Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Gruevski shpallet fajtor, ish-kryeminstri maqedonas në arrati dënohet me 7 vite burg
21 Prill 2022, 15:00Nga DOSJA
MAQEDONIA E VERIUT- Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe Jordan (Orce) Kamçev janë shpallur fajtor për rastin “Parcelat në Vodno”.
Gjykata e Shkupit ka dënuar Nikolla Gruevski me 7 vjet burg, Sasho MIjallkov me 1 vit e 3 muaj, duke llogaritur dhe kohën e kaluar në paraburgim.
Ndërkohë Risto Novaçevski dënohet me masë alternative, 3 vite dënim me kusht dhe Jordan (Orce) Kamcev me 1 vit burg, ku i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Nenad Josifoviç dënohet me masë alternative, 2 vjet burg me kusht.
Nikolla Gruevski ndodhet në arrati në Hungari prej dy vitesh, ku autoritetet i kanë dhënë strehim dhe refuzojnë ekstradimin e tij. Ai u dënua fillimisht me 2 vjet burg për çështjen që kishte të bënte me blerjen e një Mercedesi të blinduar prej rreth 600 mijë eurosh, e më pas, në mungesë, edhe me 1.5 vjet heqje lirie për nxitjen e dhunës në komunën “Qendër” të Shkupit. Ai dyshohet edhe si krye-organizator i ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e Maqedonisë së Veriut në prill, 2017, por zyrtarisht nuk është ngritur akuzë për këtë.
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë në muaj për të rikuperuar humbjet ekonomike të shkaktuara nga ...
ESTONI- Estonia është bërë një nga vendet e para në BE që etiketon veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid. Euronews shkruan se Parlamenti i vendit, Riigikogu,...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron kapërceu një pengesë të madhe në rrugën e rizgjedhjes me një qëndrim agresiv në debatin televiziv kundër kandida...
SHBA- Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar misionin e OKB-së në Kosovë të mërkurën në Nju Jork, Serbia dhe Kosova u përpoq...
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas të martën identifikuan vendndodhjen e varrezave masive të dukshme jashtë qytetit port të rrethuar ukrainas të Mariupolit pretend...
MADRID– Në tubimin e zhvilluar në Madrid nga ana e të majtëve spanjollë, është vënë re edhe fotoja e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Fotoja e Hoxhës ësh...
UKRAINË- Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi të enjten forcat e tij që të mos sulmojnë një fabrikë çeliku në qytetin ukrainas të Mariupolit, ku...
BRUKSEL– I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur pas dështimit të takimi të sotëm ku nuk u arrit asnjë marrëeshje ...