LIVE UPDATES
Aktualitet

Gripi i shpendëve tremb konsumatorët dhe ngre akuza për reagim të vonuar

23 Mars 2022, 18:56 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve tremb konsumatorët dhe ngre akuza për reagim

DURRËS- Në kapanonet e pularive në Xhafzotaj të Durrësit, prej dy ditësh hyjnë e dalin punonjës me maska mbrojtëse. Me një kamion të mbuluar, ata transportojnë nga kapanonet drejt periferisë së Shijakut mijëra shpendë të ngordhur për t’u groposur.

Autoritetet informuan se pulat janë prekur nga gripi i shpendëve apo i njohur si “Influenca Aviare e tipit H5N8”, shumë vdekjeprurës për shpendët dhe i transmetueshëm edhe te njerëzit. Sipas zëvendësministres së Bujqësisë, Ermira Gjeci, deri të martën kishin ngordhur dhe ishin groposur rreth 340 mijë shpendë të fermave në Durrës.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë nisur hetime për situatën e krijuar. BIRN mësoi se Policia e Durrësit po verifikon dy kompani private, por pa specifikuar vepra penale konkrete apo persona të dyshuar, ndërsa Prokuroria e Durrësit konfirmoi zyrtarisht se janë në fazën e kryerjes së veprimeve të para hetimore nga policia gjyqësore.

Përhapja masive e gripit të shpendëve ka shkaktuar shqetësim mes qytetarëve si dhe ka ngritur pikëpyetje për reagim të vonuar të autoriteteve.

Gladiola Hysenshahaj, shitëse në një dyqan përbri tregut të Fruta-Perimeve në Durrës që tregton vezë dhë nënprodukte të mishit të pulës i tha BIRN se po përballet si rrallëherë me zemërim nga njerëzit.

“Ne i hamë mallkimet e njerëzve, vijnë këtu e na thonë se kanë frikë, na pyesin përse dalim, përse i shesim, mbyllni dyqanin na thonë që në mëngjes, do helmoni njerëzit që shisni vezë,” tha Hysenshahaj.

Njëri prej bizneseve të pularisë në Durrës, kompania AIBA, akuzoi autoritetet se vonuan në marrjen e masave dhe gabuan me analizat, duke i detyruar ata që të mbanin në oborr për ditë me radhë pula të ngordhura, që nuk mund t’i groposnin.

Autoritetet pretenduan fillimisht se nuk kishim të bënim me “H5N8”, por me sëmundje të stinës. Përfaqësuesit e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë bënë analiza të gabuara,” tha Andi Duka, drejtor i përgjithshëm i kompanisë AIBA.

Përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë në Durrës, të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë nuk ishin të arritshëm për të komentuar situatën.

Frikë në treg

Shqipëria është përballur edhe më herët me valë të gripit të shpendëve. Në vitin 2006, një varacion i virusit H5N1 preku masivisht pulat, por pa shkaktuar pasoja te njerëzit. Megjithatë, Gladiola Hysenshahaj thotë se kurrë nuk ishte përballur me diçka të tillë më herët.

“Nuk ka qenë dyqani në këtë gradë në këto 25 vjet edhe gjatë pandemisë nuk ishte kështu. Sot nga 3 kuti fileto me mish pule që shiteshin në ditë, nuk po arrij të shes dot as gjysmë kutie,” tha ajo.

Hysenshahaj thotë se situata është e tillë prej 10 ditësh dhe se njerëzit janë trembur nga lajmet.

“Nëse shisja 5 arka në dy ditë, aq nuk i kam shitur dot për 10 ditë. Është një rënie, shkatërrim biznesi,”shtoi ajo.

Tregtarë të tjerë i thanë BIRN se konsumi i mishit dhe i vezëve ka rënë në mënyrë drastike, por çmimi për këto produkte është rritur në mënyrë të çuditshme. Pas situatës së krijuar, çmimi i vezës për masën XL ka kapërcyer sipas tregtarëve nga 16 lekë në 25 lekë.

Ne furnizohemi me vezë në pularitë e Durrësit, ndërsa pulat e mishit dhe nënproduktet e tjera jo,” tha Hysenshahaj.

Përveç rritjes së çmimit, konsumatorët të ndryshëm pohuan se shqetësimi kryesor lidhet me situatën shëndetësore dhe se ata presin ende sqarim nga autoritetet.

Edhe çmimi i vezës është rritur goxha, nuk e di si do bëjmë, do presim si do shkojë situata. Nuk do blej vezë sepse kam dyshim, të shohim si do vazhdojë, masat që do merren,” tha pensionistja Merita Fora.

Dëmi nga reagimi i vonuar

Pularitë në qarkun e Durrësit konsiderohen nga autoritetet si “vatra” kryesore e infektimit për gripin e shpendëve – por përfaqësues të këtyre bizneseve thonë se situata është shumë herë më e gjerë në territor dhe pretendojnë se institucionet po e minimizojnë atë.

BIRN tentoi të kontaktojë me disa përfaqësues të pularive në zonën e Xhafzotajt, por përveç pretendimit se i kishin dorëzuar praktikat e tyre tek autoritetet e veterinarisë, refuzuan të bënin komente të tjera.

Ndërsa përfaqësuesit e kompanisë “Aiba”, të vetmit që kanë folur publikisht për situatën, pretenduan se autoritet se kishin vonuar diagnostikimin, në përpjekje për të shmangur përgjegjësitë. Kjo ka sjellë sipas tyre rëndimin e situatës.

Duka i tha BIRN se Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ISUV, u kishte thënë në fillim që pulat nuk ishin prekur nga influenca aviare, por nga laringo-traketi. Ai shtoi se u ishin drejtuar analizave private dhe vetëm pas përgjigjes së tyre kishin dalë në konkluzionin se pulat ishin prekur nga gripi i shpendëve.

Artan Luku, një tjetër përfaqësues tjetër i kompanisë “Aiba”, thotë se vetëm pas insistimit të tyre u bë një tampon që saktësoi se çfarë po ndodhte.

“Ata përsëri nuk pranonin dhe pas insistimit tonë çuam karkasën, bëmë tamponin, në prezencën tonë, gjysma e mostrave i mbeti atyre dhe gjysma ne. 5 orë pasi ndodhi ky proces na erdhi përgjigja se kemi Influencë Aviare të tipit H5N8,” shpjegoi Luku.

Përfaqësuesit e kompanisë “AIBA” thanë se kishin pasur rreth 300 mijë pula prodhimi dhe afro 150 mijë zogj, nga të cilat kanë ngordhur deri më tani rreth 150 mijë shpendë në total. Ata apelojnë për asgjësimin e të gjitha pulave të tyre, si e vetmja formë për largimin e virusit.

“Ajo që sot është problem madhor, që është shumë e rëndësishme që të pastrohet zona, është çrrënjosja e virusit dhe ata duhet të japin urdhër ekzekutimi për shpendët e gjallë, sepse sa më shumë rrinë gjallë, aq më shumë kemi përhapje virusi,” tha Luku.

Përfaqësuesit e kompanisë “AIBA” e lidhin refuzimin e autoriteteve për të njohur situatën dhe reagimin e tyre të vonuar me shmangien e e dhënies së dëmshpërblimit për pulat e ngordhura, që rrjedh sipas tyre nga ligji dhe plani i Kontrigjencës.

“…Ne marrim kompensim për sëmundjet, të cilat janë të kompenueshme, siç është Influenca Aviare dhe nuk marrim kompensim kur është nga laringo traketi. Pra e gjithë lufta kjo është,” përfundoi Duka.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet andi duka gladiola hysenshahaj gripi i shpendeve ne shqiperi merita fora andi duka gladiola hysenshahaj gripi i shpendeve ne shqiperi merita fora

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri