LIVE UPDATES
Aktualitet

Hasanaj në burg për tritolin në banesën e Dukës,avokati:Po parkonte makinën në 22:03

29 Janar 2022, 11:51 Nga DOSJA
Hasanaj në burg për tritolin në banesën e

DURRËS – Avokati i Arlen Hasanajt, 34-vjeçari i cili u la në burg nga Gjykata e Durrësit për shpërthimin me tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF-së Armand Duka hedh poshtë akuzat nga prokuroria se Hasanaj ka ndezur fitilin e tritolit në banesën e Dukës. Për mediat, avokati Ilia tregoi itinerarin e lëvizjes së klientit të tij. Në orën 22:03, ai thotë se Hasanaj po parkonte makinën e tij dhe të bashkëshortes në banesën e tij. Në këtë mënyrë, ai e quan të pakuptimtë që një person të ketë qenë në 2 vende njëkohësisht. Ilia beson vendimi i sotëm i gjykatës së Durrësit tregoi se institucionet e drejtësisë po i nënshtrohen interesit përtej ligjit.


“Nga prova e sjellë nga vetë akuza, provohet që në ora 22:00 ka enë tek ura e Dajlanit. Në orën 22:02 hymë në rrotontën kryesore të qytetit të Durrësit. Në orën 22:03 parkon para shtëpisë së tij. Bëj me dije se në 22:03 pamjet fiksojnë autorin me fitilin. Në materialin që sjell organi i akuzës ka autorin e ngjarjes në ora 22:00 i fiksuar tek trotuari. Në orën 22:01 është i fiksuar poshtë tunelit të Në 22:06 autori fiksohet nga kamerat tek trotuari pasi ka kryer aktin final. Si mund të ishte njëkohësisht edhe nga hyrje në Durrës edhe tek shtëpia e Armand Dukës? Duket se kanë interesa përtej interesave ligjore. Ne themi ja prova Organi i akuzës në kushtet që ka kundërshti hedh idenë që kjo mund të jetë kryer në bashkëpunim dhe mund të kenë qenë dy autorë. Dhanë një vendim joligjor të radhës. Ka një interes që për fat të keq akuza dhe gjykata i janë nënshtruar këtij interesi. Nuk kanë marrë vendim për kryerjen e një eksperimenti. Ka një dallim të dukshëm pa qenë nevoja për eksperti. Ai është me tuta dhe kapuç. Nuk sillet asnjë provë që të provojë që ky mund të ketë pasur konflikt”, tha avokati Ilia.

Lidhur me pretendimet e policisë se Hasanaj është i dyshuari kryesor i vendosjes së tritolit në shtëpinë e Dukës për shkak të një djegieje në dorë, avokati pretendon se kjo nuk është djegie, por dëmtim i shkaktuar nga diça tjetër.

“Pretendojnë që nga kamerat autori është me doreeza, dhe këta kanë marrë mjekun ligjor që atë natë, që ndërkohë mjeku s’mund të bëjë kqyrje në zyrat e komisariateve të policisë por bën vetëm pranë mjekësisë ligjore, ku ta thërrasin atje personin në se ka dyshime për atë që pretendojnë se ka gjurmë s’ka gjurmë djegie fare, është dëmtim i shkaktuar me dicka tjetër”, bëri me dije avokati Ilia Ilia.

Në fund, Ilia Ilia premtoi se do të vazhdojë beteja me drejtësinë për të liruar klientin e tij deri në fund. Ai beson se kjo fasadë do të rrëzohet së shpejti.

“Do ndjekim rrugën ligjore të ankimit se s’ka rrugë tjetër, aty ku po katandiset drejtësia jonë ku ashpërsia njehsohet me dhënien e drejtësisë nuk kam ndonjë besim. Unë kam besim se gjithë kjo fasadë do mbarojë kur të vijë rezultatet e analizave”, përfundoi avokati i Arlen Hasanajt, Ilia Ilia.

LAJMI KRYESOR: Hasanaj në burg për tritolin në shtëpinë e Dukës, avokati: Arleni ishte në shtëpi


(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes arrestohet arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj