shoferit ndryshim korsie. Ne do t’i referojmë këto materiale në prokurori dhe është prokuroria që vendos se si do të veprojë më tej”, tha një nga agjentët që pyeti palët e kreu veprime paraprake duke shënuar në fund të çështjes “për vlerësim”.

GAZETA SI

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet liceu artistik piktori grindet me taksistin liceu artistik piktori grindet me taksistin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj