LIVE UPDATES
Bota

Heiko Maas në Rusi, takohet me Lavrov dhe kundërshton kërcënimet e SHBA për ndërtimit të gazsjellësit

12 Gusht 2020, 09:28 Nga DOSJA
Heiko Maas në Rusi, takohet me Lavrov dhe kundërshton

RUSI- Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, i  ka kundërshtuar kërcënimet e SHBA-së kundër ndërtimit të gazsjellësit Nord Stream 2 mbi Detin Baltik. “Asnjë shtet nuk ka të drejtë t’i diktojë BE-së politikën e energjetike, tha Maas në Moskë pas një takimi me kolegun e tij rus, Sergei Lavrov. Ai tha më tej se “sanksionet janë mënyrë e gabuar për të ushtruar ndikim ndaj partnerëve”.  Maas tha se këtë ia kishte thënë edhe sekretarit të shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.

Pavarësi energjetike

Gjermania do të angazhohet në kuadër të kryesisë së radhës së Këshillit të BE-së që kjo të ketë më shumë pavarësi, tha Maas. “Evropa ka vlera dhe interesa”, tha më tej ai, duke vënë në dukje se për mbrojtjen e tyre duhet folur si me perëndimin, ashtu edhe me lindjen. Maas iu referua kështu kërcënimeve të bëra kohëve të fundit nga SHBA-ja për sanksione kundër kompanive gjermane pjesëmarrëse në gazsjellësin Nord stream 2.  

 

Prej vitit 2017 SHBA-ja po përpiqet të pengojë ndërtimin e gazsjellësit  mbi Baltik. Disa ditë më parë, tre senatorë amerikanë paralajmëruan sanksione kundër portit të trageteve Sassnitz në ishullin Rügen, përpara së cilit një anije po vendoste tubacionet. Kërcënimet shkaktuan zemërim mbipartiak në Gjermani.

Vrasja në Berlin

Por Maas kritikoi edhe Rusinë për sulmet kibernetike ndaj Gjermanisë dhe vrasjen e një gjeorgjiani në Berlin,  pas të cilave pretendohet se qëndron qeveria ruse.  Ishte afro para një viti, më 23 gusht 2019, kur marrëdhëniet ruso-gjermane pësuan një plasaritje. Në parkun Tiergarten në Berlin u vra një çeçen me pasaportë gjeorgjiane nga një person që kaloi me biçikletë

Gjyqësori pritet të japë së shpejti një vendim kundër një shtetasi rus, që u kap qysh në ditën e krimit. Por qeveria gjermane e akuzon qeverinë ruse se nuk po bashkëpunon si duhet. Për këtë arsye, qeveria gjermane në dhjetor i shpalli të padëshiruar dy diplomatë rusë. Moska reagoi më pas me zbimin e dy diplomatëve gjermanë.

Sulmet kibernetike

Një tjetër aferë që rëndon prej vitit 2015 marrëdhëniet gjermano-ruse është një sulm spiunazhi ndaj kompjuterëve të deputetëve të Bundestagut gjerman. Shumë syresh, ndër ta, edhe kompjuteri i zyrës parlamentare të Kancelares Merkel,  ishin të infektuar me një  virus spiunazhi.

Autoriteti i Hetimeve në Karlsruhe ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër një hackeri në moshë të re. Ai dyshohet për veprimtari agjenturore dhe spiunazh të dhënash. Merkel e kishte quajtur së fundmi sulmin në Bundestag si një ngjarje të “përbindshme”.

Lavrov akuzon Gjermaninë

Në të dyja rastet. Rusia e heq përgjegjësinë nga vetja. Madje, pas takimit të tij me Maas-in, Lavrovi e akuzoi Gjermaninë për sulme kibernetike ndaj Rusisë. Sipas tij, mbi 50 institucione ruse janë sulmuar mbi 75 herë nga segmenti gjerman i internetit nga janari i këtij viti e deri në mes të vitit. Sipas tij Gjermania jo vetëm që nuk ka kooperuar për zbardhjen e rasteve, por përkundrazi, e ka mbyllur bashkëpunimin.

Në një pikë dy krye-diplomatët dukej se ishin në harmoni të plotë: Nord Stream 2.  Lavrovi  u ankua në adresë të SHBA-ve se donin të impononin qëndrimin e tyre në të gjithkund  në botë: Por projekti Nord Stream 2 duhet të përmbyllet dhe “mesa kuptoj unë ka shumë argumente që na bëjmë të besojmë se  kjo do të ndodhë së shpejti.”

Gjurmë të së kaluarës

Pas Moskës, Maas udhëtoi për në Shën Petersburg. Pjesa e programit iu kushtua kujtimit të të mbijetuarve dhe viktimave të bllokadës gjermane të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Rrethimi i Leningradit (Shën Petersburg) zgjati nga 8 shtatori 1941 deri më 27 janar 1944 dhe shkaktoi përafërsisht 1,1 milionë viktima civile. Qëllimi i bllokadës së shkaktuar nga Ushtria Naziste Gjermane dhe trupat spanjolle të Divizionit Blu, ishte thyerja e popullsisë nëpërmjet vdekjes nga uria. 

Në Janar 2019, Ministri i Jashtëm Maas dhe Ministri i Jashtëm Lavrov ranë dakord për një gjest humanitar  nga qeveria gjermane si dëmshpërblim për të mbijetuarit e bllokadës që ende janë gjallë. Projektet që kapin shumë prej afro 12 milionë Euro tashmë kanë filluar të zbatohen.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermania kunder shba heiko maas sergej lavrov gjermania kunder shba heiko maas sergej lavrov

Sondazh

Poll
Bota 12 Gusht 2020, 09:27

George Soros, babai i prapaskenave botërore?

SHBA– Ai është një nga drejtuesit e “prapaskenave botërore”. Ai financon një rrjet global bashkëpunëtorësh. që e quajnë veten gazetarë, aktivistë të shoqërisë c...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri