Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
DW: Asnjë shenjë për ndalimin e luftës! Hamasi vazhdon të hedhë raketa, Izraeli kundërpërgjigjet
15 Maj 2021, 11:47Nga DOSJA
IZRAEL– Ushtria izraelite përforcoi kundërsulmet e saj ndaj Hamasit radikal-islamik pas raketave të hedhura nga Rripi i Gazës. Natën e së shtunës nga bombardimet e ushtrisë izraelite u shkatërruan në Rripin e Gazës disa ndërtesa. “Nuk ka marrë ende fund”, u shpreh kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu pas një takimi në Ministrinë e Mbrojtjes duke iu referuar Hamasit. Ai sinjalizoi njëpërforcim të sulmeve shpaguese izraelite si kundërpërgjigje ndaj goditjes së vazhdueshme me raketa të Hamasit radikal-islamik.” “E kam thënë, ne do të godasim fort Hamasin dhe organizata të tjera terroriste. Dhe këtë po bëjmë”, thuhet në një njoftim për shtyp të zyrës së Netanjahut.
Goditje ajrore të aviacionit izraelit në Rripin e Gazës
Asnjë shenjë për ndalimin e dhunës
Sipas të dhënave të mjekëve në zonat palestineze të shtunën (15.05) në orët e mëngjesit nga një sulm izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë 10 anëtarë të një familjeje, mes viktimave edhe tetë fëmijë dhe dy gra. Sulmi ajror, sipas të dhënave, u drejtua në perëndim të Rripit të Gazës, ku u rrëzua një ndërtesë trekatëshe në kampin e refugjatëve, al-Shati.
Edhe militantë palestinezë vazhduan sulmet e tyre me raketa ndaj qyteteve izraelite. Në qytetin Bersheva në jug të Izraelit si edhe në zonat kufitare me Rripin e Gazës u dëgjuan të shtunën sirenat e alarmit, bëri të ditur ushtria izraelite. Sipas saj nga Libani u drejtuan tre raketa në drejtim të Izraelit, por ato ranë në Detin Mesdhe. Për herë të parë që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit radikal-islamik janë hedhur dy raketa nga Siria në Izraelin verior. Një raketa e tretë nga Siria nuk arriti në Izrael. Nuk është e qartë, nëse ka një lidhje me shkallëzimin e situatës në konfliktin izraelito-palestinez. Krahas Rripit të Gazës dhe Izraelit konflikti po zgjerohet edhe në Jordanin Perëndimor. Në këtë zonë të pushtuar nga Izraeli, të premten u zhvilluan përleshjet më të ashpra, që prej 20 vjetësh.
Frika e një luftë të re në rajon – Në Jordanin Perëndimo u zhvilluan përleshjet më të ashpra që prej 20 vjetësh
Shkallëzimi i situatës në Lindjen e Afërt ka rritur frikën e një lufte të re në rajon. Në këtë konflikt kanë humbur jetën nga e hëna(10.05) në Rripin e Gazës, Jordanin Perëndimor dhe Izraelin të paktën 135 vetë, më shumë se 1000 vetë janë plagosur. Viktimat më të mëdha ndodhen mes palestinezëve.
Qeveria amerikane ka nisur ndërkohë një të dërguar të posaçëm në rajon. Hady Amr ka mbërritur në Izrael, bëri të ditur ambasada amerikane. Të dielën Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të konsultohet sërish për situatën në Lindjen e Afërt.
Marrë nga DW
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ai është kundër ndryshimit të kufijve, por kjo ide, sipas tij, do të mund të gjente zbatim vetëm nëse...
GREQI– Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga grabitja që u kthye në vrasje në Greqi pak ditë më parë. Protothema.gr shkruan se në momentin kur grabitësit mbytë...
WUHAN– Një valë e ashpër e motit të keq goditi Kinën qendrore-lindore gjatë natës, duke u pasuar me dy tornado të mëdha , të cilat shkaktuan dëme shumë s...
GAZA- Një luftë e pabarabartë po zhvillohet mes Palestinës dhe Izraelit pas tensioneve që nisën të hënën, ndërsa ushtritë e dy vendeve kanë kapacitete të ndrysh...
IZRAEL– Nabil Abu al-Reesh, një mjek i vendosur në Rripin e Gazës ka rëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar pas sulmit ajror izraelit të ndodhur mëngje...
GJERMANI– Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas (SPD) përjashton mundësinë e një fushate tjetër për riatdhesimin e pushuesve që eventualisht mund të bllok...
TIRANË– Ushtari shqiptar, Ardit Sema e ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të mes kolegët. Sema, efektiv i batalionit të dytë të këmbësorisë u surprizua nga...
PALESTINË– Kanë kaluar gjashtë ditë që nga përshallëzimi i luftës mes Izraelit dhe Palestinës, dhe ajo që ka mbetur në Gazë janë veç rrënoja, njerëz...