LIVE UPDATES
Aktualitet

“Halabak”/ Budina i revoltuar ndaj Ramës: Nuk më kanë marrë nga urat e Parisit, as thonjtë nuk i kam të paprerë 

13 Dhjetor 2020, 20:51 Nga DOSJA
“Halabak”/ Budina i revoltuar ndaj Ramës: Nuk më kanë

TIRANË– Regjisori Edmond Budina, i cili ka marrë pjesë në protestën që është zhvilluar për të pestën ditë radhazi i revoltuar ka komentuar shprehjen e Kryeministrit Rama, i cili tha para disa ditësh në protestuesit.

Teksa iu referua termit “halabakë”, Budina u shpreh se, nuk është një halabakë që ika thonjtë e paprerë, duke shtuar se atë nuk e kanë marrë nga urat e Parisit për ta sjellë në Shqipëri.

Ndër të tjera, Budina ka thënë me ironi, drejtuar qevirisë se deri më tani nuk është akuzuar se ka vila apo shuma të mëdha parash. Më tej, ai shtoi se kjo çfarë po ndodh në Shqipëri është një ndërthurje mes mafias dhe pushtetit.

“Shikoni te Partia Socialiste sesa forca policie ka për të ruajtur simbolin e Rilindjes jo të PS. E ruajnë nga ne ‘halabakët’. Nga unë, p.sh, e thashë edhe mbrëmë që jam një halabak që nuk i kam thonjtë e paprerë, siç e shikoni, nuk më kanë marrë nga urat e Parisit dhe të më sjellin këtu. Nuk më ka akuzuar njëri që kam vila në periferi të Tiranës, që kam vila në Amerikë, që kam 200 milionë euro. Këto janë gjera që kanë dalë në media. Unë halabaku që jap urdhër të masakrohen njerëzit me gaz lotsjellës, të masakrohen njerëz, të vriten fëmijët, të keqtrajtohen fëmijët dhe të hidhen fëmijët nëpër burgje, ashtu e tha avokati i popullit që i keqtrajtojnë. Këta nuk e mbajnë veten për halabakë. Këta që vjedhin me miliona euro në të gjitha aferat e tyre korruptive. Unë i kam parë vetë me sytë e mi civilë të futur mes njerëzve që rrëzonin dhe shkatërronin. Plus që arrestojnë. Kjo është një ndërthurje e mafies me pushtetin. Të gjithë ata nuk janë veç militantë, por janë për mendimin tim forca të errët mafioze që ju ikin interesat ekonomike që kanë. Dhe prandaj them që duhet të jemi përherë të gatshëm për t’u ngritur dhe për t’ua përplasur në fytyrë. Dua ti bëj një thirrje dhe opozitës këtu që të mos e flenë mendjen se në 25 do ta fitojnë lisho. Këta çdo gjë e kanë të organizuar, kanë mafien nga mbrapa, kanë policinë nga mbrapa. Dhe prandaj nuk lëshohet Ardi Veliu. Përgjegjësia duhet të jetë shumë e madhe sepse këta nuk njohin njerëzillëk. Ne ua kemi thënë disa herë, protestuam në mënyrën me paqësore gati tre vjet te Teatri Kombëtar dhe këtyre nuk i hyri gjemb në këmbë, erdhën dhe e shembën Teatrin me njerëzit brenda. A e kuptoni se ç’kriminelë janë këta. Dhe tani kërkojnë qetësi, të ruajnë pronën publike. Po Teatri nuk ishte pronë publike? Pyetini këta policët që janë mbrapa meje. A e marrin shpërblimin që kanë më tepër për orët e jashtëzakonshëm që bëjnë? Nuk marrin fare por janë të bindur sepse është buka e gojës. Shumë prej tyre më kanë kapur, më kanë thënë vazhdoni, kemi respekt. Unë them që si qytetarë të gjithë duhet të ngrihemi. Duhet të ngrihen këta intelektualë që rrinë qosheve dhe presin që dikush t’ua rrëzojë këtë qeveri kriminale. Dhe drejtësia duhet të lëvizë. Shoqëria shqiptare nëse do të ndryshojë duhet të ndërgjegjësohet për këtë krim të jashtëzakonshëm“.– ka thënë ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina edmond budina

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet