LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Hajdeni se do mbushim furgonin’, zbardhet SKEMA, ‘idenë’ ia dha gruaja, shefi i Rendit vodhi ndihmat me kunatin zjarrf

29 Nëntor 2019, 13:26 Nga DOSJA
‘Hajdeni se do mbushim furgonin’, zbardhet SKEMA,

TIRANË– Pak orë para se grupet e kërkim-shpëtimit në Durrës dhe Thumanë, të mbyllnin operacionet e kokë-ulur të nxirrnin nga rrënojat edhe trupin e Xhuljeta Gjonajt, në kryeqytet strukturohej një skemë vjedhjeje në kurriz të fatkeqësisë.

Janë të paqarta arsyet që “detyruan”, shefin e Rendit në Komisariatin e Rinasit, Altin Zeka, që bashkë me të shoqen dhe kunatin të organizonin dhe realizonin vjedhjen e kutive me ndihma për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas publikimit të një videoje ku shfaqeshin pamje të përvetësimit të një sasie pakosh ushqimore të destinuara për banorët e prekur nga tërmeti, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në flagrance dy policët, Altin Zeka dhe E.H, komandant skuadre, dhe kunatin zjarrfikës, Arben Taullau.

Ideatorja e vjedhjes, gruaja e Altin Zekës, kryetarja e forumit të PS në njësinë 3

Dosja.al siguroi informacionet sesi kjo skemë u realizua me ndihmën e  familjes Zeka.  Valbona Zeka, gruaja e Altin Zekës, telefonoi në numrin e një fondacioni shumë të njohur në Tiranë, për të kërkuar ndihma për punonjësit e Policisë në Rinas, të cilëve sipas saj iu ishin dëmtuar shtëpitë… në realitet, siç mësoi Dosja.al, asnjë nga efektivët e këtij komisariati nuk kanë denoncuar dëmtim të banesave.

Fondacioni e besoi kërkesën e Zekës, duke pranuar që t’i jepte pakotë me ndihma, dhe në këtë moment, në lojë hyn burri shef. Fondacioni pranoi pasi ata kishin besuar realisht se burrë e grua kishin marrë përsipër furnizimin me ndihma për policët e prekur nga tërmeti.

‘Hajde se do mbushim furgonin’, kunati zjarrfikës dhe shoferi pjesë e vjedhjes

Të ndihmuar nga kunati i Altin Zekës, Arben Taullau, vëllai i gruas së tij, me detyrë zjarrfikës në Kombinat, ata ngarkuan një furgon të komisariatit në Rinas me pakot që morën në Fondacion dhe nisën aventurën që zgjati vetëm disa orë… Bashkë me ta, ishte edhe komandanti i një skuader në Rinas, E.H., që në këtë skemë luajti  vetëm rolin e shoferit.

Pakot me batanije, biskota, sheqer dhe oriz…për tek shtëpia e vjehrrës

Destinacioni i kutive të mbushura me oriz, sheqer, vaj, miell, biskota, dhe të tjera produkte të shportës bashkë me  batanije të përdorura, nuk ishte Komisariati i Rinasit. Rrugës, grupi ndaloi në zonën e njohur në Tiranë si “Varri i Bomit”, ku në shtëpinë e vjehrrës së Altin Zekës, ishte menduar që të fshiheshin pakotë. Shtetasja Sh.T, mamaja e Valbonës dhe Arbenit, u bë mburoja e pakove të vjedhura nga shefi i Rendit. Ajo që grupi s’kishte menduar, ishte ‘spiuni dixhital’. Në momentin kur ata po shkarkonin kutitë nga furgoni i bardhë, një qytetar rastisi në vendngjarje dhe filmoi gjithçka. Altin Zeka, s’mund të fshihej më…

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat reagoi duke kërkuar dhe zbuluar kutitë që u fshehën tek shtëpia e vjehrrës së Zekës. Procedimi penal ka nisur edhe për gruan e tij, dhe vjehrrën, për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim.

Babëzi e momentit apo ngjarje e paralajmëruar?!

Është interesante dëshmia që shefi i Rendit në Komisariatin e Rinasit, që ka patur nën “survejim” edhe aeroportin, ku jo më larg se 6 muaj më parë ndodhi grabitja e famshme do të japë para prokurorisë. Edhe më interesant, është fakti që në vitin 2017, në raportin që Ministria e Brendshme teknike e asaj kohe, për zgjedhjet e 2017, listoi Altin Zekën si një nga 32 policët që kishin ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare, duke sfiduar autoritetin policor. Natyrisht, që gjetja e raportit siç edhe provohet sot pas 2 vitesh, u shpërfill…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin zeka arben taullau polici vjedh ndihmat valbona zeka altin zeka arben taullau polici vjedh ndihmat valbona zeka

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta