Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka shtuar shkeljet e të drejtave të njeriut. Në një adresim të regjistruar, në hapje të një sesioni të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, Guterres tha se OKB-ja ka ekipe në terren për të monitoruar situatën.
“Përshkallëzimi i operacioneve ushtarake nga Federata Ruse në Ukrainë po çon në përshkallëzimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje.
“Ne duhet t’iu tregojmë të gjithë njerëzve në Ukrainë se u qëndrojmë pranë në kohën kur kanë nevojë”, shtoi Guterres.
Më herët, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) tha se ka pranuar raporte për disa njerëz që janë bllokuar të hyjnë në trena në Ukrainë. Një zëdhënëse shkroi në Twitter se UNHCR po i shqyrton këto raporte. Sipas saj, 422,000 njerëz janë larguar tashmë nga Ukraina për në vendet fqinje. UNHCR-ja “i konsideron njerëzit që ikin nga vendi si refugjatë”, shtoi ajo.
Sipas UNHCR-së, më shumë se 100,000 njerëz janë zhvendosur tani për tani brenda Ukrainës.
Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë më 24 shkurt, me urdhër të presidentit të tyre, Vladimir Putin.
Ai ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak”, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga Ukraina.
Qëllim i operacionit, ka thënë Putin, është çmilitarizimi i fqinjit jugor të Rusisë.
Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës.
Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore.
Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës./REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË– Jo vetëm vëllezërit Kliçko, por dhe dy kampionët e botës në boks Oleksandër Usik dhe Vasili Lomançenko i janë bashkuar ushtris...
Shërbimet amerikane të zbulimit, presin që që udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, të hedhë ushtrinë e tij prej 48,000 trupash në Ukrainë, në orët ose di...
KOSOVË– Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media në Kosovë (KPM), Faruk Rexhaj, tha për Radion Evropa e Lirë se shumica e operatorëve shpërndarës,...
BRITANI– Britania mund të strehojë refugjatët ukrainas. Kështu deklaroi sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace teksa u pyet nga BBC se çfarë po bën Mbre...
UKRAINË– Sulmet me raketa nuk kanë të ndalur në Ukrainë. Video më poshtë tregon pasojat që kanë mbetur në Ochakovo, pas sulmit me raketë të një baze ...
UKRAINË– Videoja që po shikoni vjen nga salla ku po zhvillohen bisedimet mes Moskës zyrtare dhe Kievit. Pamjet tregojnë përgatitjet e bëra vetëm pak ...
RUSI– Kremlini nuk ka komentuar mbi përparimin e ushtrisë ruse në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ishte në një telefonatë konferencë me gaz...
UKRAINË– Në ditën e pestë të pushtimit rus, sirenat kanë rënë në disa nga qytetet kryesore të Ukrainës. Rusët kanë nisur sulmin e tyre në tre drejtim...
UKRAINË – Një grup banorësh të fshatit Senkovka në rajonin e Çernihivit nuk janë stepur aspak nga prania e forcave ruse dhe fakti se vetë nuk ...
BJELLORUSI– Nisin bisedimet! Delegacionet e Ukrainës dhe të Rusisë janë ulur përballë njëri-tjetrit në tryezën që i priste në rajonin Gomel në Bjellorusi....