LIVE UPDATES
Bota

Hëngrën drekë në restorant/ E reja nga Kosova humb jetën, ushqimi ishte i helmuar

8 Tetor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Hëngrën drekë në restorant/ E reja nga Kosova humb

KOSOVË – Një grua ka vdekur në QKUK këtë të hënë. Ajo ishte duke u trajtuar aty prej një muaji. Familja e saj po fajëson një restorant në Prishtinë, pasi dreka që e kishte ngrënë  në fshatin Trudë të Prishtinës, dyshohet se shkaktoi helmimin e e më pas vdekjen e H.Sh.

Pas ngrënies, ajo kishte filluar të ketë shqetësime shëndetësore. Simptoma të tilla kishin edhe rreth 80 persona të tjerë që kishin shkuar për ngushëllime. Në fillim dyshohej se ishin të infektuar me Covid-19, për çka u testuan, por pas analizave, doli se ishin të helmuar nga ushqimi.   Ky ushqim ishte porositur në një restorant në Prishtinë, më 3 shtator, ndërkaq shqetësimet shëndetësore të ata që kishin ngrënë ushqimin e porositur nga restoranti, u shfaqën në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit.

Gjendjen më të rënduar nga të gjithë të helmuarit e kishte H.Sh. ajo u trajtua në QKUK për gati një muaj, ku edhe vdiq pasditen e së hënës. Bashkëshorti i saj ka hapur rast në polici, ndërkaq me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“QKUK, Prishtinë 04.10.2021 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij  ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga ushqimi në restorant  dhe e njëjta është varrosur me datën 5.10.2021 pa u bërë obduksion. Është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij fillojnë procedurat hetimore dhe është iniciuar rasti si më lart”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Përveç Policisë dhe Prokurorisë,  hetime ka kryer edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka deklaruar për Express se personat e helmuar kanë konsumuar pleskavicë me sos, mish të kuq, mish të bardhë dhe sallatë mikse.

“Agjencia e Ushqimit me datë 05.09.2021 (e diel) ka pranuar informatën nga Policia e Kosovës për një rast dyshimi ne helmim në fshatin Trudë. Sipas intervistimit paraprak rezulton që pas një organizimi familjar, personat kanë konsumuar ushqim nga shërbimi me dërgesë. Ekipi inspektues së bashku me Policinë e Kosovës si dhe mostruesin nga IKSHPK, menjëherë kanë nisur hulumtimin. Bazuar në informatat  nga disa prej personave të dyshuar në helmim  rezulton se po të njëjtit kanë konsumuar pleskavicë me sos, mish të kuq, mish të bardhë, si dhe sallatë mikse. Konsumi i këtyre produkteve ka ndodhur me dt. 03.09.2021 rreth orës 15:00. Ndërsa shqetësimet e para  shëndetësore kanë filluar rreth orës 00:00-01:00 të datës 04.09.2021. Sipas të dhënave nga institucionet shëndetësore së pari personat në fjalë janë referuar për teste Covid”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi ka deklaruar se në inspektimet që janë kryer në restorant është konstatuar se kushtet higjienike-sanitare kanë qenë në nivel mesatar. Ai ka bërë të ditur se ka pasur mundësi për kontaminim të kryqëzuar, pasi në të njëjtën hapësirë janë ruajtur produktet e gatshme për konsum me produktet-lëndë të parë.

“Bazuar nga këto të dhëna ekipi inspektues e sipërpërmendur doli ne vendngjarje dhe konstatoi: Në inspektim të kushteve të përgjithshme higjiene sanitare u vlerësuan  në nivel mesatar, shumica e hapësirave janë të ndërtuara nga material qe lehtë pastrohet dhe mirëmbahet, por kishte mundësi të kontaminimit të kryqëzuar, pasi që në të njëjtën hapësirë ruhen produktet e gatshme për konsum me produktet-lëndë të parë.  Djathi, sosat ishin shumë afër vezëve, pa asnjë ndarje fizike, gjë që paraqet mundësi për kontaminim. Ruajtja e majonezit, jo adekuate, ku  sipas prodhuesit duhej ruajtur në temperaturë 5-10 °C, ndërsa mbahej ne temp ambienti”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi bëri me dije se restoranti ishte mbyllur përkohësisht, për të parandaluar helmimin e personave të tjerë, deri në identifikimin e plotë të faktorëve që kanë mundur të ndikojnë në helmim.

“Për të penguar edhe persona të tjerë mund të helmohen dhe  bazuar ne te dhënët faktike ne vendngjarje subjekti është mbyllur përkohësisht, deri ne identifikimin e plote dhe te sakte të faktorit ose faktorëve që kanë mundur të ndikojnë në helmim. Subjekti është urdhëruar të beje përmirësime ne kushtet higjienike, kushte të ruajtjes, sistemim dhe organizim te produkteve bazuar ne natyrën dhe destinimin e tyre, eliminimin e plote te të gjitha mundësive që mund të konvertohen ne kontaminim të kryqëzuar, dhe ne fund të kryhej DDD”, ka deklaruar Thaçi.

Ai tha se janë marrë gjashtë mostra nga ushqime të ndryshme dhe 15 strisho nga ambientet e kuzhinës dhe mjetet e punës. Katër nga këto strisho kanë rezultuar me Escherichia Coli dhe gjashtë me baktere të gjalla.

“Nga 15 strisho të marra, 4 prej tyre rezultojnë pozitive në: Strisho nga rubineti ˃ 300 cfu/cm 2 Escherichia Coli; Strisho nga ena plastike 50 cfu/cm 2 Escherichia Coli; Strisho nga dërrasa për prerjen e ushqimit ˃ 300 cfu/cm 2 Escherichia Coli; Strisho nga kapësja e sallatës 50 cfu/cm 2 Escherichia Coli. Ndërsa nga 6 mostrat e ushqimit të marra në momentin e inspektimit kemi rezultatet si në vijim: Sallatë domatesh- Nr i përgjithshëm i baktereve të gjalla mezofile ˃ 300 cfu/gr, Bakterie koliforme 1200 cfu/gr; Sallatë e gjelbër- Nr i përgjithshëm i baktereve të gjalla mezofile  1500 cfu/gr; Sallatë lakre- Nr i përgjithshëm i bakterieve të gjalla mezofile  1200 cfu/gr; Sos i mishit të kuq – Nr i përgjithshëm i baktereve të gjalla mezofile ˂ 10 cfu/gr; Mish i bardhë i pjekur – Nr i përgjithshëm i baktereve të gjalla mezofile ˂ 10 cfu/gr; Gjellë (Gullash)- Nr i përgjithshëm i baktereve të gjalla mezofile ˂ 10 cfu/gr”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi ka deklaruar se pas afatit të dhënë dhe daljes së analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, është ri-inspektuar restoranti, nga ku është konstatuar përmirësim i kushteve sipas urdhëresave dhe i njëjti me vendim të inspektorit është rihapur. Thaçi tha se sipas ligjit të ushqimit dhe akteve tjera nën ligjore ndaj subjektit ne fjalë është iniciuar fletëparaqitja për gjykatë.

Në bazë të konstatimit dhe shqyrtimit të gjendjes faktike gjatë inspektimit subjekti afarist ka bërë shkelje të dispozitave ligjore në fuqi të cilat përbëjnë kundërvajtje. Përkatësisht shkeljen: nenit 15 paragrafi 1, paragrafi 2, të Ligjit Nr. 03/ L-016 Për Ushqimin, që konsiderohet shkelje dhe përbënë kundërvajtje në bazë të nenit 46 paragrafit 3 nënparagrafit 3.2 të Ligjit Nr. 03/ L-016 Për Ushqimin, si dhe nenit 7, nenit 8, nenit 9, nenit 10 dhe nenit 11 të Ligjit Nr. 03/L-016 Për Ushqimin, që konsiderohet shkelje dhe përbënë kundërvajtje në bazë të nenit 46 paragrafit 1 nënparagrafit 1.2 të Ligjit Nr. 03/ L-016 Për Ushqimin”, ka deklaruar Thaçi.

Marrë nga GazetaExpress

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora h.sh nga kosova vdiq nga helmimi helmohet h.sh qkuk h.sh nga kosova vdiq nga helmimi helmohet h.sh qkuk

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci