LIVE UPDATES
Bota

Guardia di Finanza refuzon të hetojë vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës

18 Nëntor 2020, 11:44 Nga DOSJA
Guardia di Finanza refuzon të hetojë vjedhjen e dy milionë eurove

ITALI-Agjencia italiane për zbatimin e ligjit, Guardia di Finanza, nuk e ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë në hetimin e vjedhjes së më shumë se dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës. Në një përgjigje, Guardia di Finanza ka thënë se pas kërkesës së institucioneve të Kosovës, janë në pritje të ndërmarrjes së veprimeve nga Qeveria italiane.

“Kërkesa për asistencë është bërë nga ministrja e Financave [të Kosovës, Hykmete Bajrami] direkt tek ambasadori italian në Kosovë [Nicola Orlando]. Kështu që, për momentin ne jemi duke pritur dispozitat qeveritare që eventualisht mund të ndërmerren në këtë drejtim”, thuhet në përgjigjen e Guardia di Finanza.

Në Ambasadën e Italisë në Prishtinë thonë se kanë dërguar kërkesën e institucioneve të Kosovës tek institucionet përgjegjëse në Itali. Mirëpo, sipas tyre ndihma që është kërkuar nga Guardia di Finanza përfshin ngritjen e kapaciteteve, trajnime dhe këshillim, por jo edhe përfshirje në hetimin e skandalit të zhdukjes së më shumë se dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës.

“Italia e konfirmon atë që ka thënë ministrja Hykmete Bajrami në lidhje me kërkesën e saj për bashkëpunim e cila aktualisht iu është bërë me dije autoriteteve italiane për zhvillimin e kapaciteteve kosovare, trajnim dhe këshillim. Konfirmojmë gatishmërinë tonë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm dypalësh me Qeverinë e Kosovës për këto dhe tema të tjera brenda kornizës së programeve të BE-së, sipas kërkesës zyrtare”, tha zëdhënësja e Ambasadës së Italisë në Kosovë, Arjeta Halitaj.

Hoti: Skandalin e hetojnë vendorët

Gjatë një konference për media, të hënën më 16 nëntor, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sqaroi kërkesën e ministres, Hykmete Bajrami drejtuar ambasadorit italian në Prishtinë, Nicola Orlando. Kryeministri Hoti tha se hetimet për vjedhjen e dy milionëshit në Thesar janë duke u kryer nga institucionet e Kosovës dhe se ftesa për Guardia di Finanza ka të bëjë me auditimin e sistemit.

Kërkesa e ministres është që të ndihmohet në auditim të sistemit, përndryshe hetimet janë duke vazhduar dhe shpresoj se do të shohim rezultate së shpejti nga ato hetime”, deklaroi kryeministri Hoti.

Media ka provuar që të flasë me ministren Bajrami për të shpjeguar angazhimin konkret që pritet të kenë zyrtarët e Guardia di Finanza, por ministrja Bajrami nuk është përgjigjur.

Ministrja Bajrami: Transferi i 2 milionë eurove ishte sulm kibernetik

Në një postim të sajin në Facebook të datës 15 nëntor, ministrja Bajrami tha se ka kërkuar nga ambasadori italian, “që në fusha të bashkëpunimit të përfshihet edhe Thesari, me theks auditimi në Thesar, por edhe ngritja e nivelit të sigurisë dhe integritetit të sistemit”.

Ministrja Bajrami tha se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndihmojnë financiarisht procesin e auditimit të Thesarit nga ana e Guardia di Finaza.

Duke ju referuar vjedhjes në Thesar, ministrja Bajrami tha se “lufta kundër hajnave do të vazhdojë me krejt kapacitetet e mundshme vendore e ndërkombëtare, pavarësisht lidhjeve të atyre që kryejnë krime”.

Ligjet e Kosovës e “pamundësojnë” përfshirjen e Guardia di Finanza

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Guardia di Finanza, ligjërisht nuk mund të kryejë hetime në Kosovë. Bazuar në ligjet e Kosovës sipas Miftarajt, kompetentë për hetime brenda territorit të Republikës së Kosovës janë vetëm agjencitë që zbatojnë ligjin dhe që janë nën urdhrat e Prokurorit të Shtetit.

“Guardia di Finanza qoftë në aspektin penal, qoftë në aspektin e auditimit, nuk ka mundësi dhe nuk ka kompetencë, nuk ka bazë ligjore që të vijë në Kosovë dhe të kryejë ndonjë veprim i cili do të cenonte, qoftë pavarësinë, qoftë ligjet e Kosovës”, tha Miftaraj.

Miftaraj thotë se institucionet e Kosovës nuk është dashur që të bëjnë kërkesë te Guardia di Finanza as për auditim të Thesarit. Këtë sipas tij, do të duhej ta bënte Zyra e Auditorit Kombëtar.

Kosova ka nevojë për ekspertizë ndërkombëtare

Profesori i lëndës së Kriminalistikës në kolegjin AAB, Fatmir Qollakaj, thotë se institucionet e Kosovës kanë kapacitete të mjaftueshme për të luftuar krimet financiare. Por, Qollakaj mendon se megjithatë duhet rritur bashkëpunimin me agjenci ndërkombëtare që kanë një ekspertizë dhe eksperiencë më të gjatë.

A është e domosdoshme prezenca dhe angazhimi i Guardia di Finanza në luftim ose zbulim, sigurim të provave te rastet e krimeve financiare, te rastet e krimeve ekonomike, te rasti konkret i vjedhjes së dy milionë eurove? Unë mendoj se ka rëndësi përvoja e institucioneve tjera dhe pse të mos na ndihmojnë në zgjidhje të rasteve”, deklaroi Qollakaj.

Guardia di Finanza është një prej organizatave nga e cila, sipas profesorit Qollakaj, Kosova mund të përfitojë përmes bashkëpunimit dhe trajnimit të stafit kosovar.

Guardia di Finanza ishte edhe më parë në Kosovë

Për herë të parë në vitin 2002, dhjetë zyrtarë të Guardia di Finanza, ishin vendosur në Kosovë. Atë kohë, ata kishin ardhur me ftesë të misionit të Kombeve të Bashkuara – UNMIK, konkretisht, kryeadministratorit të Kosovës, gjermanit Michael Steiner. Nga viti 2002 zyrtarët e Guardia di Finanza kanë bashkëpunuar me ish-pjesëtarët e UNMIK-ut në hetimin e krimeve financiare dhe korrupsionit. Zyrtarët e Guardia di Finanza që i raportonin direkt kryeadministratorit Steiner, kanë hetuar përfaqësuesit institucionalë të Kosovës, por edhe ata ndërkombëtarë.

Në një komunikatë të lëshuar nga UNMIK-u, në muajin korrik, 2002, thuhej se “askush, kosovar apo ndërkombëtar—nuk do të mund t’i ikë përpjekjes sonë për luftimin e krimit”. Para vitit 2008, këta pjesëtarë të Guardia di Finanza kishin qenë të përfshirë në hetimin keqpërdorimeve në Postën dhe Telekomin e Kosovës (PTK) ku në fund të procesit gjyqësor, ish-drejtoresha e PTK-së, Leme Xhema u shpall fajtore duke u dënuar me tri vjet heqje lirie. Anëtarët e Guardia di Finanza po ashtu kanë hetuar edhe disa ish-pjesëtarë të UNMIK-ut që dyshoheshin për keqpërdorime financiare dhe korrupsion.

Çfarë është Guardia di Finanza?

Guardia di Finanza është agjenci e zbatimit të ligjit në Itali. Funksionon nën autoritetin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe ka njësitet e saja të specializuara policore. Aktivitetet e kësaj agjencie janë të lidhura me sigurinë financiare, ekonomike, gjyqësore dhe sigurinë publike.

Këtu përfshihet evazioni fiskal, krimet financiare, kontrabanda, pastrimi i parave, trafik i paligjshëm ndërkombëtar i drogës, imigrimi i paligjshëm, kontrolle doganash dhe kufijsh, shkelje të së drejtës së autorit, operacione anti-mafia, mashtrim me karta krediti, krimi kibernetik, falsifikimi i parave, financimi i terrorizmit, ruajtja e rendit publik dhe siguria, mbrojtja politike dhe ushtarake e kufijve italianë.

Në fillim të muajit korrik të këtij viti, Guardia di Finanza kapi rreth 14 tonelata drogë të llojit amfetamina, përkatësisht 84 milionë tableta me logo “captagon” të prodhuara në Siri nga grupi militant, Shteti Islamik. Në luftimin e krimit të organizuar, Guardia di Finanza, bashkëpunon me organizata ndërkombëtare si INTERPOL, EUROPOL dhe organizata nga vende të tjera të botës.

Si u vodh dy milionëshi?

Muajin e kaluar, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një konference për media njoftoi se ishin vjedhur mbi dy milionë euro nga Thesari i Kosovës. Prokuroria e Kosovës pretendon se punëtori i Thesarit, Labinot Gruda, duke keqpërdorur autorizimet dhe duke thyer fjalëkalimet e disa punëtoreve të Ministrisë së Infrastrukturës kishte bërë transferimet në vlerë të mbi dy milionë eurove më 9 tetor, në llogarinë bankare të kompanisë ‘LDA Group’ Deri më tani lidhur me këtë ngjarje, janë arrestuar Labinot Gruda dhe Kadri Shala që është njëri nga pronarët e kompanisë ‘LDA Group’, kompani në të cilën u transferuan paratë. Që të dy janë në paraburgim, ndërkaq, një person tjetër vazhdon të jetë në arrati.

MARRË NGA REL

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni guardia di finanza hykmete bajrami vjedhja e thesarit te shtetit në kosovë guardia di finanza hykmete bajrami vjedhja e thesarit te shtetit në kosovë

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen