All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Haradinaj-Stublla i mbyll ndalon Vuçiç të hyjë në Kosovë: Të kërkojë falje për gjenocidin në fillim

25 Nëntor 2020, 22:07 Nga DOSJA
Haradinaj-Stublla i mbyll ndalon Vuçiç të hyjë në
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë derisa “të kërkojë falje për gjenocidin ndaj popullit tonë, dhe derisa nuk vihen para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit e këtij gjenocidi”.

“Ka përfunduar koha kur Kosova është keqpërdorë si monedhë transaksioni ndërkombëtar dhe si platformë për show politik për Vuçiqin dhe Serbinë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Twitter.

Retorika ndërmjet dy vendeve ka shënuar përshkallëzim në javët e fundit. Më 12 nëntor pas një takimi me ambasadorët e Kuintit, Vuçiq tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë. Për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut janë zhvilluar luftime gjashtë javore ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, derisa të dyja vendet më 10 nëntor arritën marrëveshje armëpushimi.

Kjo deklaratë e Vuçiqit në Prishtinë nxiti reagime. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u bën thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të reagojnë për këto komente të presidentit serb.

Një ditë më pas Vuçiç tha se “kam folur për nevojën që të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë”.

Një çështje tjetër që ka rritur përplasjet mes dy vendeve, janë gërmimet në një lokacion në Kizhevak të Serbisë, ku dyshohet gjenden mbetjet mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë më 24 nëntor se “asnjë krim nuk duhet të mbetet i pazbuluar dhe të gjithë të zhdukurit duhet të gjenden”.

Vuçiç tha se ishte krenar që Serbia “nuk po bënte shaka me gjetjen e të zhdukurve” dhe se varreza masive u gjet “me miratimin e autoriteteve serbe”.

Ai shtoi se autoritetet në Prishtinë e ndaluan një vizitë të tij në Kosovë, në mënyrë që “të bënin një ngjarje të madhe prej kësaj”.

“Ata donin të dërgonin Ministren e Punëve të Jashtme, e cila donte ta bënte një shfaqje politike në komunën e Rashkës. Ne u thamë atyre se, kjo ishte absolutisht e papërshtatshme për momentin. Meqenëse na dërguan një letër, ne u dërguam atyre një letër. Nuk kemi asgjë për të fshehur”, tha Vuçiç.

Më 21 nëntor, ministrja Haradinaj-Stublla tha se ka refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe dy zyrtarëve të tjerë serbë.

Serbia ka kërkuar që edhe Kosova të bëj kërkime për “pesë lokacione” ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore të serbëve të vrarë.

“Kur ishim në Bruksel, ne thamë se do të kërkonim të gjithë të zhdukurit. Në të njëjtën kohë, ne kërkuam që gërmimet të kryheshin në pesë lokacione në Kosovë, ku besojmë se serbët u vranë. Pala shqiptare nuk ishte dakord me këtë”, ka thënë Vuçiç.

Çështja e të pagjeturve dhe të zhvendosurve është diskutuar në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Më shumë 1.640 njerëz nga Kosova, shumica shqiptarë, ende konsiderohen si të pagjetur

MARRË NGA REL

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic meliza haradinaj meliza haradinaj - aleksander vucic aleksander vucic meliza haradinaj meliza haradinaj - aleksander vucic

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet