LIVE UPDATES
Aktualitet

“Hashashin e gjeta në kazanin e plehrave”, si justifikohen përdoruesit e drogës në Shqipëri, sikletet edhe në

6 Maj 2020, 15:04 Nga DOSJA
“Hashashin e gjeta në kazanin e plehrave”, si justifikohen

Shpërndarësit e drogës vazhdojnë të vënë në pozitë aspak të favorshme policinë pavarësisht se gjatë pandemisë postblloqet në Tiranë dhe patrullat nëpër lagje janë shtuar ndjeshëm. Siç rezulton nga analizimi i të dhënave mbi aksionet e policisë, kryesisht gjatë nëntë javëve karantinë janë ndaluar vetëm përdorues dhe fare pak shpërndarës. Ka raste kur përdoruesit veprojnë si përherë, pohojnë se nuk e njohin shpërndarësin që u shiti dozat.

“Ku e bleve hashashin, e pyeti një agjent i antidrogës – Gj. A? Dhe ai përgjigjet në procesverbalin që Gazeta Si disponon: Jam prej 10 vitesh përdorues, kësaj radhe e bleva te dikush që nuk e njoh në afërsi të Kinostudios. Ndërsa patrullat që e konstatuan të riun me katër gramë hashash shkruajnë në procesverbal se i dyshimti u zbulua në rrugën “Azem Galica”, shtetasi GJ.A kundërshton gjetjet e policisë. “E kam për përdorim vetjak dhe nuk e njoh kush ma shiti për 500 lekë, në Tiranë hashashi është produkti më i lehtë për t’u gjetur”.

Por, Covid-19 ka sjellë një tjetër argument nga përdoruesit, ose stresin, ose gjetjen në rrugë të dozave.

Të gjithë përdoruesit e hashashit që u kapën nga autoritetet gjatë pandemisë ngjan se nuk u mungon ironia sapo janë konstatuar dhe kjo kuptohet nga dëshmitë e tyre. “Ditët e para përdoruesit justifikoheshin me mbylljen në shtëpi dhe se kishin dalë për të pasur rezerva nëse do qëndronin gjatë të mbyllur”, thotë në anonimitet për Gazetën “Si” një agjent i antidrogës. Ndërkohë që ditët e fundit kur ka filluar të ketë liridalje të shtuar, përdoruesit po përdorin stresin si argument. A. P u konstatua nga policia në datën 2 maj në rrugën “Dritan Hoxha”. Ai mbante në dorë një paketë cigare, por si të tjerët e ka tradhtuar stresi sapo ka evidentuar automjetin e policisë. Kur efektivët e kontrolluan nuk gjetën asgjë në xhepat e tij.

“Në brendësi të qeses me mbishkrimin tarabosh ai kishte 0.2 gramë hashash”, raporton oficeri i policisë që e kqyri. Por i riu ka ngritur supet dhe ka shtuar se “kjo ka mbetur në qese nga lënda që kisha më herët dhe që më duhej për stresin, as që e dija që kishte mbetur edhe pak”, deklaroi i dyshuari. Por i riu nuk u arrestua në të vërtetë për lëndën narkotike që konsiderohet fare e papërfillshme, por për një kleçkë tjetër, shton burimi policor i Gazetës “Si” pranë antidrogës. A. P nga kontrollet e mëpasshme u zbulua që ishte një person i kërkuar për largim nga banesa, sipas denoncimit të familjarëve të tij nga Kurbini që nuk dinin se ku gjendej i biri. Policia shpjegon se veç përdoruesve për shpërndarësit, veç patrullave të befta, ndihmë kanë dhënë telefonuesit anonimë.

“Një djalë i ri këtu në Sauk mendoj që po shet drogë. Ai është i veshur me një xhup ushtarak dhe me tuta të zeza”, kjo ka qenë telefonata anonime që ka sjellë dërgimin e shpejtë të Forcave Shqiponja në Sauk. Siç kishte treguar edhe telefonuesi, aty u gjet një 17-vjeçar me inicialet E. M që deklaroi në prani të psikologut dhe të prindërve “lëndën e gjeta në rrugë, e kam për përdorim vetjak”. Policia shpjegon se telefonatat për përdoruesit dhe shpërndarësit çuditërisht kanë qenë të shpeshta gjatë pandemisë Covid-19.

Telefonata tjetër që ka “zgjuar”policinë ka denoncues një burrë anonim që u tha efektivëve “në rrugën Fitnete Rexha po konsumohet drogë. Ejani shpejt”. Aty u gjetën siç kishte treguar qytetari F. I dhe E. M. Antidroga përshkruan “njëri nga të rinjtë kishte një thikë në brez, ndërsa afër në tokë kishte një shishe plastike me një sasi uji e mbyllur me tub plastik, të nxjerrë në anësore. Shishja në grykë ishte e mbyllur me një letër alumini që dyshohet se ishte krak”. Njëri nga të dyshuarit pranoi se ishte përdorues i kokainës dhe se grykën e shishes së ujit e kishte djegur për pak krak. Edhe ai tregoi se e kishte gjetur.

Të njëjtën batutë ka gërmëzuar edhe një i ri tjetër me inicialet M. A që u kap në rrugën Migjeni. “Kokainën e gjeta në një lokal kur isha duke pastruar tavolinat ku punoja si kamarier. Jam përdorues i rrallë i drogës, kisha harruar që kishte mbetur në çantë”, deklaroi i riu.

Se si gjendet droga nëpër rrugë apo në kosha plehrash e shpjegon një tjetër i arrestuar. Shtetasi me inicialet G. D, edhe pse u spiunua nga një telefonatë anonime, 27-vjeçari shpjegon se një sërë sendesh të ndaluara i kishte gjetur në një kosh plehrash. “Në lidhje me dorezën, shkopin metalik, shkopin e gomës, fishekët dhe të tjerat i gjeta në kazanët e plehrave të lagjes. I largova se ishin të rrezikshme për fëmijët që luajnë në lagje ndaj i largova, do ta merrja vetë policinë”. Por të gjitha këto konsiderohen justifikime nga policia, për aq kohë sa kundër të dyshuarve flasin dozat me hashash apo kokainë. Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet konsumatorët e hashashit konsumatorët e hashashit

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Maj 2020, 14:10

TIRANË- Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto, është shprehur se paketat ekonomikë të qeverisë janë tallëse dhe nuk janë ndihmuar të gjithë. P...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet