LIVE UPDATES
Bota

Hagë/Gjykimi i ish-eprorëve të UÇK-së,ende asnjë datë për nisjen e procesit gjyqësor

8 Dhjetor 2021, 11:17 Nga DOSJA
Hagë/Gjykimi i ish-eprorëve të UÇK-së,ende asnjë

HAGË- Ka kaluar një vit prejse ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe ende nuk dihet një datë se kur do të nisë procesi gjyqësor ndaj tyre, për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Përkundër faktit se kanë kaluar gjithë këta muaj që nga arrestimi i tyre, Zyra e Prokurorit të Specializuar, deri më tani, nuk ka arritur që të dorëzojë në gjykatë dosjen paraprake për këtë rast, e cila përmban përmbledhje të provave, që Prokurori i Specializuar synon t’i paraqesë në lidhje me kryerjen e veprës së pretenduar penale.

Një gjë të tillë, Zyra e Prokurorit të Specializuar është urdhëruar që ta bëjë deri më 17 dhjetor të këtij viti – afat ky i vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

I shqetësuar me procedim të ngadaltë të materialeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar shprehet në një bisedë me Radion Evropa e Lirë avokati kryesor i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe.

Kehoe thotë se Prokuroria ka kërkuar vazhdimisht shtyrje të afateve për dorëzim të materialeve, duke dhënë arsyetime të ndryshme për vonesat, përfshirë arsyetimin për volumin e madh të dokumenteve, të dëshmive, të provave dhe të materialeve të tjera, si dhe mungesën e stafit për t’i proceduar ato.

“Është e vështirë të thuhet se sa materiale kemi pranuar, kur nuk e dimë edhe sa të tjera do të na vijnë”,– thotë Kehoe.

Në muajin nëntor të vitit 2020, në paraqitjen e parë të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit para Gjykatës në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se synon që gjykimi ndaj tyre të fillojë më së largu në verën e vitit 2021.

Gjatë fjalës së Prokurorisë është thënë se janë mbi 1,500 prova të ndryshme që duhet të administrohen, si dhe mbi 150 dëshmitarë.

Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, thotë se vonesat në dorëzimin e materialeve nga ana e Prokurorisë, kanë të bëjnë me faktin se, sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuzë pa qenë e gatshme për këtë proces.

“Arsyet janë të ndryshme, por numër një është se ata [Zyra e Prokurorit të Specializuar] kanë ngritur aktakuzë përpara se të jenë gati. Klientët tanë janë në paraburgim që nga nëntori i vitit të kaluar, më shumë se një vit, dhe kur Prokuroria ka ngritur aktakuzën, ata kanë thënë se do të jenë gati për ta gjykuar këtë rast në pranverën e vitit 2021”,- thotë Kehoe.

Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të duhej t’i ndante dokumentet sipas procedurës shumë kohë më parë.

“Ata ende nuk janë gati ta bëjnë këtë. Ata ende nuk i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet dhe vazhdimisht kanë kërkuar kohë shtesë për të dorëzuar atë që do të duhej të ishte dorëzuar shumë kohë më parë, marrë parasysh faktin se, vitin e kaluar, kanë thënë para gjykatës se do të jenë gati të procedojnë në pranverë”,- shprehet Kehoe.

Ai shton se shumë dokumente të Prokurorisë janë të redaktuara tej mase dhe se vështirë kuptohet se për çfarë flasin dëshmitarët.

“Shumë shpesh kur kemi deklarata të dëshmitarëve që janë të redaktuara në mënyrë të rreptë, është shumë e vështirë për mua dhe stafin tim, si dhe për njerëzit që i rishikojnë këto informacione, të kuptojnë plotësisht atë se çfarë dëshmitari është duke thënë. Shumë, shumë e vështirë”,– thotë Kehoe.

Ellis: Prokuroria mund të mbahet përgjegjëse për vonesën

Drejtori ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, Mark Ellis, thotë se nuk beson se fillimi i procesit gjyqësor për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin është duke u shtyrë me ndonjë qëllim.

Ai thotë se në bazë të asaj që është parë deri më tani, në Dhomat e Specializuara është bërë një punë e madhe, duke përfshirë edhe zhvillimin e tetë konferencave statusore.

Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes, e thërret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. Në konferenca të tilla, Prokuroria tregon se çfarë lloj provash disponon.

“Nëse Gjykata konstaton se prokurori është duke i neglizhuar me qëllim detyrimet dhe obligimet e tij, kjo do të shkonte në favor të zotit Thaçi që të lirohej me kusht. Dhe, po ashtu, Gjykata do ta mbante përgjegjës prokurorin për çdo vonesë të mëtejshme”, thotë Ellis për Radion Evropa e Lirë.

Ellis thotë se, sipas ligjeve ndërkombëtare, gjithkush gëzon të drejtën që të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm kohor dhe se çdo vonesë e Prokurorisë në procedim të rastit është po ashtu shqetësim për Gjykatën.

“Gjykata do të jetë shumë më shumë e shqetësuar nëse rasti zvarritet, zvarritet dhe zvarritet dhe, në të njëjtën kohë, zoti Hashim Thaçi mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë”, thotë Ellis.

Në konferencën e fundit statusore, që është zhvilluar më 29 tetor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se ka rishikuar me kujdes resurset njerëzore dhe se më 17 dhjetor do të dorëzojë dosjen paraprake.

Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë për Radion Evropa e Lirë se janë duke bërë përpjekje që të kalojnë sa më parë në proces gjyqësor, por nuk jep ndonjë afat kohor.

“Lidhur me rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ZPS-ja [Zyra e Prokurorit të Specializuar] kërkon të kalojë në gjykim sa më shpejt që të jetë e mundur. Konferenca statusore e radhës është planifikuar për pasditen e 15 dhjetorit, 2021, dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar po përgatit dokumentin e saj paraprak për 17 dhjetor, 2021”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së.

Konferenca e radhës për ecurinë e rastit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit është konfirmuar për datën 15 dhjetor.

Gjykata kundër lirimit, frikë nga ndikimi i të akuzuarve

Dhomat e Specializuara të Kosovës i frikësohen ndikimit që kanë të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe, për këtë arsye, nuk i miraton kërkesat e tyre për lirim me kusht, thotë Mark Ellis.

Përveç kompleksitetit të rastit, edhe funksionimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës është kompleks, thotë ai.

“Tani për tani, Gjykata është duke anuar kah riformimi i shqetësimit të saj se vendi më i mirë për zotin Thaçi është qendra e parandalimit e Dhomave të Specializuara, në mënyrë që ai të mund të monitorohet; komunikimet e tij [po ashtu] mund të kufizohen, nëse është e nevojshme. Pra, Gjykata, siç duket, mendon se ky është vendi më i mirë ku mund të jetë zoti Thaçi”, shprehet Ellis.

Ellis thotë se që nga krijimi i Dhomave të Specializuara, më 2015, çështja e ndikimit dhe sigurisë së dëshmitarëve kanë qenë sfiduese.

“Unë mendoj se Gjykata është kujdesur në mënyrë të vazhdueshme që zoti Thaçi dhe të tjerët nuk mund t’i pengojnë procedurat përmes çfarëdo frikësimi të dëshmitarëve. Dhe, kjo kërkon që ata të monitorohen në qendrën e paraburgimit [të Dhomave të Specializuara]. Ky është dallimi i këtij rasti me rastet e tjera që ju mund të keni parë në tribunale ndërkombëtare”, thotë Ellis.

Ellis thotë se nuk është e përcaktuar se deri kur Dhomat e Specializuara mund të mbajnë në paraburgim ish-presidentin Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Kraniqi dhe Rexhep Selimi mbesin në paraburgim në Hagë që nga arrestimi i tyre në nëntor të vitit 2020. Atyre u janë refuzuar kërkesat për lirim me kusht.

Më 30 nëntor, Dhomat e Specializuara kanë refuzuar garancitë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Në arsyetimin e Gjykatës është thënë, mes tjerash, se Thaçi ka ndikim dhe se lirimi i tij përbën rrezik për frikësimin e dëshmitarëve.

Pas vendimit të Dhomave të Specializuara, REL-i ka pyetur Policinë e Kosovës për garancitë e dhëna, si dhe për konstatimet e Gjykatës se ky institucion ka kapacitete të kufizuara për të garantuar lirimin me kusht të Thaçit, por në polici nuk kanë dashur t’i komentojnë këto çështje.

Njëjtë ka vepruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Për vendimin e Gjykatës dhe mundësinë e dhënies së garancive të reja nuk është përgjigjur as Ministria e Drejtësisë e Kosovës.

Për çka akuzohen Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, akuzohen nga Dhomat e Specializuara për vepra të rënda penale, si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza e Prokurorisë i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për veprat penale që lidhen me krime lufte, si: ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë e personave dhe përndjekje.

Sipas Dhomave të Specializuara, këto krime janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

Prokuroria pretendon se këto krime të prezantuara në aktakuzë janë kryer në lokacione të ndryshme në Kosovë, si dhe në disa të tjera në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015 dhe mision kanë hetimin e krimeve të pretenduara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Pretendimet për këto krime të supozuara janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Marrë nga: REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli rexhep selimi hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli rexhep selimi

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion