LIVE UPDATES
Bota

“Të paktën eshtrat t’i gjejmë diku”, Serbia kërkon fillimin e gërmimeve në varrezat masive

8 Tetor 2021, 15:21 Nga DOSJA
“Të paktën eshtrat t’i gjejmë diku”, Serbia

KOSOVË – Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, do të fillojnë gërmimet për varreza masive në disa lokacione të ndryshme në Kosovë.

Gërmimet tashmë kanë filluar në fshatin Dreth (Dren) të Zubin Potokut, më 26 gusht, mirëpo ekipet ende nuk kanë gjetur asgjë. Po ashtu, gërmime në kërkim të varrezave masive pritet të fillojnë edhe në Koshare, në Prizren, Suharekë dhe në Podujevë.

Sipas Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, fillimin e gërmimeve në Koshare e ka kërkuar Serbia. Në këtë vend, në Komunën e Gjakovës, gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitin 1999, ishte zhvilluar Beteja e Koshares, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë së Serbisë. Edhe gërmimet në fshatin Dreth, po ashtu janë bërë me kërkesë të Serbisë.

Më 24 mars të vitit 1999, në hyrje të fshatit Obranqë në Komunën e Podujevës, ishin masakruar 7 persona. Në mesin e të vrarëve dyshohet të jetë edhe babai i Avdi Maqastenës, Qazim Maqastena nga fshati Katunishtë i kësaj komune. Ai tregon për Radion Evropa e Lirë, se eshtrat e babait të tij i kishin varrosur me të mbaruar lufta. Mirëpo, asnjëherë nuk u vërtetua se eshtrat ishin të babait të tij dhe u zhvarrosën përsëri.

“I kemi gjetur eshtrat menjëherë pas luftës, sepse e dinim vendin sipas dëshmitarëve ku i kanë masakruar, ku i kanë mbytë. I kemi marrë dhe i kemi varrosur ato. Kanë ardhur këta të morgut i kanë marrë dhe ato eshtra nuk na i kanë kthyer më kurrë”, tha Maqastena.

Ende nuk dihet se kur do të fillojnë gërmimet e reja në Podujevë, por Avdi Maqastena, shpreson që të gjenden eshtrat e babait të tij.

“Prej atëhershmit gjithë me ankth jemi. Gjithmonë duke pritur. Ende nuk besojmë…a është gjallë diku, a s’është. Shpresojmë që të paktën eshtrat t’i gjejmë diku”, tha Maqastena.

Pas përfundimit të luftës, në Komunën e Podujevës, të zhdukur konsideroheshin 82 persona. Deri më tash janë gjetur eshtrat e 41 personave. Nga qershori i vitit 1999, edhe Natasha Shqepanoviç nga Istogu, është në kërkim të nënës së saj. Ajo tha për Radion Evropa e Lirë se gërmimi i çdo varreze masive ose individuale, u jep familjeve shpresën e humbur që ata më në fund do të gjejnë më të dashurit e tyre.

“(Për nënën) Ne dëgjuam informacione të ndryshme, nga fakti që ajo ishte në disa kampe e deri tek fakti që ajo u dogj e gjallë në shtëpi, deri tek informacioni që ajo u nxor nga shtëpia dhe përfundoi në një lumë. Ka disa xhirime dhe fotografi që janë rrëqethëse, ku së bashku me dy gra të tjera, që janë në listën e të zhdukurve dhe që unë i njoh, trupat e tyre u hodhën në lumë. Por deri më sot, nuk dihet se ku janë trupat ”, tha Natasha Shqepanoviq.

Babai i saj gjithashtu u zhduk më 1999, trupi i të cilit u zhvarros në 2003 nga varrezat Lleshqe në Beograd (Serbi), ku u varrosën persona të paidentifikuar, dhe ishin kryesisht ushtarë serbë që vdiqën në Kosovë.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, tha se ka qenë kërkesë e Serbisë që të fillojnë gërmimet në Komunën e Zubin Potokut dhe në Koshare.

Përveç Koshares, Hoti tha për Radion Evropa e Lirë se do të bëjnë gërmime edhe në lokacione tjera në Kosovë, për varreza masive në rajonin e Prizrenit, Suharekës dhe Podujevës. Sipas tij, në Koshare, gërmime janë bërë edhe nga misionet ndërkombëtare UNMIK-u dhe EULEX-i. Deri më 2018, çështja e personave të zhdukur ishte kompetencë e plotë e UNMIK-ut dhe EULEX-it.

“Ata dy-tri herë kanë hulumtuar në lokacione të tilla, të cilat natyrisht kanë rezultuar me rezultat negativ, mirëpo kërkesa e vazhdueshme e Serbisë që ne të shkojmë në Koshare prapë, është urdhëresë e Prokurorisë. Në momentin e parë që do të mund të arrijmë atje për shkak të terrenit, natyrisht që do ta hulumtojmë”, tha Hoti.

Sipas Hotit, pala serbe dyshon së në këtë lokacion mund të ketë trupa të ushtarëve serbë të vrarë. Derisa për lokacionet tjera, Hoti tha se informacionet kryesisht janë për shqiptarë. Bajram Qerkini, drejtuesi i shoqatës “Zëri i Prindërve”, tha për Radion Evropa e Lirë se në lokacionet e përmendura, janë bërë gërmime edhe më herët.

“Kanë punuar në Dren, kanë punuar në Komunën e Zubin Potokut në tre vende, kanë punuar në pjesë të veriut pak, po ashtu edhe në Suharekë. Krejt këto lokacione që përmenden tash, janë ditur qe disa vjet. Mjerisht për ne familjarët, askush nuk mund ta dijë sa jemi duke hequr dhe çka jemi duke përjetuar. Këto po na duken të pavërteta. Gjithmonë vetëm supozime, jemi lodhur në shpirttha Qerkini.

Ekipet e Kosovës dhe Serbisë, janë takuar disa herë për të biseduar për çështjen e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë 1998-99. Hoti tha se bashkëpunimi me nëngrupet punuese ka qenë dhe është i mirë, por sipas tij, Serbia po refuzon t’i japë informacionet për varrezat masive që dyshohet se janë në këtë shtet.

“Serbia vazhdon ta cilësojë politike çështjen e personave të zhdukur dhe nuk jep informacione për varrezat masive, kryesisht që janë në territor të Serbisë, sepse ne e dimë që në bazë të informatave dhe në bazë të praktikave, deri më tash kryesisht në territor të Serbisë, shumë prej personave të zhdukur, qytetarë të Kosovës, janë rivarrosur dhe janë dërguar në Serbi me qëllim të zhdukjes”, tha Hoti.

Hoti tha se duhet të rritet presioni ndaj Serbisë që këtë çështje, mos ta trajtojë në mënyrë politike por humane. Sipas tij, një nga sfidat kryesore është qasja në arkivat shtetërore të ushtrisë së Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po kundërshton dialogun me Serbinë, pasi pjesë e delegacionit serb është edhe Velko Odalloviç, dhe përfaqësuesit e Kosovës nuk duan të takohen me të. Sipas Qeverisë së Kosovës, Odalloviç ka qenë personi kryesor i regjimit të Slobodan Millosheviqit në Kosovë dhe ai duhet të merret në pyetje për personat e zhdukur dhe jo të jetë pjesë e një komisioni për të zhdukurit.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve. Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,630 persona, kryesisht shqiptarë. Në luftën e fundit në Kosovë sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, janë vrarë rreth 13,500 persona. Shumica prej të vrarëve janë civilë shqiptarë.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota rajoni serbia kerkon rifillimin e germimeve varrezat masive ne ksoove serbia kerkon rifillimin e germimeve varrezat masive ne ksoove

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit