Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Guterres: Kjo luftë e pakuptimtë që po shkakton vuajtje dhe duhet të marrë fund
11 Maj 2022, 20:46Nga DOSJA
AUSTRI- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi se numri i njerëzve që u detyruan të largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë po rritet dita ditës.
“Kjo luftë e pakuptimtë që po shkakton vuajtje serioze në rajon duhet të përfundojë“, tha Guterres.
Ai u takua me presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë. Van der Bellen theksoi rëndësinë e Kombeve të Bashkuara për popujt e botës. Ai tha se gjatë takimit dypalësh janë diskutuar çështje të rëndësishme si lufta Rusi-Ukrainë, kriza energjetike dhe ushqimore e shkaktuar nga lufta, si dhe ndryshimet klimatike dhe burimet e rinovueshme të energjisë.
Van der Bellen deklaroi se nuk ishte e mundur të imagjinohej se mund të shpërthejë një luftë në Evropë, por se jo vetëm Evropa, por e gjithë bota u prek nga kriza e shkaktuar nga lufta e nisur nga Rusia, dhe se Bashkimi Evropian (BE) iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra.
Guterres po ashtu theksoi se lufta që filloi Rusia në Ukrainë shkaktoi një krizë globale në fushën e energjisë, sigurisë dhe produkteve ushqimore dhe tha se këto çështje i ka diskutuar me bashkëbiseduesit e tij gjatë vizitës së javës së kaluar në Moskë dhe Kiev.
“Numri i njerëzve që për shkak të luftës janë detyruar të largohen nga vendi po rritet. Kjo luftë e pakuptimtë, e cila ka shkaktuar vuajtje serioze në rajon, duhet të përfundojë“, tha Guterres.
Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?
SHBA- Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández, është deklaruar i pafajshëm në një gjykatë të Nju Jorkut për akuzat për drogë dhe armë, ndërsa avokat...
SHBA- Një pasagjer pa përvojë fluturimi uli në mënyrë të sigurt një aeroplan me një motor pasi piloti pësoi një emergjencë mjekësore dhe humbi vetwdijen. Huffpo...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur për Universitetin Francez të Sciences Po, tha se lufta me Rusinë do të ishte parandaluar nëse v...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ai ka diskutuar për ndihmën e mbrojtjes, bashkëpunimin energjetik dhe “rritja e presionit t...
MAQEDONIA E VERIUT- “Kaos” në seancën e sotme parlamentare. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski kërkoi procedurale, por kryepar...
SERBI- Zyrtarët e lartë të Gjermanisë kanë marshuar nëpër Serbi ditët e fundit, duke filluar me Ministren e Jashtme Analena Berbock. Dhe jo vetëm kaq, president...
RUSI– Pyetjet rreth shëndetit të presidentit rus Vladimir Putin vazhduan dhe ditën e sotme teksa ai humbi lojën e tij të dashur vjetore të hokejit në akul...
SHBA-Në qytetin e Nju Jorkut, u hap të martën ekspozita me titull “Një grua duke qarë: Gratë dhe Lufta”, e fotoreporteres së njohur Marissa Roth, që trajt...
RUSI- Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov dhe ambasadori i Uashingtonit John Sullivan u takuan të mërkurën në Moskë.Ambasada amerikane tha se Sht...