Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
Rusia i përgjigjet SHBA: Krizën e energjisë e shkaktoni ju me sansionet tuaja
8 Tetor 2021, 16:08Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
RUSI – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov, ka reaguar ditën e sotme në një konferencë për shtyp lidhur me akuzat që Këshillatri i Joe Biden, Jake Sullivan, i bëri të enjten ku tha se Rusia nuk po luan asnjë rol në krizën e gazit që ka “mbërthyer” Europën.
“Ne këmbëngulim që Rusia nuk ka asnjë rol për të luajtur në atë që po ndodh në tregun e gazit në Evropë. Rusia ka përmbushur, dhe do të vazhdojë të përmbushë në mënyrën më të përgjegjshme të gjitha detyrimet e saj sipas kontratave ekzistuese,” tha ai, duke përmendur rimëkëmbjen ekonomike, rezervat e ulëta të gazit dhe rënien e prodhimit të turbinave me erë në Evropë si faktorë kontribuesnë rritjen e çmimit.
Akuzave të Sullivan se Rusia ka një histori të përdorimit të energjisë si një mjet shtrëngimi, si një armë politike ai ku përgjigj duke thënë se ishin Shtetet e Bashkuara që, duke vendosur sanksione, tani po kërcënonin të kontribuonin në çekuilibrimin e tregut evropian të energjisë.
“Rusia ka deklaruar vazhdimisht se është gati të flasë për kontrata të reja afatgjata,” tha zëdhënësi i Kremlinit. Presidenti Vladimir Putin do të takohet ditën e sotme me emrat kryesorë në sektorin e energjisë ruse.
Bota po përballet me një krizë energjie pasi furnizimi me gaz natyror, qymyr dhe burime të tjera të energjisë nuk arrin të plotësojë kërkesën në mënyrë të plotë. Çmimet e gazit natyror janë rritur shumëfish në Evropë këtë vit, ndërsa disa fabrika janë mbyllur për shkak të ndërprerjeve të energjisë të lidhura me furnizimin e pamjaftueshëm me qymyr. Amerika fajëson Rusinë për kërë pasi si shpërndarësi kryesor i gazit, thonë se ajo o i mban çmimet e larta për të thelluar “varësinë” ndaj saj.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ISHUJT SOLOMON – Dy burra nga Ishujt Solomon, të cilët kaluan 29 ditë të humbur në det pasi gjurmuesi i tyre GPS ndaloi së punuari, u shpëtuan në brigjet ...
KOSOVË – Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, do të fillojnë gërmimet për varreza masive në disa lokacione të ndryshme në Kosovë.Gërm...
KOSOVË – Rozeta Hajdari, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë me dije ditën e sotme se qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për ...
RUSI– Margarita Simonyan, kryeredaktorja e televizionit rus RT, tha se Rusia duhet të aneksojë pjesën lindore të malit turk Agri dhe provincën e Karsit. S...
KOSOVË– Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike -ZRRE ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt ku ka aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale pë...
BRITANI– Deputeti konservator dhe ish-ministri i brendshëm i Britanisë, James Brokenshire, i cili u diagnostikua me kancer në mushkëri më shumë se tre vje...
BRITANI– Një grerëz aziatike është parë në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në një vit me qeverinë që ka lëshuar një paralajmërim urgjent sot. Bleta...