Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëria nga 1 Qershori ka marrë vendim për hapjen e kufijve tokësorë, kurse Kosova ende s’ka ndonjë datë caktuar për hapjen e korridoreve me shtetet fqinje, edhe pse sipas MSH-së, është thënë se kjo do të mund të ndodhë në fillimin e Fazës së Tretë, me ç’rast pritet të hapen kufijtë tokësorë e ajrorë.
Në fazën e tretë në Kosovë, nis zbatimin pikërisht më 1 qershor apo nga kjo e hënë. Në anën tjetër, disa kompani autobusësh në Kosovë, tashmë kanë nisur edhe organizimin dhe parapërgatitjet për linjat e tyre drejt Shqipërisë.
Madje, në faqe zyrtare të tyre, një nga to ka dhënë informacione për udhëtarët e saj, se nga e hëna nisin me orar të rregullt të udhëtimeve drejt shtetit amë. Sipas së njëjtës kompani linja të rregullta do të ketë Prishtinë – Tiranë – Durrës dhe anasjellas, po ashtu edhe Tiranë – Prizren – Prishtinë.
Në anën tjetër, kompanitë turistike, përveç ofertave për pushime verore që kanë bërë për hotele në Shqipëri e Mal të Zi, ende nuk kanë dhënë detaje rreth të njëjtave se kur mund të nisin.
Gjithsesi edhe Mali e Zi e Maqedonia e Veriut nga e hëna do të heqin kufijtë. Ditë më parë, edhe ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka thënë se tashmë kanë marrë vendim dhe në ditët e para të qershorit do të mund të hapet kufiri Kosovë-Shqipëri.
Ambasadori Minxhozi thotë se rihapja e kufirit vetëm nga pala shqiptare nuk do të kishte kuptim dhe pret që së shpejti të marrë një vendim edhe Kosova.
“Shpresoj që ndoshta, jo me 1 qershor por shumë shpejt edhe Kosova do t’i rihapë kufijtë me Shqipërinë, sepse nuk do të kishte sens nëse do të hapet vetëm një drejtim. Dhe unë shpresoj që edhe Kosova në ditët e para të qershorit do të hapë kufirin për Shqipëri. Nuk ka vlerë të jetë vetëm një hap i njëanshëm”, është shprehur Minxhozi.
Kosova ende nuk ka një vendim zyrtar për hapjen e kufirit, por kryeministri në detyrë Albin Kurti mbrëmë u shpreh se këtë javë do të merret vendimi për hapjen e kufirit me Shqipërinë.
Kurti tha se ky vendim do të bazohet në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP).
“Edhe në këto ditë të kësaj jave duhet ta marrim këtë vendim, duke u bazuar edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës, që kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës të hapet sa më parë. Duam të marrim në vendim politik, por përbrenda të kenë rekomandimet shkencore të Institutit përkatës”, është shprehur Kurti.
Kujtojmë se kufijtë nga shumica e vendeve të botës janë mbyllur që në ditët e para kur u shënuan raste me Koronavirus.
Kështu ka ndodhur edhe në Kosovë që nga ditët e para kur Organizata Shëndetësore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur koronavirusin pandemi globale më 11 mars. Prej atëherë udhëtimi jashtë vendit gati se është ndaluar plotësisht, pasi ka pasur vetëm udhëtime nën kontrollin e autoriteteve.
Marrë nga Monitor
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango në studion e “Abc News” ka deklaruar se në çdo qeverisje ka pasur tentativa për të shembur monumentet e kultu...
TIRANË– Një 45-vjeçar është arrestuar pasi po qarkullonte me armë zjarri. I riu u ndalua nga forcat “Shqiponja”, të cilat kishin marrë informacion s...
Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar 29-vjeçarin me inciale E.H, pasi nën kërcënimin e thikës vidhte kalimtarët në zonën e Plazhit. Sipas policisë në...
Tiranë- Mjeku i njohur, Tritan Kalo, i ka dhënë një tjetër mesazh të fortë politikës shqiptare, sa i përket mbështetjes që u ka dhënë bluzave të bardha gjatë ko...
Tiranë- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme anti-korrupsion, Arben Kraja kanë dalë kundër projekt-ligjit të pr...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë si lajm të parë deklaratat e Edi Ram...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dënoi dhunën e Policisë Bashkiake të Tiranës ndaj një fëmije rom qe mblidhte mbeturina në Tiranë.Skena e rrahjes së n...
TIRANË– Në një emision dedikuar turizimit dhe destinacioneve të tij për të gjithë ata që do të pushojnë në Shqipëri këtë verë, “Opinion” është ndalur...
TIRANË- Një debat është zhvilluar në studion e Byro Politike me gazetaren Juli Xhokaxhi, mes Drejtoreshës së epidemiologjisë në ISHP Silva Bino dhe epidemi...
TIRANË– Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, njëherazi dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka deklaruar se rreth 8-9 % të persone...