LIVE UPDATES
Aktualitet

Harresa e qeverisë lë mijëra familje në errësirë

21 Korrik 2019, 05:20 Nga DOSJA
Harresa e qeverisë lë mijëra familje në errësirë

Adile Gusholli, 51 vjeç nga Cërriku, thotë se tashmë ka shtatë vjet e shkëputur nga rrjeti i energjisë elektrike.

“Që të bëj kontratë kërkohet 400 mijë lekë [të vjetra]”, i tha ajo BIRN ndërsa protestonte para derës së kryeministrisë në Tiranë, ku disa dhjetëra aktivistë i kërkuan me ngulm qeverisë një përgjigje mbi një peticion të firmosur nga 3,500 vetë.

Gusholli thotë se burimi i saj i jetesës është ndihma ekonomike e qeverisë shqiptare, e cila është rreth 3 mijë lekë në muaj. Në këto kushte, kostoja e lidhjes së një kontrate të re me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) prej rreth 40 mijë lekë, është e papërballueshme për të. Rrjedhimisht ajo jeton me qiri.

“Fëmija im u rrit me qiri,” thotë Gusholli.

Vlerësohet se disa dhjetëramijëra familje shqiptare janë zënë nën kurthin e detyrimeve të prapambetura të larta, apo janë shkëputur prej vitesh nga rrjeti i furnizimit me energji. Këta janë shqiptarët e varfër, të cilët nuk kanë mundësi reale për të paguar lidhjen me rrjetin apo faturën mujore të energjisë.

Duke qenë të vetëdijshëm për këtë realitet, qeveria shqiptare dhe kuvendi i Shqipërisë përfshinë disa klauzola që parashikonin krijimin e një sistemi në ndihmë të familjeve si ajo e Adiles.

““Klient në nevojë” është një klient familjar, i cili, për shkak të gjendjes sociale, gëzon disa të drejta të veçanta lidhur me furnizimin me energji elektrike, të siguruara në raste përjashtimore, sipas përcaktimeve të këtij ligji,” shkruhet në ligj.

“Ministria përgjegjëse për çështjet sociale, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për energjinë, Ministrinë e Financave, dhe në konsultim me ERE-n e grupet e interesit, harton kriteret, procedurat për përfitimin e statusit të klientit në nevojë dhe mënyrën e trajtimit të tyre, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave,” shkruhet më tutje në ligj.

Foto nga protesta 

Ligji sanksionon gjithashtu që aktet nënligjore për zbatimin e tij të miratohen brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi. Katër vjet më pas, qeveria e kryeministrit Edi Rama të premten më 19 qershor, i mbylli veshët para thirrjeve të protestuesve që kërkonin zbatimin e ligjit që vetë Rama formalisht ka propozuar për miratim në kuvend.

Disa dhjetëra aktivistë të të drejtave të njeriut organizuan shqiptarët në nevojë të premten më 19 korrik për një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale si dhe para kryeministrisë.

Ervis Çota, aktivisht nga Elbasani tha para protestuesve se aktivistët kishin dërguar mbi 150 ankesa në të ashtuquajturën “platformë e bashkëqeverisjes” në lidhje me këtë problem por nuk kishin marrë asnjë përgjigje.

Platforma e bashkëqeverisjes është një faqe interneti e krijuar dhe reklamuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama në mënyrë të shumëfishtë. Ajo konsiderohet si një lidhje jashtëinstitucionale mes qytetarëve që mund të kenë probleme nga më të ndryshmet me strukturat partiake. Dhe megjithëse gjatë vitit të fundit Rama vetë ka nxitur shqiptarët të ankohen te kjo platformë për çështje të ndryshme, nga kërkesat për vende pune në shtet te ankesat ndaj hipotekave apo ALUIZNI-t, kërkesat e aktivistëve për zbatim të ligjit për energjinë elektrike nuk kanë marrë përgjigje.

Aktivistët që protestuan të premten para zyrës së Ramës u përpoqën prej muajsh që të komunikojnë me institucionet përgjegjëse për t’i rikujtuar detyrimin ligjor në fjalë. Letërkëmbimi i tyre me institucionet, i parë nga BIRN, sugjeron se këto institucione ose nuk kanë kthyer fare përgjigje, ose ia kanë hedhur fajin njëra-tjetrës.

Kështu, Ministria e Energjisë i ktheu përgjigje në shkurt të këtij viti një kërkese për informacion nga presidenti Ilir Meta, të cilit i kishin kërkuar ndihmë aktivistët.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie Gentian Keri shkroi: “Gjykojmë të rastit që kërkesat që lidhen me pikën 1 duhet t’i adresohen edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale në cilësinë e institucionit përgjegjës për zhvillimin e politikave.”

Kjo ishte në fakt përgjigjja e vetmje që aktivistët morën ndaj pyetjes se pse shteti nuk zbaton ligjet që vetë ka miratuar. Nga dhjetë institucione të cilave iu drejtua kërkesa, vetëm zyra e presidentit e pa të arsyeshme të vepronte.

Vetë Rama nuk iu përgjigj thirrjeve me autoparlant të aktivistëve gjatë protestës së të shtunës.

Marrë nga BIRN

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protestave e romeve qeverisë lë mijëra familje në errësirë protestave e romeve qeverisë lë mijëra familje në errësirë


Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë