LIVE UPDATES
Bota

Hap në kohën e duhur: SHBA e shtojnë praninë ushtarake në Gjermani

16 Prill 2021, 13:32 Nga DOSJA
Hap në kohën e duhur: SHBA e shtojnë praninë ushtarake

Ishte Berlini, jo kryeqyteti i ndonjë vendi tjetër ku ndaloi për herë të parë në Evropë ministri i ri amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin. Në Berlin ai qëndroi madje para se të vizitonte NATO-n, në Bruksel. Mbi të gjitha ai solli në Gjermani një lajm të vlerësuar: administrata Biden jo vetëm që e ndaloivendimin e paraardhësit Trump për të tërhequrnjë të tretën e ushtarëve amerikanë të stacionuar në Gjermani. Pra “tërheqja u ndërpre”, siç u shpreh Austin.

Por Bideni madje e ktheu në të kundërtën vendimin e Trumpit. Austin njoftoi të martën (13.04.) në Berlin se SHBA do të stacionojnë edhe 500 ushtarë të tjerë “në mënyrë të përhershme” në Gjermani. Stacionimi do të bëhet që këtë vjeshtë në zonën e Wiesbadenit, në jugperëndim të Gjermanisë.  Me këtë, numri i përgjithshëm i trupave amerikane në Gjermani arrin në 35.000 vetë.

Joe Bideni bën me këtë një hap konkret për riparimin e marrëdhënieveme Gjermaninë, të dëmtuara nga paraardhësi i tij në post, Donald Trump.

Midis Azisë dhe Evropës: SHBA forcojnë praninë në Gjermani

Në një kohë kur vitet e fundit politika e jashtme e SHBA është përqendruar më fort në Azi, administrata e re po bën tani në Evropë një hap në mbështetje të NATO-s, në mbështetje të Gjermanisë. Stacionimin e trupave amerikane në Gjermani Lloyd Austin e quajti të mirë „për SHBA dhe për NATO-n”.

Ministri amerikan i Mbrojtjes tha në Berlin se Gjermania “do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm i sigurisë dhe ekonomik për Shtetet e Bashkuara në vitet e ardhshme” për shkak të „dinamikës globale në ndryshim” dhe një “mjedisi të vështirë të sigurisë”. Më tej ai tha se “forcimi i marrëdhënieve tona me Gjermaninë ka përparësi të lartë, për administratën Biden/Harris”.

Elementët e karrierës personale i dhanë nota të përzemërta fjalëve të ministrit amerikan të Mbrojtes në Berlin. Lloyd Austin, që sot është gjeneral në pension tha se ruan kujtimet më të mira për njerëzit dhe kulturën gjermane, nga koha kur ka shërbyer vetë si nëntoger, te trupat amerikane në Gjermani.

Njëkohësisht, në vendimin e fundit amerikan për shtimin e trupave në Gjermani disa vëzhgues në Gjermani duan të shohin një rikthim të frymës së Luftës së Ftohtë. E freskët është në kujtesën kolektive në Gjermani koha kur Gjermania ishte në vijën e parë të frontit përballë bllokut komunist. Dhe kur forcohej nga aleatët në mbrojtje të Perëndimit.

Por sot, zhvillimet gjeopolitike duket se po e favorizojnë Gjermaninë pikërisht sepse nuk është më në vijën e parë të frontit. Megjithë këmbënguljen e Polonisë, Trumpi nuk stacionoi masivisht trupa amerikane atje: pamja e konfrontimit me rusët në Poloni do të ishte direkte.

Dinamika globale në ndryshim dhe Rusia

Ministri amerikan i Mbrojtjes mbajti qëndrim të mbuluar kur e pyetën në konferencën e shtypit në Berlin, nëse forcimi i pranisë në Gjermani ka të bëjë me veprimet e Rusisë.

Ai tha se vendimi është një mesazh për NATO-n, “se ne e mbështesin NATO-n në përmasat më të gjera”. Dhe se “më e rëndësishmja, ne e vlerësojmë marrëdhënien tonë, me partneren tonë këtu në Gjermani”.

Por këto fjalë dhe roli që u përshkroi ai trupave shtesë amerikane në Gjermani flasin për vëmendje amerikane ndaj Rusisë. Austin tha se me forcat e reja përmirësohen aftësitë për parandalim të konfliktit. “Dhe në rast nevoje, aftësia jonë për të luftuar dhe fituar.” Me to shtohen kapacitetet për aftësi luftarake kibernetike dhe elektronike.

Sidoqoftë, në 50 vitet e fundit, amerikanët kanë bërë investime të mëdha ushtarake në Gjermani. Kryesisht në landet federale jugore të Bavarisë dhe të Baden-Vyrttembergut si dhe të Rheinland-Pfalzit. Në bazat ajrore të Spangdahlemit dhe në Ramstein, në Rheinland-Pfalz amerikanët kanë stacionuar madje një arsenal armësh bërthamore. Dhe në janar 2020, para vendimit (tani të anuluar) të Trumpit për tërheqje, amerikanët sapo nisën modernizimin e atyre bazave, me një investim prej gati gjysmë miliarde dollarësh (425 milionë dollarë).

Nordstream 2 nuk duhet të na pengojë marrëdhënien me Gjermaninë”

Edhe administrata Biden e kundërshton qartë gazsjellësin Nordstream2, që do të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani e Evropë. Por ajo mban një qëndrim më pragmatik se parardhësja. Ministri Austin tha për Nordstream 2 se “ne kemi shprehur kundërshtimin tonë ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndikimit që do t’i japë ajo në të vërtetë Rusisë. Por ne nuk do ta lejojmë atë çështje të pengojë një marrëdhënie të jashtëzakonshme, që kemi me shtetin e Gjermanisë”.

Kurse ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer qe skeptike nëse do të sillte gjë pezullimi i ndërtimit të gazsjellësit, i cili tani është në kilometrat e fundit. Megjithatë ajo tha se sa gaz do të kalojë përmes tubacionit, kjo duhet të varet gjithashtu nga sjellja e Rusisë.

Vlerësime amerikane për investimet ushtarake të Gjermanisë

Administrata Biden i përmbahet kërkesës që edhe Gjermania të investojë për mbrojtjen dy përqind të produktit të brendshëm bruto. Po edhe qeveria gjermane e ka këtë synim. Ministrja e Mbrojtjes, Kramp-Karrenbauer tha se “ne investojmë me synim të caktuar dhe i ofrojmë aftësitë tona”.  Kështu vetëm këtë vit buxhetor, Gjermania po investon për ushtrinë 2.5 miliardë euro më shumë, të paparashikuara.

Që nga viti 2014 shpenzimet gjermane për mbrojtjen janë shtuar me 57 përqind.

Gjermania do të luajë rol drejtues qëndror dhe me disa brigada moderne, në Very High Readiness Joint Taskforce, në trupën e ndërhyrjes së shpejtë të NATO-s. Në gjashtëmujorin e dytë, të këtij viti, Gjermania do të dërgojë edhe fregatën Bayern në rajonin e Indo-Paqësorit. Për të gjitha këto falenderoi në Berlin edhe ministri amerikan i Mbrojtjes.

Hapi amerikan për rigjallërimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, të dëmtuara nën administratën Trump, vjen në kohën e duhur. Ftohja e skajshme e nisur nga Trumpi i nxiti gjermanët të mendojnë më seriozisht për sigurinë e tyre, duke shtuar masivisht investimet ushtarake.

Por paralelisht ajo nxiti një frymë të thellë mosbesimi antiamerikane në Gjermani, të tillë sa pritej që marrëdhëniet me SHBA të shfrytëzoheshin si temë elektorale këtë vjeshtë. Në botën e sotme dinamike SHBA nuk mund të jenë të interesuara të humbasin aleaten e tyre më të sigurtë në Evropë, fuqinë kryesore ekonomike të Evropës. Nga fillimi i ri në marrëdhëniet SHBA-Gjermani përfitojnë të dyja palët.

MARRE NGA DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota gjermani shba shba shton pranine ushtarake ne gjermani gjermani shba shba shton pranine ushtarake ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 16 Prill 2021, 12:28

KOSOVË- Mjekët në Kosovë kanë dalë në protëstë ditën e sotme në Podujevë për shkak të arrestimit të mjekut pulmologut Ibrahim Hoti mbrmjen e djeshme. Hoti ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet