Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
UASHINGTON/ LONDËR- Konflikti Rusi-Ukrainë po shkon drejt zbutjes! Rusia paralajmëroi këtë të martë një tërheqje të trupave të saj nga kufiri i Ukrainës. Duke e konsideruar një turp paralajmërimin e Perëndimit për një sulm që pritej të ndodhte nesër në Ukrainë, Moska tha se kishin vensour që të tërhiqnin një pjesë të madhe të trupave ushtarake, por Kievi është ende mosbesues. Ministri i Jashtëm ukrainas është shprehur se do ta besojë këtë lajm kur të shikojë se trupat ruso të dislokuara në kufi do të largohen të gjitha që aty.
Nga ana tjetër, udhëheqësit e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë thënë se nuk ka humbur çdo shpresë për një zgjidhje diplomatike mes këtyre dy vendeve, pavarësisht se situata vijon të mbetet delicate. Sot në Moskë ka shkuar edhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, i cili është pritur në një takim nga presidenti rus, Vladimir Putin, por bashkë më të, në tryezë, kishte marrë me vete edhe gjithë ironinë e tij lidhur me situatën e krijuar.
Në momentin që hyri në sallë, Putin pa nga stafi i tij, e me ironi shtoi: Në çfarë orë na nis lufta me Ukraninën? E ndërsa Putin diskutonte me Scholtz, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur “optimizëm të moderuar“ për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, pasi mesa duket për të situata lë ende vend për skepticizëm. Ndërsa nga ana e saj, BE thotë se është e gatshme të diskutojë shqetësimet e Moskës për sigurinë, por paralajmëron se gazsjellësi rus “Nordstream 2” për në Gjermani nuk do të funksionojë nëse Rusia hyn në luftë me Ukrainën.
Ndërsa vende të ndryshme vijojnë të bëjnë thirrje dhe u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina pasi rrezikojnë të gjenden në mes të një sulmi. Rusia gjithmonë ka mohuar të ketë pasur në plan për të pushuar Kievin, por nga ana tjetër Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij ka ushtri e ka me çfarë të përgjigjet. Pamjet e publikuara këtë mëngjes treguan se Kremlini ka dislokuar në kufi pajisje ushtarake: një brigadë të tankeve në stacionin e Maslovkës të llojit T-80U, helikopterë KA-52, anije lufte Mi-8 DHE Mi-24 të pozicionuara në Nizhni Novgorod, Tver, Ulianovsk dhe Jarosvlal. Aktualisht, numri i trupave ruse në kufi me Ukrainën është rreth 130 mijë forca. Mediat amerikane kanë analizuar pikëpamjet e presidentit rus Vladimir Putin lidhur me Ukrainën dhe se çfarë skenarësh mund të ndodhin në të ardhmen. Sipas ish-ambasadorit amerikan në Ukrainë Ëilliam Taylor beson se Putin nuk do të dorëzohet kurrë për të zaptuar Ukrainën. Edhe nëse dështon këtë herë të marrë nën kontroll Kievin, ëndrra e tij për ta bashkuar Ukrainën me Rusinë nuk do të ndalet asnjëherë. Historiania amerikane Ann Applebum këmbëngul se Rusia nuk po respekton Memorandumin e Mirëkuptimit të Budapestit të vitit 1994, i cili duhet të garantojë sigurinë e Ukrainës. Sipas saj as Putin dhe as ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov nuk shqetësohen për këtë gjë. Nga ana tjetër, ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen shton se nëse Perëndimi pranon kërkesat e Putinit për të mos anëtarësuar Ukrainën në NATO, atëherë Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut do të jetë e detyruar të veprojë në Europë gjithmonë sipas kërkesave të Moskës. Kolumnisti britanik i Financial Times Gideon Rahman beson se Putin nuk do të organizojë sulm total ndaj Ukrainës dhe se do t’i përqëndrojë veprimet e tij në lindje të vendit për të kontrolluar rajonin e Donbasit.
Në vizitën e djeshme në Ukrainë, kancelari gjerman Olaf Scholz garantoi mbështetje politike dhe ekonomike për Ukrainën, por nuk theksoi se Berlini nuk do t’i dërgojë armatime Kievit. Nga ana tjetër, presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri britanik Boris Johnson biseduan për 40 minuta në telefon. Zyra e Kryeministrisë britaniek “Doëning Street” konfirmoi se të dy aleatët besojnë se ka ende një hapësirë për zgjidhje diplomatike për Ukrainën. Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Lavrov biseduan dje në një teatër në Moskë. Takimi i regjistruar dhe i transmetuar tregoi se Lavrov dhe Putin ranë dakord që të vazhdojnë bisedimet me Perëndimin për të gjetur zgjidhjen e duhur për të dalë nga kriza.
Pas mbledhjes së kabinetit të emergjencave qeveritare të Britanisë së Madhe, kryeministri Boris Johnson theksoi se po sheh sinjale të qarta të hapjes diplomatike mes Perëndimit dhe Rusisë. Pas Moska urdhëroi tërheqjen e forcave të armatosura dhe disa tankeve nga pjesa perëndimore dhe jugore në kufi me Ukrainën, Johnson theksoi se presidenti rus Vladimir Putin duhet të ketë një program të qartë të uljes së tensioneve me Ukrainën dhe Perëndimin si dhe të tërheqë gjitha trupat ushtarake prej mëse 100 mijë forcash.
Çfarë ka ndodhur?
Faza e re e konfliktit mes palëve ka të bëjë me çështjen e integrimit të Ukrainës në NATO. Rusia e dënon ashpër një lëvizje të tillë pasi sipas saj NATO do të kishte për herë të parë në histori kufij territorialë me Rusinë. Putin akuzon SHBA se ka shkelur premtimet në vitin 1997 se NATO nuk do të zgjerohej në lindje të Europës. Në fund të vitit të kaluar u vendosësn që të mbaheshin negociata mes drejtuesve ushtarakë rusë dhe të NATO-s dhe diplomatëve amerikanë dhe rusë në Gjenevë. Bisedimet e janarit 2022 nuk dhanë asnjë rezultat pozitiv pasi palët nuk pranuan të tërhiqeshin nga pozicionet. Më pas, SHBA nëpërmjet presidentit Biden dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken kërcënuan sërish Rusinë me sanksione të rënda, madje Biden shkoi deri aty sa paralajmëroi se vetë Putin do të ndëshkohej personalisht për situatën e krijuar. Uashingtoni ka publikuar prej muajsh pamje satelitore nga kufiri ruso-ukrainas duke pretenduar se Moska po përgatit sulm dhe pushtim ushtarak ndaj Kievit me mbi 100 mijë trupa. Gjermania nga ana tjetër ka refuzuar të dërgojë trupa dhe armatime në Ukrainë. Mediat në Uashington e kanë sulmuar Berlinin se nuk përbën më aleatin e besueshëm të Uashingtonit për shkak të interesave dhe bashkëpunimit të fortë ekonomik me Rusinë. Gradualisht, Ukraina ka marrë në total 180 ton armatime nga SHBA, Lituani dhe vendet e tjera të NATO-s. Nga armatimet për vijën e parë të frontit deri te sistemet anti-raketore janë materialet që Kievi është pajisur. Konflikti Perëndim-Rusi ka bllokuar aktivizimin e gazsjellësit mes Rusisë dhe Gjermanisë, i quajtur “Nord Stream 2”.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Ministrja britanike: Sulmi i Rusisë mund të mos ndalet në Ukrainë
Biden: Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të përballet me një dënim ndërkombëtar
Qetësi afër luftës?/ Qyteti ukrainas në kufi me Rusinë që vijon jetën normalisht
Sulme kibernetike në Ukrainë, goditen bankat dhe Ministria e Mbrojtes
Blinken dhe Lavrov bisedojnë për krizën në Ukrainë: Duhet dialog pragmatik
REL: ‘Optimizëm i matur’, teksa Perëndimi tenton të verifikojë tërheqjen e trupave ruse
Konflikti në Ukrainë, Blinken bisedë telefonike me Lavrov
Konferenca~Putin: S’duam luftë! Scholz:Integriteti territorial i Ukrainës, i panegociueshëm
Edhe Scholz me ‘paranoja’ nga Putin, s’pranon testin PCR, i beson VETËM mjekut gjerman
Konflikti me Ukraninën/ Putin e Scholz takohen në Moskë, komenti ironik i presidentit rus
Mbyllet takimi, Johnson: Nga mbrëmë deri sot ka shenja të qarta të hapjes diplomatike
“Tërheqja e trupave, proces i zakonshëm”, zëdhënësi i Putin: Informacionet e SHBA, çmenduri
Nis takimi Putin-Scholz në Moskë, presidenti rus: Do bisedojmë për Europën dhe sigurinë
VD-Ukraina nuk beson! Rusia nxjerr pamjet, trupat largohen nga kufiri
Rusia tërhoqi disa njësi ushtarake, Ministria e Mbrojtjes: Perëndimi u turpërua
Përsëritet historia! Pas Macron edhe Scholz refuzon të kryejë testin anti-COVID në Rusi
Paniku për luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, Moska kthen në bazë disa trupa të saj
Ukraina dhe Rusia drejt luftës? Presidenti Zelenski shpall 16 shkurtin “ditë uniteti”
HARTA/ Sulm nga 3 anët e kufirit, Rusia shton fuqinë ushtarake në kufi me Ukrainën
Alarmi i sulmit rus ndaj Ukrainës, sekretari i OKB: Diplomacia, alternativa e vetme
Putin dhe Lavrov në distancë, presidenti dhe ministri rus duan dialog me Perëndimin
40 minuta në telefon, Biden dhe Johnson nuk i humbasin shpresat për Ukrainën
ANALIZË:Çfarë po ndodh realisht në Ukrainë? Ekspertët analizojnë synimet e Putinit, SKENARI
Po bëhen gati? PAMJET, njësi dhe raketat ruse përparojnë drejt kufirit me Ukrainën
Frika se Rusia do të sulmojë Ukrainën! Bien bursat në Europë, nafta arrin në 96 dollarë
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ANGLI- Një pushtim rus i Ukrainës mbetet shumë i mundshëm, ka paralajmëruar sekretarja e jashtme britanike Liz Truss, pasi ajo ndau frikën se mund të jemi në pr...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se nëse Rusia pushton Ukrainën në ditët ose javët e ardhshme do të përballet me një dënim dërrmues ndërkombëtar...
UKRAINË- Ka pak për ta dalluar Mariupolin në shikim të parë nga shumë qytete të tjera të Ukrainës. Intellinews shkruan se ‘automjetet dembelë’ ...
RUSI- Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny ka dalë në gjyq në një gjykatë ruse me akuza të reja për mashtrim. Euronews shkruan se Navalny tashmë po vuan nj...
UKRAINË- Dy nga bankat më të mëdha të Ukrainës, si dhe faqet e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Ukrainës po pësojnë një s...
SHKUP- Franca është duke e ndjekur me vëmëndje ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasadori francez Siril Bomg...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë urimin e Presidentit amerikan Joe Biden për pavarësinë e Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Os...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov për krizën në Ukrainë, teksa po vazhdojnë përpjekjet d...
KOSOVË- Ndonëse ka premtuar, Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë hap drejt rritjes së pagës minimale. Vlera e pagës minimale në Kosovë është më e ulët...
RUSI- Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit mbi Ukrainën duket se janë ulur paksa, pasi Moska tha se ka tërhequr disa prej trupave të saja të vendosura pranë ku...