Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
ITALI– Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e vaksinës së AstraZenecas për në Australi.
Përmes këtij vendimi është bllokuar dërgimi i 250.000 dozave të vaksinës, që janë prodhuar nga fabrika e AstraZenecas që gjendet në Itali.
Italia është shteti i parë i Bashkimit Evropian, që po zbaton rregullat e reja të bllokut, duke ndaluar eksportet nga kompanitë që prodhojnë vaksina, e të cilat kanë dështuar që të përmbushin obligimet që kanë me BE-në.
Ky vendim i Qeverisë italiane, sipas mediave, është mbështetur edhe nga Komisioni Evropian.
AstraZeneca ka thënë se do të sigurojë vetëm 40 për qind të furnizimit me vaksina për vendet anëtare të BE-së, që do të distribuohen në tre muajt e parë të këtij viti. Kjo kompani britanike ka thënë se nuk do të arrijë të përmbushë obligimet që ka ndaj shteteve të bllokut evropian, për shkak të problemeve me prodhimin e vaksinave.
Në muajin janar, kryeministri i atëhershëm i Italisë, Giuseppe Conte kishte thënë se vonesat për furnizim me vaksina të AstraZenecas, por edhe të kompanisë Pfizer, janë “të papranueshme” dhe i kishte akuzuar këto kompani se kanë shkelur kontratat.
Pasardhësi i tij, Mario Draghi, që mori detyrën e kryeministrit gjatë këtij muaji, ka thënë se ka për prioritet përshpejtimin e fushatës së vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit. Ai ka theksuar po ashtu se rregullat për furnizim duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze.
BE-ja gjerësisht është kritikuar për ritmin e ngadaltë të fushatës së saj të vaksinimit.
Sipas skemës së BE-së për vaksinim, që u miratua qershorin e vitit të kaluar, blloku ka negociuar me kompanitë prodhuese të vaksinave në emër të shteteve anëtare, që të sigurohen dozat e mjaftueshme për vaklsnimin e popullatës.
Ende nuk ka asnjë reagim nga BE-ja apo AstraZeneca për vendimin e Italisë.
Australia nisi programin e vaksinimit gjatë javës së kaluar duke përdorur vaksinat e Pfizer/BioNTech. Ky shtet ka planifikuar që të nisë administrimin e vaksinave të AstraZenecas më 5 mars.
Marre nga REL
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Lindjet në Shtetet e Bashkuara kanë qenë në rënie për gati një dekadë, por viti 2019 ka parë numrin më të vogël të foshnjave të lindura në 35 vjet, tregon një s...
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme po zhvillon gjatë tre muajve të parë të vitit një sërë takimesh virtuale dhe fizike me kolegë nga Ballkani Perëndimor. Të...
Zyra e inspektorit të përgjithshëm në Departamentin e Transportit i kërkoi Departamentit të Drejtësisë në fund të vitit 2020 të hapte hetime penale për zonjën E...
Raporti flet për një lidhje ‘dramatike’ mes peshës trupore dhe gjasave për të pasur një infeksion më të rëndë nga COVID-19. Nga 2.5 milionë vdekje prej COVID-19...
Komisioneri i Bashkimit Europian për Punën dhe të Drejtat Sociale, Nicolas Schmit, paralajmëroi për një krizë të mundshme shoqërore pas pandemisë së koronavirus...
GREQI- Tërmeti i sotëm në Greqi me madhësi 5.5 ballë të shkallës rihter e ka shkundur të gjithë vendin. Shumë njerëz në vend kanë dalë nga shtëpitë e tyre duke ...
Rastet me Covid në Evropë janë rritur me 9%. Euronews shkruan se drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, Hans Kluge e ka bërë të ditur lajmin...
SHBA- YouTube është gati t’i heqë pezullimin llogarisë së ish-Presidentit Donald Trump. Reuters shkruan pezullimi do të hiqet kur të ulet rreziku i përhapjes së...
RUSI- Pamjet e qytetit të ngrirë të Rusisë, Vorkuta janë ktheyr në virale. Reddit ka postuar një video të kapur nga sipër të qytetit fantazëm në veri të Rusisë...
ZELANDA E RE- Një tërmet me madhësi 8 ballë të shkallës rihter ka rënë mbrëmjen e sotme në Zelandën e Re. Dailymail shkruan se epiqendra e tërmetit ishte në oqe...