LIVE UPDATES
Bota

Guterres: Paqja, stabiliteti dhe zhvillimi varen nga përparimi në dialogun Kosovë-Serbi

12 Prill 2021, 16:29 Nga DOSJA
Guterres: Paqja, stabiliteti dhe zhvillimi varen nga përparimi në

KOSOVË– Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres vlerësoi se paqja e qëndrueshme, stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik në Kosovë dhe rajon varen nga përparimi i qëndrueshëm në dialogun që synon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan agjencia serbe e lajmeve, Beta.

Në raportin e ri gjashtëmujor mbi punën e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), i cili është në axhendën e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që mbahet nesër, Guterres theksoi se përparimi në dialog mbetet gjithashtu thelbësor për aspiratat evropiane të të dy vendeve.

“Ndërsa i mirëpres deklaratat e qarta të të dy palëve mbi rëndësinë e avancimit të dialogut, unë nënvizoj rëndësinë e një angazhimi të vërtetë për të vazhduar bisedime të nivelit të lartë brenda dialogut të mbështetur nga BE-ja në një të ardhme shumë të afërt”, tha Guterres në raport.

Sipas Express, raporti mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës kujton se delegacionet e udhëhequra nga negociatorët kryesorë zhvilluan tre raunde bisedimesh në nivelin e ekspertëve mbi çështjet në lidhje me pretendimet financiare dhe pronësinë. Përkundër gatishmërisë së të dy palëve për t’u takuar dhe zgjidhur çështje të pazgjidhura, Prishtina dhe Beogradi ende nuk kanë pajtuar qëndrimet e tyre lidhur me disa çështje, përfshirë krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një dokument të botuar në faqen e internetit të OKB-së, Guterres vlerësoi institucionet e Kosovës, subjektet politike dhe votuesit për zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në shkurt, të cilat, megjithë sfidat e pandemisë, panë pjesëmarrje më të lartë të votuesve sesa në tetor të vitit 2019.

Guterres gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë së re të Kosovës dhe opozitës që të punojnë në mënyrë konstruktive për të adresuar ndikimin e pandemisë në popullsinë dhe ekonominë e Kosovës, për të vazhduar përpjekjet për të konsoliduar sundimin e ligjit, për ta luftuar korrupsionin, t’i përmbahen kornizave dhe parimeve të të drejtave të njeriut dhe të angazhohen plotësisht në procese të rëndësishme politike.

Raporti gjithashtu thekson se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në periudhën e vëzhguar për të përmirësuar proceset hetimore dhe gjyqësore të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Dhomave të Posaçme të Kosovës. Ato institucione të sundimit të ligjit duhet të kenë bashkëpunimin e plotë të të gjitha palëve në mënyrë që të jenë në gjendje t’i kryejnë detyrat e tyre me efikasitet, shtohet ndër të tjera në raportin për punën e UNMIK-ut nga 16 shtatori deri më 15 mars.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora antonio guterres dialogu kosove-serbi okb antonio guterres dialogu kosove-serbi okb

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet