Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Hetimi i ri për Cuomon: Prova dërrmuese, ish-guvernatori ngacmonte gratë seksualisht
22 Nëntor 2021, 20:47Nga DOSJA
SHBA – Sipas një hetimi të publikuar ditën e sotme nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut, Ish-guvernatori Andrew Cuomo ngacmoi seksualisht një numër të madh femrash, nuk ishte plotësisht transparent për numrin e banorëve të shtëpive të të moshuarve që vdiqën si rezultat i Covid-19 dhe, në gjetjet e reja përdori burimet e taksapaguesve për të ndihmuar në shkrimin dhe promovimin e librit të tij 2020 mbi udhëheqjen gjatë javëve të para të pandemisë.
Sipas CNN, raporti u porosit në mars për të gërmuar në një sërë pretendimesh kundër Cuomo dhe mund të kishte qenë baza për shkarkimin e ish-guvernatorit nëse ai nuk do të jepte dorëheqjen në gusht, pas një hetimi të veçantë që zbuloi gjithashtu se Cuomo kishte ngacmuar seksualisht disa gra.
“Ne konkludojmë se ka prova dërrmuese që ish-Guvernatori u përfshi në ngacmime seksuale,” thuhet në raportin e asamblesë, i cili u krye nga avokatët e Davis Polk & Wardwell, në përmbledhjen e tij ekzekutive.
Raporti prej 45 faqesh pasqyron kryesisht gjetjet e hetimit të Prokurores së Përgjithshme të shtetit Letitia James mbi akuzat për ngacmim seksual kundër ish-guvernatorit. Cuomo ka mohuar akuzat e shumta për sjellje të pahijshme seksuale, tha se ai nuk e keqdeklaroi qëllimisht numrin e vdekjeve në shtëpinë e të moshuarve dhe këmbënguli që marrëveshja për, shkrimin dhe promovimin e librit t’i përmbahej standardeve etike.
Hetimi i sapo publikuar zgjeron sferën e ‘keqbërjeve’ të supozuara nga Cuomo, i cili kaloi një dekadë duke drejtuar shtetin dhe duke “sunduar” mbi Partinë Demokratike, dhe u duartrokit gjerësisht për trajtimin e tij fillimisht të Covid-19 në Nju Jork. Por magjia ra në fillim të këtij viti pasi dolën prova se ai dhe ndihmësit e tij kryesorë nuk numëruan vdekjet në shtëpitë e pleqve. Në të njëjtën kohë, Cuomo u bë objekt i një breshëri akuzash për ngacmime seksuale, të cilat tani janë gjetur të besueshme në dy raporte të profilit të lartë.
FRANCË – Grupet e të drejtave të njeriut dhe ligjvënësit e vendeve perëndimore po paralajmërojnë se rrjeti i fuqishëm global i oficerëve të policisë,...
BULLGARI – Nëntë të moshuar humbën jetën pasi zjarri përfshiu një shtëpi pleqsh në Bullgarinë lindore ditën e sotme.Sipas Gulf news, zjarri shpërtheu rret...
KOSOVË –Me arsyetimin se tavolina është e rezervuar, Urim Shala nga Fusha Kosova thotë se ka pasur rast kur i është mohuar shërbimi në një kafene të ...
ANGLI- Një bandë vajzash braziliane që drejtonin një shërbim ‘Delivery’ për të transportuar drogën nëpër Londër, janë dënuar me më shumë se 40 vjet ...
SPANJË – Imazhet satelitorë tregojnë ishullin spanjoll të La Palma teksa është rritur me 43 hektarë, e barabartë me 80 fusha futbolli, si rezultat i ...
SHBA- Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se vaksina e tyre kundër koronavirusit ka qenë 100 për qind efikase te fëmijët e grup-moshës 12-15 vjeç, k...
RUMANI – Spitali Universitar i Bukureshtit është objekti më i madh mjekësor i kryeqytetit rumun që trajton pacientët Covid-19 dhe po përballet me valën e ...
SHBA – Studimi i parë afatgjatë i vaksinës Covid-19 të Pfizer-it ka dalë ditëne sotme dhe rezultatet tregojnë se vaksina është 100% efektive kundër koron...