LIVE UPDATES
Politike

Hajdari dhe Gjoni me parti të re? Ligji dhe eksperti ligjor kundërshtojnë njëri-tjetrin (Precedenti LIBRA)

19 Prill 2019, 19:37 Nga DOSJA
Hajdari dhe Gjoni me parti të re? Ligji dhe eksperti ligjor

TIRANË- Dy deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni kanë dhënë sinjale se ata mund të krijojnë forca të reja parlamentare dhe të hyjnë në zgjedhjet lokale. E para që artikuloi krijimin e një force te re, ishte Rudina Hajdari e cila nga foltorja e Kuvendit u shpreh se ishte e gatshme që të merrte pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ne jemi për përfaqësim nga populli. Ne nuk duam në asnjë mënyrë t’i bojkotojmë zgjedhjet e qershorit. Koha nuk është në favorin tonë. Ftoj gjithashtu që të mos bojkotohen zgjedhjet. Ne nuk mund të luajmë jashtë rregullave të lojës politike dhe duhet të qëndrojmë brenda kushtetutës. Ftoj çdo demokrat që të na përkrahë. Po përgatitemi dhe do marrim çdo lloj mase të mundshme për të shpalosur një alternativë tonën. Të na përkrahin demokratët që të ndryshojmë sistemin, të hapim rrugën për një garë reale, në këtë parlament, t’i japim fund këtij sistemi që e ka kalbur demokracinë në këtë vend”,- tha depuetja që nuk hoqi dorë nga mandati.

Ndërkohë sot në një intervistë për Dosja.al, Ralf Gjoni u shpreh se ai është i gatshëm që të hyjë në zgjedhjet lokale. “Çdo opsion mbetet i hapur, përfshirë këtu edhe gjetjen e mekanizmave për suksesin e zgjedhjeve lokale,”- tha ai për Dosja.al

Por çfarë thotë ligji për regjistrimin e partive dhe hyrjen e tyre në zgjedhje?

Nr. 8580, datë 17.2.2000, i ndryshuar disa herë, në nenin 10 thuhet qartë se “Regjistrimi i partive politike bëhet në gjykatën e shkallës së parë të rrethit të Tiranës, e cila mban regjistrin e partive politike. Në regjistrin e partive politike shënohet numri rendor i regjistrit, numri i aktit, numri i vendimit gjyqësor, data e shpalljes, dispozitivi i vendimit, emri i plotë i partisë, inicialet e partisë, stema e partisë, përshkrimi i konfiguracionit të vulës, emri i kryetarit, numri I anëtarëve themelues, shënime për ndryshimin e emrit, konfiguracione të vulës ose të kryetarit të partisë, fshirjes apo mbarimit të veprimtarisë së subjektit, data e bërjes së shënimit, emri, si dhe nënshkrimi i nëpunësit kompetent”.

Ndërsa më tej në nenin 11, thuhet se duhen mbi 3 mijë firma që partia politike të regjistrohet në gjykatë. “Partia politike regjistrohet me kërkesë të nënshkruar nga jo më pak se 3 000 anëtarë themelues. Kërkesa për regjistrimin e një partie politike depozitohet në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Tiranë dhe duhet të përmbajë, për çdo anëtar themelues

Por edhe pse në ligjin për regjistrimin e partive shkruhet se duhen 3 mijë firma që një parti të regjistrohet, ekspreti i Kodit Zgjedhor, ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kumes shprehet se ka mekanizma të tjera për hyrjen në zgjidhje.

Eksperti Kume

Në një intervistë për TiranaNews.al ai nënvizon se nëse deputetët aktualë (sikurse është Rudina Hajdari) krijojnë një parti dhe duan të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, nuk kanë nevojë për të mbledhur firma. I pyetur nëse ka ndonjë mundësi që regjistrimi të bëhet në një datë tjetër dhe jo në 21 prill për shkak të afatit në limit, eksperti Kume thekson se një shans tjetër është edhe në maj që përkon me regjistrimin e kandidatëve.

“Në rast se një parti ka në përbërjen e saj, në anëtarësinë e saj deputetë, (i cili e ka marrë mandatin kur ka qenë kandidat i një partie tjetër, por që më vonë ka ndryshuar parti dhe partia e re ku ai ka vajtur do të futet në zgjedhjet vendore), nuk e ka të domosdoshme, pra mund të regjistrohet direkt. E plotëson kushtin pa marrë mbështetjen e 3 mijë shtetasve me të drejtë vote. Dhe ky arsyetim mund të mbështetet edhe në frymën e nenit përkatës në të cilën thuhet që nëqoftëse janë disa parti pjesëmarrëse në një koalicion, mjafton që njëra prej tyre të ketë deputetë, ose të ketë të zgjedhur në njësinë vendore përkatëse, dhe ata mund të garojnë dhe të çojnë lista kandidatësh, regjistrohen si të tillë, pra parti që regjistrohen si të tilla. Kështu që po qe se deputetët e sotëm formojnë një parti të re brenda afatit të parashikuar në Kodin Zgjedhor, që i bie brenda 70 ditëve, data 21 e këtij muaji, e përcaktuar nga Komisioni Qnedor i Zgjedhjeve si afat limit për t’u regjistruar nga partitë politike arrin ta kapin këtë kohë, ata mund të regjistrohen”, shprehet ai.

Precedenti LIBRA?

Por ky debat për regjistrimin e një partie para zgjedhjeve lokale që ka anëtarë të saj në Kuvend, është bërë dhe vitin 2017 me LIBRA-n. Në atë kohë KQZ i kërkonte LIBRA-s, që kishte dy deputetë në Kuvend, Ben Blushin dhe Mimoza Hafizin, që të dorëzonte 3 mijë firma edhe pse ishte e regjistruar në Gjykatë. Kjo situatë krijoi shumë debate në atë kohë, pasi disa interpretonin si një gabim të KZQ dhe disa të tjerë ekspert të fushës si një kërkesë të drejtë.

Tashmë pritet se si do të veprohet me forcat e reja që pritet të krijohen nga Rudina Hajdari, do të kërkohen 3 mijë firmat, apo do të regjistrohen si parti që kanë anëtarë të tyre në Kuvend.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kzq ligji per partite opozita e re partia e re ralf gjoni rudina hajdari kzq ligji per partite opozita e re partia e re ralf gjoni rudina hajdari


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet