LIVE UPDATES
Politike

Hajdari propozon draftin për Këshillin Politik: Listat të hapen 100 %, mandatin e merr ai që votohet më shumë nga populli

20 Shtator 2020, 12:08 Nga DOSJA
Hajdari propozon draftin për Këshillin Politik: Listat të hapen

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka propozuar një draft në lidhje me hapjen e listave 100%, ruajtjen e  kuotës gjinore 30 % dhe mënyrës së shpërndarjes së mandateve. Ndërkohë deputetja ka propozuar 22 shtatorin si një datë për zhvillimin e mbledhjes së radhës të Këshillit Politik, ku është e gatshme të dikutojë edhe mbi draftin.

Në draftin e deputetes propozohet lista 100% e hapur duke i dhënë 100 % fuqinë popullit të zgjedhë se kush do të jetë përfaqësuesi i tij. Gjithashtu sa i përket kandidatëve, Hajdari propozon që të shpallen kandidatë fitues ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota parapëlqyese. Ajo kërkon që të respektohet edhe rregulli për përfaqësimin 30% gjinor.

Propozimet:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në datën 30.07.2020 ligjin nr. 115/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.” Këto ndryshime të Kushtetutës kanë hyrë në fuqi në datën 7 Shtator 2020. 

Është detyrë e jona si ligjvënës që sa më parë të përshtatim legjislacionin zgjedhor duke ofruar kuadrin e duhur për të implementuar këto ndryshime.

Amendamentet që ne propozojmë vijojnë si më poshtë

1. Lista e kandidatëve të Partisë do të jetë 100% e hapur, jo vetëm në cilësinë e të drejtës së zgjedhësit për të shprehur thjesht pëlqimin e tij, por mbi të gjitha duke i dhënë atij 100% fuqinë që të vendosë se kush do të jetë përfaqësuesi i tij në Kuvend.

Me këtë synim, ne kemi propozuar që renditja e kandidatëve të mos bëhet më sipas rendit numerik por sipas rendit alfabetik, duke filluar nga kandidati me gërmën “A” e kështu me rradhë. Kjo mënyrë e zhvleftëson totalisht renditjen paraprake duke i dhënë vlerë vetëm renditjes përfundimtare e cila do të vendoset në bazë të votave parapëlqyese që secili prej kandidatëve ka marrë.

Duke bërë këtë ndryshim, ne e zbatojmë Kushtetutën në gërmë dhe në frymë duke ia lënë zgjedhësit në dorë përzgjedhjen e përfaqësuesve të tij në Kuvend, teksa Partia Politike ka përgjegjësinë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

2. Numërimi i votave parapëlqyese

Duke qenë se ndryshimet kushtetuese sjellin një element të ri, si vota parapëlqyese e kandidatëve, lind nevoja që të rregullohet edhe aspekti i numërimit të kësaj vote. Me këtë synim ne kemi propozuar që numërimi i votave të zhvillohet në dy faza;

Në fazën e parë të numërohen votat për subjektet politike dhe pasi ky proçes të jetë përmbyllur të bëhet numërimi i votave parapëlqyese për secalin kandidat.

Në fazën e dytë, të drejtën për të marrë pjesë në numërimin e votave e kanë të gjitha ato subjekte të cilat në ZAZ-të (Qarkun) përkatëse, rezultojnë nga rezultatet paraprake të KQZ-së se janë përfitues mandati.

Kjo ndërhyrje ka disa aspekte positive;

Së pari i jep mundësinë cdo subjekti përfitues mandate që të bëhet pjesë e numërimit, duke shmangur kështu kontestimet e mundshme dhe duke garantuar një process të drejtë të numërimit të votave parapëlqyese.

Së dyti, duke patur përfaqësim të plotë të të gjitha subjekteve që do të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, ulet në minimum mundësia e deformimit të vullnetit të elektoratit si midis subjekteve ashtu edhe brenda një subjekti zgjedhor.

Së treti, i jep mundësinë e rifreskimit Grupeve të Numërimit të cilat do të kenë dalë nga një proçes i lodhshëm i numërimit të votave të partive politike.

3. Garantimi i përfaqësimit me 30% e gjinisë më pak të përfaqësur.

Në këto amendamente të Kodit Zgjedhor ne kemi parashikuar një mekanizëm për garantimin e përfaqësimit të gjinisë më pak të përfaqësuar duke i dhënë mundësinë atyre kandidatëve të kësaj gjinie që kanë marrë më shumë vota se të tjerët Brenda të njëjtës gjinie, të zëvendësojnë kandidatin e gjinisë së kundërt, me më pak vota Brenda gjinisë së tij, në rastet kur përfaqësimi i gjinisë është më pak se 30%. Në këtë mënyrë ne sigurohemi që gjinia është e përfaqësuar, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër stimulojmë garën sit ë barabartë për të gjitha gjinitë. Ne jemi të bindur gjithsesi se ky mekanizëm nuk do të ketë aspak nevojë të përfaqësohet, për shkak se gjinitë në Shqipëri do të arrijnë vetë të përfaqësohen, sic ka ndodhur edhe në vendet e tjera ku janë aplikuar listat 100% të hapura.

4. Shpërndarja e mandatateve

Në amendementet e paraqitura ne i japim peshë 100% elektoratit në shpërndarjen e mandateve si për partitë ashtu edhe për kandidatët duke i shpërndarë ato te ata kandidatë që kanë më shumë vota parapëlqyese.

Në këtë mënyrë shpërndarja do të bëhet në këtë formë:

Si fillim përcaktohen mandatet që merr çdo parti sipas rezultateve të KQZ dhe më pas shpallen kandidatë fitues ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota parapëlqyese Brenda partisë që përfiton mandate, duke respektuar edhe rregullin për përfaqësimin 30% gjinor. Në këtë formë, Partia Politike ka peshë absolute në përcaktimin e kandidatëve, pra në formulimin e ofertës politike, ndërsa elektorati ka peshë absolute në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tij në Kuvend duke aplikuar drejt dhe pa asnjë shtrembërim ndryshimet e Kushtetutës.

Ky propozim i deputetes vjen 3 ditë pasi opozita e bashkuar bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, pas depozitimit të draftit të ri të Partisë Socialiste ku pranohet pjesërisht kërkesa e PD e LSI për hapjen 100% të listave, por kushtëzohet hapja me votimin preferencial. PS në një draft të ri, kërkon renditje preferenciale të kandidatëve nga votuesit në lista, e po ashtu edhe pragun 3% për koalicionet dhe partitë. PD e quan këtë ndërhyrje të PS, një ndryshim të rregullave të lojës, duke kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR. PS thotë se OSBE jep mendime për produkte konkrete, ndërsa PD e LSI u larguan nga mbledhja.

 J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave rudina hajdari hapja e listave rudina hajdari

Sondazh

Poll
Politike 20 Shtator 2020, 08:26

DIBËR- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kaluar një mbrëmje me këngë e me valle në Zall Dardhë të Dibrës. Në videon e mëposhtme të publikuar nga vetë kr...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet