LIVE UPDATES
Aktualitet

Hapen aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë! Policia: Keni një muaj kohë, kuotat janë 50 (KRITERET)

28 Shtator 2021, 06:58 Nga DOSJA
Hapen aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë!

TIRANË– Policia e Shtetit ka hapur zyrtarisht pranimin e aplikimeve për pranimin në Akademinë e Sigurisë, të personave që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, me mesatare mbi 8. Aplikimet fillojnë më datë 28.09.2021 dhe përfundojnë më datë 27.10.2021. Aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikantët kanë vendbanimin e përhershëm. Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të personave që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë 50.

Aplikanti që përfundon me sukses trajnimin në Akademinë e Sigurisë nënshkruan kontratë pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe emërohet në strukturat vendore të Policisë, sipas nevojave të Policisë së Shtetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Hapen aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, me mesatare mbi 8.Me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mosdiskriminimit, hapen aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, me mesatare mbi notën 8.Aplikimet fillojnë më datë 28.09.2021 dhe përfundojnë më datë 27.10.2021.Aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikantët kanë vendbanimin e përhershëm.Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë 50.Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme e të veçanta, si vijon:

Kriteret e përgjithshme janë:
• të jetë shtetas shqiptar;
• të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
• të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
• të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
• të plotësojë kriteret për t’u pajisur me vërtetimin e besueshmërisë.

Kriteret e veçanta janë:

a. të ketë përfunduar studimet në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose shkencat kompjuterike;
b. të ketë mesataren mbi “8” të notave në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë;
c. të jetë në moshë jo më shumë se 30 vjeç;
d. të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat;
e. të zotërojë gjuhën e huaj angleze në nivelin mbi 60 pikë, sipas standardit ALCPT;

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

• Formularin e aplikimit, të cilin mund ta shkarkojnë online (https://www.asp.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/Formulari-i-aplikimit-per-pranimin-ne-Akademine-e-Sigurise-converted-2.pdf), ose ta tërheqin për plotësim pranë burimeve njerëzore në DVP-të ku kanë banimin;
• Diplomën dhe listën e notave të noterizuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara). Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, duhet të paraqesin vërtetimin nga Ministria e Arsimit Sportit e Rinisë, për njëvlershmërinë e diplomave të marra jashtë vendit dhe llogaritjen e mesatares së ponderuar të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të studimeve;
• Fotokopje të kartës së identitetit;
• Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
• Certifikatë e gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura policore ku kryhet aplikimi);
• Certifikatë familjare (nxirret nga struktura policore ku kryhet aplikim);
• Vërtetim nga gjykata dhe nga prokuroria;
• 2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.

Fazat e vlerësimit:

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar i nënshtrohen fazave të vlerësimit si më poshtë:

Vlerësimi sipas notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve në të njëjtën fushë studimi, vlerësim me testim i zotërimit të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT, intervistimi i aplikantëve, kontrolli shëndetësor, marrja e shenjave të gishtave dhe verifikimit përfundimtar i aplikantit.Komisioni i Vlerësimit, në përfundim të vlerësimit dhe kontrollit, bën renditjen e kandidatëve fitues.

Aplikantët që nuk plotësojnë kriteret apo nuk kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, njoftohen me shkrim nga strukturat vendore të burimeve njerëzore për arsyet e s’kualifikimit.

Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit tek Drejtori i Policisë Vendore, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes për s’kualifikim. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së ankesës.

Aplikanti që përfundon me sukses trajnimin në Akademinë e Sigurisë nënshkruan kontratë pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe emërohet në strukturat vendore të Policisë, sipas nevojave të Policisë së Shtetit.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet akademia e sigurise akademia e sigurise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet