LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Në kufi bëheshin vrasje, në burgje tortura’, Helena Kadare rrëfen takimin sekret të Ismailit më ’90-ën me Ardian N

14 Janar 2020, 13:11 Nga DOSJA
‘Në kufi bëheshin vrasje, në burgje tortura’, Helena

TIRANË- Pasi kishin bërë ta pamundurën të gjenin dinamit pa ia dalë dot, pasi kishin tentuar të rrëzonin bustin pa ia dalë dot, 10 të rinjtë shkodranë po vuanin dënimin në burgje, ndërsa Shqipërinë e kishte përpirë më një anë nevoja për liri, e më anën tjetër ‘frika’ e sindromës rumune. A do të ekzekutoheshin edhe në Shqipëri komunistët si Çausheski? Atmosfera e 30 viteve më parë, ndërsa Dedë Krasniqi, Rini Monajka Nikolin Margjini, Gjergj Livadhi, Flamur Begu, Kolec Hublina, Tonin Dema, Nikolin Thana, Aldo Perizi dhe Klaudio Daka vuanin torturat në burgje, përshkruhet nga Helena Kadare në librin e saj me kujtime “Kohë e pamjaftueshme”. Ajo shkruan se “Në Tiranë qarkullonin gjithfarë fjalësh. Midis tyre dalloheshin ato që përhapte Sigurimi, shumica e të cilave ishin kërcënime të tërthorta. Tmerri i asaj që kishte ndodhur në Rumani ndihej kudo. Në Shkodër ishte bërë një përpjekje për të rrëzuar bustin e Stalinit”. Njëherësh ajo tregon edhe një takim me një prej organizatorëve të protestës, të riun Ardian Ndreca që në emër të shkodranëve të tjerë, i kërkon takim Ismail Kadaresë. Shkrimtari do t’i përgjigjej me një telegram se do t’i priste. Më poshtë kujtimet mbi 30 vite më parë.

RRËFIMI I HELENA KADARESË

Natën e Krishtlindjeve ishim ftuar te Lic Barnier dhe Liri Begeja regjisorja e versionit francez të “Prillit të thyer”, por kaq shumë ishim të hutuar pas lajmeve rumune, saqë mbërritëm tek ata me një vonesë skandaloze. Viti 1990 hyri gjithë nervozizëm. Në Tiranë qarkullonin gjithfarë fjalësh. Midis tyre dalloheshin ato që përhapte Sigurimi, shumica e të cilave ishin kërcënime të tërthorta. Tmerri i asaj që kishte ndodhur në Rumani ndihej kudo. Në Shkodër ishte bërë një përpjekje për të rrëzuar bustin e Stalinit. Pas kësaj, një grup të rinjsh shkodranë i çuan fjalë IS se donin të takoheshin me të. Ishin shokët e atyre që ishin arrestuar për shkak të bustit dhe tani po i torturonin në dhomat e policisë. Is iu përgjigj me një telegram se do t’i priste. Kështu erdhi në shtëpinë tonë i dërguari i tyre, një djalë fare i ri, i brishtë, me një vështrim të kthjellët, ku i lexohej një vendosmëri e pakthyeshme për të bërë diçka të fortë, edhe pse, nga sa më tregoi IS më pas, nuk e kishin të qartë se çfarë pikërisht duhej të bënin. Djaloshi shkodran quhej Ardian Ndreca. Për mua ishte hera e parë që po shikoja kundërshtarë të regjimi të brezit ku bënin pjesë vajzat tona. Në shënimet e tij të botuara, kur ka qenë fjala për përjetimet e vitit 1990, Is nuk e ka përmendur asnjëherë këtë takim. Ashtu siç nuk ka përmendur njerëzit që ka liruar nga burgu ose internimi, ose jehonën e intervistës ku, duke kërkuar vendosjen e bustit të Gjon Buzukut, përpara Akademisë së Shkencave, kërkonte praktikisht heqjen e bustit të Stalinit, që ndodhej pikërisht te hyrja e Akademisë. Arsyeja e mospërmendjes së këtyre fakteve, ishte trysnia që u bë e zakonshme në Shqipëri fill pas rënies së komunizmit.. po të flisje për gjëra të tilla, me dhjetëra njerëz të hidheshin në fyt: pse i përmend këto? Mos do të hiqesh si hero?

Trysnia bëhej sidomos nga njerëz që duke mos bërë asgjë për të ndihmuar sadopak zhvillimin e ngjarjeve nuk donin të përmendeshin shembujt që tregonin të kundërtën. Ndoshta as unë nuk do ta përmendja ardhjen e të dërguarit të të rinjve antistalinistë shkodrane te ne, sikur Ardian Ndreca, kryeredaktor i tanishëm i Hyllit të Dritës, të mos e përmendte atë vite me pas, në një forum në Tiranë, bashkë me falënderimin publik ndaj IS. Gjatë asaj periudhe, IS pati dy takime me presidentin e vendit, Ramiz Alinë. Të dyja herët vinte me shpresë, pastaj, pas disa ditësh bëhej nervoz. Loja hiporkite e regjimit sa vinte e bëhej më e qartë. Reformat ekonomike vazhdonin me pikatore, ai vendimi për lejimin e mbajtjes së dy qengjave, që, siç më tha Is ishte hartuar me rreth njëzet e dy faqe. E po kështu, lejimin e një lope. E po kështu, për lejimin e ca pulave e ca gjelave… Qesharake! Is thoshte se kjo punë ngjante njëlloj sikur të nxirreshin vendime për ajrosjen e shtëpive, apo orarin e fjetjes, sipas qejfit të secilit. Më e rënda nga këto ishte terrori politik, që ushtrohej po aq i egër sa më parë. Në kufi bëheshin vrasje, në burgje torturat vazhdonin.

(Marrë nga Gazeta Shqiptare)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur ardian ndreca helena kadare ismail kadare revolta e 14 janarit 1990 ardian ndreca helena kadare ismail kadare revolta e 14 janarit 1990

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë