LIVE UPDATES
Aktualitet

HEC-et në Valbonë: Qeveria bën një sy qorr ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë

20 Janar 2022, 19:46 Nga DOSJA
HEC-et në Valbonë: Qeveria bën një sy qorr ndaj vendimit

Prurjet dimërore të përroit të Çeremit në fillim të dhjetorit ishin të vrullshme. Përmes një tuneli të gërmuar në shkëmb dhe nëpërmjet tubave, uji rrjedh nga mali dhe futet në turbinat e hidrocentralit pranë fshatit Dragobi, ndërsa zhurma e agregateve oshëtin në luginën e Valbonës. Uji që rrjedh nga turbinat del i turbullt, përpara se të bashkohet me rrjedhën e kaltër të lumit të Valbonës. Disa kilometra më lart në drejtim të fshatit Valbonë është ndërtuar edhe HEC-i i dytë, i cili furnizohet gjithashtu me tuba përmes përroit të Çeremit.

“Po punojnë dhe po i luajnë fenë,” thotë Shkëlzen Metalia, aktivist mjedisor që ka protestuar vazhdimisht kundër ndërtimit të HEC-eve.

“Nuk kemi se çfarë të bëjmë,” shtoi ai i dorëzuar.

Me 11 nëntor, pas një vendimi për masë sigurie të marrë nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, Zyra e Përmbarimit Gjyqësor në Kukës vendosi pezullimin e punës dhe kontratës së dy hidrocentraleve – HEC Dragobia dhe Çeremi. Por gati dy muaj më vonë nga ekzekutimi në letër i këtyre vendimeve, të dy hidrocentralet vazhdojnë të prodhojnë energji elektrike dhe t’ia shesin atë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke sfiduar vendimin e Gjykatës së Lartë. Sipas të dhënave që BIRN siguroi nga ERE nëpërmjet ligjit për drejtën e informimit, vetëm në muajin dhjetor, këto HEC-e i kanë shitur 5,648 MWh energji elektrike Furnizuesit të Tregut të Lirë Sh.a, një kompani publike pjesë e grupit OSHEE.

E pyetur nga BIRN, OSHEE dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST, pretenduan se nuk ishin të informuar për masën e sigurisë së vendosur nga Gjykata e Lartë. Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se kishte marrë dijeni, por pretendoi se ishte përgjegjësi e Zyrës së Përmbarimit Tropojë të informonte institucionet e tjera.

Ndërkohë, përmbaruesi i Tropojës, Eduard Mrishaj tha se pala paditëse nuk ishte ankuar se hidrocentralet vazhdonin të punonin.

“Asnjë nga 27 banorët e Njësisë Administrative Margegaj të Bashkisë Tropojë, por edhe Shoqata Toka e përfaqësuar nga znj. Catherinë Bohne nuk ka paraqitur në zyrën tonë ndonjë ankesë,” tha ai.

HEC-et Dragobia dhe Çeremi janë ndërtuar nga kompania ‘Dragobia Energy’ Shpk, e cila është në pronësi 100% të kompanisë “Gener 2’ – një nga kompanitë më të mëdha në vend. I pyetur nga BIRN mbi zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, Albi Greva, zëdhënës i kompanisë ‘Gener 2’ pretendoi se ai po zbatohej dhe uji që kalonte në agregatet e hidrocentraleve në Valbonë nuk prodhonte energji elektrike.

“Uji mund të hyjë në central por jo për qëllim prodhim energjie,” tha Greva. “Ne i respektojmë rregulloret,” shtoi ai.

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës është një nga pikat më të bukura natyrore të veriut të Shqipërisë dhe gëzon mbrojtje të veçantë ligjore. Por pavarësisht statusit të mbrojtjes, qeveria shqiptare ka firmosur ndërtimin me koncesion të dy HEC-eve në Valbonë, duke nxitur një betejë disa vjeçare të banorëve të zonës dhe një seri padish gjyqësore.

Pas një beteje 6-vjeçare kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë, banorët e zonës korrën një fitore të vonuar më 21 korrik, kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vendosi si masë sigurie pezullimin e kontratës së koncesionit për HEC Dragobia dhe Çeremi. Vendimi i gjyqtarëve Sokol Sadushi, relatorit Ilir Panda dhe Sokol Binaj thotë se pezullohej kontrata e koncesionit, shtesat që i ishin bërë asaj dhe lejet e përmendura në padi. Pezullimi sipas vendimit të shkurtuar do të zgjasë “deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

Vendimi u mor 5 vjet pas dorëzimit të padisë nga një grup banorësh dhe shoqata “Toka” – kohë kjo e mjaftueshme për ndërtimin e HEC-eve dhe nisjen e prodhimit të energjisë prej tyre. Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ishte i vetmi që pezulloi punimet si masë paraprake, deri në shqyrtimin e themelit të çështjes. Në qershor 2018, Gjykata Administrative e Apelit pranoi kërkesën e protestuesve për pezullim të punimeve. Por në një vendim të paprecedentë, pezullimi u rrëzua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tropojës.

Sami Demiri nga fshati Dragobi, një ndër aktivistët kryesorë që është vënë në mbrojtje të Lumit Valbona nga ndërtimi i HEC-eve, i tha BIRN se beteja për mbrojtjen e luginës nuk ka qenë pa kosto për banorët, të cilëve iu desh të përballeshin me kompaninë koncesionare.

“Nuk kam marrë parasysh asgjë kur vjen puna për mbrojten e Parkut Kombëtar,” tha Demiri. “Madje në shenjë proteste nuk i kam dhënë dorën asnjë pushtetari që ka ardhur nga Tirana,” shtoi ai.

Demiri rikujtoi një bisedë me një gotë raki përpara me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, së cilës i kishte thënë kur ishte për vizitë në Tropojë: “Natyra është më e shtrenjtë se nana. Nana jeton 70-80 vjet, ndërsa natyra është e përjetshme.”

Por ndërkohë që beteja e aktivistëve për ruajtjen e lumit Valbona vazhdon, edhe prodhimi i energjisë elektrike nga kompania koncesionare nuk është pezullur.

Bashkëfshatari i tij, Ibrahim Demiri, ish-drejtor i shkollës 9-vjeçare të Dragobisë dhe sot mësues në pension, është i shqetësuar se biodiversiteti i lumit të Valbonës po tjetërsohet në mënyrë të pashmangshme nga turbinat e HEC-eve.

“Lumi Valbona ndër shekuj ka ruajtur kaltërsinë e saj të veçantë edhe në kohë dimri, periudhë shirash, por edhe në pranverë kur shkrin bora dhe fryhet lumi,” tha Ibrahimi.

“Shikojeni vetë si është turbulluar pas përzierjes së ujit me përroin e Çeremit nga ndërtimi i HEC-eve,” shtoi ai, ndërsa theksoi se turbullimi i ujit rrezikon gjallesat, “përfshirë troftën e famshme të Valbonës.”

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet hec-et ne valbone tropoje hec-et ne valbone tropoje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet