LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Historia e pa treguar më parë/ Si e shpëtoi “James Bond” Mbretin Zog nga gjermanët

2 Tetor 2019, 15:29 Nga DOSJA
Historia e pa treguar më parë/ Si e shpëtoi “James

TIRANË- Largimi nga Franca u kthye në një aventurë të vërtetë dhe fati ndihmoi familjen mbretëtore shqiptare të kapte anijen e fundit për në Britani, bashkë me 2 mijë pasagjerë të tjerë. Për mëse dy javë, mbretërorët shqiptarë përjetuan blicin ushtarak famëkeq gjerman. Gazeta “The Daily Mail” do t’i kushtonte një reportazh largimit dramatik të anijes së fundit nga Franca duke intervistuar një pasagjere, znj Toogood e cila hipi në anije bashkë me Mbretin Zog. Anija kishte urdhër të priste një kontigjent të fundit pasagjerësh, mes të cilëve edhe ambasadorin Britanik në Francë, Ronald Campbell, gjë që e ndihmoi familjen Mbretërore të arrinte në kohë.

Zonja Toogood tregonte se mjegulla shpëtoi anijen nga bombardimi i sigurtë teksa kishte numëruar mbi 30 avionë armiq që fluturonin mbi kokat e tyre pa mundur që t’i diktonin. Asnjë pasagjeri nuk iu lejuan valixhe me vete pasi anija ishte tejmbushur, por për familjen mbretërore shqiptare kapiteni mbylli njërin sy.

Një rol thelbësor në shpëtimin e Mbretit Zog në anije bashkë me valixhet e tij të florinjta, luajti Ian Flaming, shkrimtari Britanik, krijuesi i personazhit më të njohur të Shërbimeve Sekrete, Agjenti 007, James Bond. Para se të bëhej shkrimtari më i njohur britanik, Flaming ishte pjesë e Shërbimeve Sekrete të Marinës Mbretërore dhe në Francë kishte mision të shoqëronte personelin e Ambasadës Britanike drejt bregdetit për t’i shpëtuar kapjes nga gjermanët.

Gjithnjë është spekuluar për rolin që ka pasur shkrimtari i talentuar britanik në vendosjen e Mbretit Zog në Londër, por së fundmi në biografitë e tij është saktësuar se Flaming ishte vendimtar në shpëtimin e familjes mbretërore shqiptare në anijen e fundit. Veçanërisht ai u kujdes që mos t’i hidhnin në det bagazhet e ndaluara. Tri biografët e Flaming (John Pearson, Bruce A. Rosenberg dhe Donald Mçormick) citojnë shkrimtarin mbi aventurën e tij si agjent në Francë, dhe evidentojnë ngjarjen e pazakontë me monarkun shqiptar. Për shkak të pozitës në Marinën Mbretërore, Agjenti Flaming luajti rolin e vendimmarësit në evakuimin e mbi 2 mijë personave. Ai dha urdhër që askush të mos merrte me vete në anije më shumë se ç’mund të mbanin në duar, pavarësisht protestave të udhëtarëve. Në mol mbeti një seri makinash e pasurish të mëdha të cilat do të binin më pas në duart e gjermanëve.

Në momentet e fundit, kur anija po bëhej gati të nisej, u dëgjua motorri i një barke tek afrohej pranë. E tejmbushur me valixhe, e gjitha dukej si një skenë teatri në akt dramatik. Flaming u interesua personalisht për këtë barkë, dhe vuri re se mbante në bord Mbretin Zog, familjen e tij dhe një mal me valixhe, përfshirë edhe xhevahirët e kurorës shqiptare. Shkrimtari u kujdes menjëherë që familja mbretërore të zinte vend në kuvertë, me gjithë bagazhet e tyre. Flaming kujton se në shikimin e fundit nga bregu francez pyeti veten se “Çfarë gëzimi për gjermanët që do kapin makinën mbretërore të Zogut dhe gjithë ato makina Bentleys të braktisura nga shtetasit britanikë”. Në fakt, Mbreti Zog u kujdes që asnjë makinë apo send me vlerë të mos binte në duart e gjermanëve.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur ahmet zogu erald kapri james bond mbreti zog ahmet zogu erald kapri james bond mbreti zog

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet