Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Qeveria shqiptare ka përgënjeshtruar indirekt mjekun Dritan Koçiaj, i cili denoncoi se kapacitetet e spitalit COVID3 “Shefqet Ndroqi” janë plotësuar. Në një deklaratë nga televizioni i kryeministrit Edi Rama, ERTV, Arjana Strakosha, zv/drejtoreshë e QSUT, deklaroi se COVID3 ka ende hapësirë të lirë. Ajo gjithashtu iu bëri thirrje qytertarëve që të ruajnë distancën sociale dhe të respektojnë rregullat anti-covid.
DEKLARATA E PLOTË E ARJANA STRAKOSHIT:
Jemi në spitalin Covid3, në pavionin e tretë apo në sektorin e tretë më mirë, sepse ky spital është i konceptuar në tre pavione të mëdha. Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërish të lirë për t’u shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të mirëpritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve me investimet përkatëse. Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore, për momentin apo deri në skenarët aktualë nuk është i vërtete. Sikurse e shikoni edhe vetë janë gati shtretërit në pritje të të sëmurëve.
Ndërkohë sikurse të gjithë e dimë, në skenarët e parashikuar është në gjendje për të pritur të sëmurët dhe Covid4 nga spitali tjetër, natyrisht pasi të mbushen gjithë kapacitetet e Covid1, Covid2 dhe Covid3 Nga ana tjetër për të eliminuar pikërisht këtë dyndje të sëmurëve drejt spitaleve u bëj edhe njëherë thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet rregullat. Nuk është sëmundje e lehtë. Nuk është shaka.
Duhet ruajtur distancimi, duhet të evitohen festat, duhet të evitohen baret, duhet të evitohen ditëlindjet, pra shumë gjëra që tashmë i dimë. Në këtë mënyrë, ne të gjithë luftojmë sëmundjen, edhe e përballojmë Akoma më lehtë, pikërisht edhe fluksin e pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim.
Dosja.al solli mëngjesin e sotëm denoncimin e rëndë të mjekut të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Dritan Koçiaj, i cili deklaronte se e kishte kaluar natën duke iu dhënë pacientëve me COVID19, oksigjen nëpër ambulanca, pasi nuk kishte vende të lira në spital. Nga ana tjetër prej disa javësh opozita bën thirrje për hapjen e spitaleve rajonale që të shërbejnë si spitale COVID, por qeveria deklaron se situata është nën kontroll dhe se fluksi është i përballueshëm, duke argumentuar se ambulanca është njësoj me spitalin.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së Bashkim Koplikut, ish-zv/kryeministrit të parë të Part...
TIRANË- Pedagogu Afrim Osmani, i cili humbi të dy vëllezërit e tij brenda ditës për shkak të komplikacioneve me COVID19, i ka dërguar një thirrje publike k...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë kujtimin e tij për ish-zv/kryeministrin dhe ish-ministrin Bashkim Kopliku, i cili u nda dje nga jeta pasi humbi betejën m...
LEZHË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, siç njoftoi mëngjesin e kësaj të diele ndodhet në Lezhë. Kreu i shtetit ka marrë pjesë në një ceremoni in...
LEZHE- Presidenti Ilir Meta e ka nisur të dielën nga Lezha. Dje, kreu i shtetit ishte në Dibër ku mori pjesë në një ceremoni për 110-vjetorin e Kongresit të Dib...
TIRANË– Një ditë pas video-mesazhit ku hodhi poshtë akuzat e rivalit të tij politik, kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën duke ndarë pamjet nga spita...
TIRANË- Menaxhimi i pandemisë COVID19 është kthyer në shkak për një përplasje jo vetëm në radhët e politikës dhe medias siç ndodh zakonisht në Shqip...
Teksa Kryeministri Edi Rama përflitet për mënyrën e pazakontë në të veshur, për shallvaret, kollaret me ngjyra dhe atletet me kostum, vetë Rama asokohe thoshte ...
ITALI- Nxënësit në Itali kanë nisur të zhvillojnë mësimin në oberret e shkollave si shenjë proteste, duke qenë se tashmë shkollat janë mbyllur si një përpjekje ...
TIRANË– Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim Silva Caka, ka bërë të ditur dhe rezultatin e votime që u z...