Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË – Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, pas takimit me përfaqësuesit e bankave dhe bizneseve, tha se nëse vendi shkon në një mbyllje totale për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë.
Guvernatori i Bankës Qendrore Kosovës(BQK), Fehmi Mehmeti, pas takimit me përfaqësuesit e bankave dhe bizneseve, theksoi se nëse vendi shkon në një mbyllje totale për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë e vendit.
Mehmeti tha se nëse ndodh edhe një mbyllje për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19, BQK ka identifikuar sot së bashku me komunitetin e biznesit nevojat për mbështetjen e ekonomisë.
“Nëse veç ndodhë që të kemi edhe një mbyllje të mëtutjeshme, pikërisht edhe për këtë arsye kanë qenë këto takime që i kemi mbajtur sot së bashku me Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive me bankat komerciale fillimisht, më pastaj edhe me shoqatat e bizneseve. Pra, në rast se paraqitet nevoja për një mbyllje të mëtutjeshme, ne veç kemi identifikuar nevojat, dhe këto takime do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim që edhe masat që do t’i ndërmarrim do të jenë në kontinuitet ose në harmoni ose sipas nevojave që të paraqiten në mënyrë që ta suportojmë ekonominë e vendit. Ajo çka është e mirë për këtë rast, është që bankat vazhdojnë të kenë likuiditet të mjaftueshëm, vetëm gjatë vitit 2020 në periudhën e pandemisë, bankat e kanë ndihmuar ekonominë me 1.5 miliardë euro… Kjo tregon që ne kemi një sektor stabil, i cili ka kapacitete për ta suportuar ekonominë dhe njëkohësisht kjo përkrahje ndaj bizneseve, ndaj individëve dhe raporti i lartë i likuiditetit tregon që bankat janë të gatshme që të vazhdojnë përkrahjen e ekonomisë dhe ta kenë rolin kyç në rimëkëmbje ekonomike”, tha Mehmeti.
Ai po ashtu theksoi se BKQ së bashku me përfaqësues të bizneseve identifikuan me kohë nevojat sa i përket vështirësive që kanë pësuar nga pandemia bizneset. Sidoqoftë, sipas tij, vështirësitë nga pandemia ende vazhdojnë në ekonominë e Kosovës.
Ndërsa, Rinor Gjobalaj, drejtor i Bordit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, tha se ka arritur t’i ndihmojë bizneset gjatë periudhës së pandemisë. Sipas tij, fatmirësisht është arritur që të krijohen dritare që të ndihmohen bizneset dhe nxitet punësimi.
“Kemi krijuar pesë dritare specifike, dritarja për t’i ndihmuar gratë në biznes, dritaren për biznese në prodhim, dritare për biznese në fushën e shërbimeve, dhe dritaren që merren me tregti. Ne besojmë fuqimisht se këto dritare në bashkëpunim me bankat komerciale në Kosovë do të rrisin kreditimin për ndërmarrje të vogla dhe të mesme që ata të ballafaqohen sa më lehtë me pandeminë dhe që të rrisin punësimin në vend”, tha Gjonbalaj.
Guvernatori Mehmeti ka thënë se Kosova rrezikon të këtë rënie të ekonomisë -7.2%.
“Masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me qellim të parandalimit të përhapjes së pandemisë e kanë ndikuar aktivitetin ekonomik në Kosovë dhe si rezultat i kësaj kemi kufizime të veprimtarive ekonomike dhe për këtë arsye kemi parashikimet e tona si bankë qendrore e kemi potencuar disa herë që në vitin 2020 kemi një ramje ekonomike -7.2%, nëse veç ndodh që të kemi edhe mbyllje të mëtutjeshme pikërisht edhe për këtë arsye kanë qenë këto takime që i kemi mbajtur sot edhe me Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive me bankat komerciale fillimisht edhe më pastaj edhe me shoqatat e bizneseve në raste se paraqitet nevoja për mbyllje të mëtutjeshme”.
Marrë nga Monitor.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
EUROPË– Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi kundër përpjekjeve “për të ndarë Evropën nga Amerika Veriore” dhe tha se Ba...
ITALI– Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e vaksinës së AstraZenecas për në Australi.Përmes këtij vendimi është bllokuar dërgimi i 250.000 dozave të v...
Lindjet në Shtetet e Bashkuara kanë qenë në rënie për gati një dekadë, por viti 2019 ka parë numrin më të vogël të foshnjave të lindura në 35 vjet, tregon një s...
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme po zhvillon gjatë tre muajve të parë të vitit një sërë takimesh virtuale dhe fizike me kolegë nga Ballkani Perëndimor. Të...
Zyra e inspektorit të përgjithshëm në Departamentin e Transportit i kërkoi Departamentit të Drejtësisë në fund të vitit 2020 të hapte hetime penale për zonjën E...
Raporti flet për një lidhje ‘dramatike’ mes peshës trupore dhe gjasave për të pasur një infeksion më të rëndë nga COVID-19. Nga 2.5 milionë vdekje prej COVID-19...
Komisioneri i Bashkimit Europian për Punën dhe të Drejtat Sociale, Nicolas Schmit, paralajmëroi për një krizë të mundshme shoqërore pas pandemisë së koronavirus...
GREQI- Tërmeti i sotëm në Greqi me madhësi 5.5 ballë të shkallës rihter e ka shkundur të gjithë vendin. Shumë njerëz në vend kanë dalë nga shtëpitë e tyre duke ...
Rastet me Covid në Evropë janë rritur me 9%. Euronews shkruan se drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, Hans Kluge e ka bërë të ditur lajmin...
SHBA- YouTube është gati t’i heqë pezullimin llogarisë së ish-Presidentit Donald Trump. Reuters shkruan pezullimi do të hiqet kur të ulet rreziku i përhapjes së...