LIVE UPDATES
Aktualitet

Gruaja nga Tirana denoncon dashnorin: Më kërcënon burrin pasi kërkon seks, lopën, makinën ose 3 milionë lekë! E tradhët

16 Qershor 2020, 14:37 Nga DOSJA
Gruaja nga Tirana denoncon dashnorin: Më kërcënon burrin pasi

Një grua në Tiranë, e cila e tradhtoi burrin gjatë kohës që ai jetonte jashtë vendit, është detyruar jo vetëm t’i tregojë atij për lidhjen jashtëmartesore, por me të për krahu ka përfunduar në polici. I denoncuar nuk ishte bashkëshorti, por ish i dashuri i gruas. Të dy ata u njohën përmes rrjeteve sociale, në llogaritë përkatëse të “Facebook”. Kur gruaja u bind se duhej t’i jepte fund tradhtisë, i dashuri i fshehtë nuk e ka pranuar mbylljen e kapitullit dhe ka nisur nga kërcënimet, aq sa në një moment ai ka kanosur se do t’i merrte lopën apo makinën.

Kallëzimi i pabesueshëm është mbajtur nga oficeri i policisë, Arjan Boci pranë komisariatit numër një. Denoncuesja quhet E.V., e martuar, ndërsa personi me të cilin gruaja tradhtoi bashkëshortin E.T.

“Jam e martuar, kam dy fëmijë. Në nëntor 2019 pas tre viteve tradhti, lidhja përfundoi. Nuk dëshiroja ta takoja më, pasi im shoq mësoi për lidhjen jashtëmartesore. E.T kërkonte doemos takim pas këtij vendimi dhe disa herë erdhi në shtëpi”.

Siç tregohet më tej, i dashuruari godiste me gurë banesën dhe disa herë i ka bërë presion dhe shantazh nëpërmjet telefonit. Në këto kushte, gruaja është detyruar të mbyllë telefonin. Por, i dashuruari ka vazhduar me presione me mesazhe deri edhe te burri, vjehrra dhe vjehrri.

“Ai më kërcënoi se po mos të dilja në takim, do më vriste, do më merrte peng fëmijët në shkollë, ose se do vriste mua dhe bashkëshortin tim”, thotë gruaja.

Siç thotë burimi i gazetës “Si” ka dyshime se i riu, me status beqar e ka gjurmuar gruan herë pas here. E.T në një rast shkoi në shtëpinë e denoncueses, ku pasi hyri në ambientet e verandës, ai takoi vjehrrën e të dashurës. Ai e shau dhe e ofendoi, së cilës i kërkoi një shumë parash në formë detyrimi.

“Dua tre milionë lekë, lopën ose makinën që e keni të parkuar në oborr”, ka kërcënuar më tej ish-partneri i nuses së saj.

Ndonëse policia ka dyshime të paverifikuara se konflikti mund të jetë agravuar për shkak të ndonjë shume, ende nuk ka prova ta vërtetojë këtë opsion. Për momentin oficerët sipas burimeve të gazetës “Si” do besojnë pretendimin e gruas së martuar, që këmbëngul se është përndjekur që nga muaji tetor 2019 dhe deri në fund të majit 2020, ditën kur ajo u bind se duhet të njoftonte policinë.

“Ndihem e frikësuar, kam ndryshuar stilin e të jetuarit”, i tregoi policisë ajo. Sa i takon lidhjes jashtëmartesore, gruaja pranoi se bashkëshorti ishte vënë në dijeni.

“Lidhja intime zgjati pothuajse tre vjet. Marrëdhënia ishte e fshehtë deri në momentin që bashkëshorti mori telefonin tim dhe lexoi të gjitha mesazhet dhe komunikimet tona.

Njohja jonë me E. filloi nëpërmjet telefonit, kur pasi u prezantuam në ‘Facebook’ dhe komunikuam për njëfarë kohe, ai më telefonoi. Këtë numër nuk e posedoj më, pasi e kam mbyllur gjatë shqetësimeve disamujore, bezdisjeve dhe agresivitetit. Pas rreth gjashtë muajsh, e gjendur në një situatë të tillë, kur ai më shantazhonte edhe me fotografi dhe më kërcënonte, u detyrova ta takoj dhe u detyrova të krijoj një lidhje intime që zgjati tre vite”.

Edhe pse gruaja këmbëngul se ishte detyruar ta tradhtonte bashkëshortin për shkak të fotografive që i kishte nisur të panjohurit, policia thotë për gazetën “Si” se ka dyshime të forta që ajo e tradhtoi me vullnet të plotë partnerin. Megjithatë, gruaja shton “ai më kërcënoi se do iu tregonte të gjithëve, dhe e gjendur në këto kushte shkova me E.T, sa herë kërkonte ai”. Sipas policisë, referuar qëndrimit të kallëzueses, i riu shkonte në banesën e saj private që gjendet në periferi të Tiranës dhe e takonte. “Ndonëse kallëzuesja jetonte edhe me vjehrrin e vjehrrën, ata nuk kanë kuptuar asgjë”, shprehet një burim i gazetës “Si”, që po e heton partnerin zemërthyer për përndjekje.

Rezulton se rreth një muaj më parë, pasi bashkëshorti u kthye në Shqipëri për shkak të Covidit, ai gjeti telefonin e partneres që e kishte lënë mbi lavatriçe.

“Im shoq gjeti të gjitha mesazhet në telefon dhe nga kjo arsye më pyeti kush ishte dhe çfarë kishte ndodhur. Ndërpreva çdo komunikim me të, hoqa telefonin sepse ma kërkoi im shoq, ndaj E.T nuk kishte ku të më telefononte”. Policia bën me dije për gazetën “Si” se çifti që ka dy fëmijë, një të moshës 12 vjeç dhe tjetrin të moshës 8 vjeç është përpjekur që kjo çështje mos të kuptohej nga dy të moshuarit që jetojnë me ta. Por diçka e tillë ka qenë e pamundur. Pas ndërprerjes së komunikimit, edhe pse gruaja pretendon se po përndiqej prej kohësh, partneri kishte shkuar befas në banesë.

Ai erdhi në shtëpinë tonë dhe filloi të më kanosë, filloi të ruajë të gjithë pjesëtarët e familjes, dhe t’i shqetësonte të gjithë, bashkëshortin, kunatën, kunatin, nusen e kunatit, vjehrrin e vjehrrën. Ai ju telefononte atyre dhe iu kërkonte që të më linin të dilja nga shtëpia”, thotë më tej gruaja në denoncim.

Policia ka pyetur si fillim vjehrrin dhe vjehrrën që tregojnë se si i riu i kërcënoi nën pretendimin se nusja e tyre i kishte marrë një borxh, ndaj dhe ai do t’ju merrte lopën ose makinën. Ndërkohë pritet që të pyetet gjithë familja e telefonuar nga i dashuruari, përfshi kunetër e kunata, që të gjithë ata të telefonuar nga i riu. Marrë nga Gazeta SI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan boci gruaja tradhton burrin arjan boci gruaja tradhton burrin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet