LIVE UPDATES
Aktualitet

HISTORIA/ Mbesa rrëfen historinë trishtë të ish-kreut të KMSH: Agjëroi 21 ramazane me një qepë në burg, kur doli s’ki

19 Maj 2020, 18:57 Nga DOSJA
HISTORIA/ Mbesa rrëfen historinë trishtë të ish-kreut

Kjo është historia e trishtë e Hafiz Sabri Koçit, kryetari i parë i KMSH pas rënies së komunizmit, një prej besimtarëve myslimanë, i rritur jetim që luftoi me regjimin për të ruajtur dashurinë e tij për fenë.

Ai u burgos pikërisht për shkak të bindjeve të tij fetare, pasi regjimi i asaj kohe synonte të zhdukte ndërgjegjen fetare.

Mbesa e tij Jusri Koçi tregon se sakrifica në këtë kohë të vështirë ishte e dyfishtë, për shkak se agjëroi fshehurazi për 21 vjet, vetëm me një kokërr qepë në xhep dhe me një gotë kauçuku në të cilën zinte kos me qumështin që i jepnin kundër helmit.

Ai kishte gjetur një hapsirë bosh në mes të banjove, ku shkonte çdo ditë për t’u falur, larg syrit të gardianëve të burgut dhe shokëve të qelisë që prisnin të spiunonin dikë për të marrë një shpërblim.

I rritur jetim dhe në kushte të vështira ekonomike ai nisi të praktikonte fenë që moshë të re, ndërkohë që kur ishte vetëm 17-vjeç jepte mësime islame për fillestarët.

Ai doli nga burgu 65-vjeç, dhe u detyrua t’i përvishej punës së krahut për të mbajtur familjen.

“Gjeti një punë si punëtor krahu në lavatriçen e larjes së zhavorit në ndërmarrjen e parafabrikateve bujqësore, pas 20 vite pune krahu në burgje , ju përvesh sërish punës”, tregon Jusri.

Ajo e kujton shumë pak gjyshin e saj dhe do kishte dashur ta njihte edhe sot më e rritur, që të merrte prej tij sa më shumë nga dijet e pafundme që ai kishte gdhendur nga orët e pafundme të leximit.

Në memorien e saj kanë mbetur mëngjeset e hershme kur e gjithë familja ngrihej për të ngrënë syfyr, dhe gjyshi gjallëronte tavolinën me historinë e tij.

Sot e gjithë familja ka trashëguar besimin dhe dashurinë e tij për fenë, duke agjëruar së bashku në muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Intervista e plote

Kush ishte gjyshi yt?

Gjyshi im ishte Haxhi Hafiz Sabri Koçi, klerik i lartë mysliman, kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë pas rënies së komunizmit. Ai ka lindur më 14 maj të vitit 1921 në fshatin Orenjë, në Veri-Perëndim të Çermenikës, Librazhd.  Mbeti jetim pa mbushur vitin, pasi i ati vdiq ne kurbet , ne Selanik.  E ëma u detyrua ta rriste e vetme , duke punuar vetë dhe duke kryer të gjitha punët e vështira të një familjeje fshatare.

Kur nisi lidhja e tij me fenë?

Lidhja e tij me fenë nis që në vegjëli,  me mësimet fetare që mori në shtëpinë e tij si dhe te hoxha i fshatit, Riza Hyka. Në moshën 11 vjeçare , niset për në Shkodër, ku merr të gjithë formimin e tij të plotë fetar dhe intelektual. Pas 15 vitesh studimi dhe pune këmbëngulëse , arrin të marrë diplomën (ixhazetin) nga Hafiz Muhamed Bekteshi. Ndërkohë ka punuar që në moshën 17 vjeçare si mësues  për fillestarët që vinin për të mësuar besimin islam ne Drisht. Në 1939 emërohet imam në një lagje te vjetër të qytetit te Shkodrës, në Luguçezmë. Këtu nis edhe rrugëtimi i tij nëpër xhami te ndryshme dhe përhapja e dijeve dhe besimit islam.

Përse u burgos gjatë periudhës së komunizmit?

U arrestua në 04.06.1966, nën akuzën : “Tradhti ndaj atdheut, mbetur në fazën e përgatitjes,agjitacion e propagandë ndaj pushtetit popullor.” Vendimi u mor në 10.09.1966, dënimi ishte 22 vite burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vite.

Të gjitha këto ishin përgatitur , sajuar e projektuar më parë, jashtë gjyqit e drejtësisë, kishin qëllime të caktuara. Duhej dënuar një hoxhë, i cili me veprimtarinë e tij cenonte ideologjinë ateiste. Dënimi i Hafiz Sabriut, me akuza të sajuara, synonte te shuante besimin në fjalën e zotit, në mësimet e fesë, synonte t’i hapte shtegun ideologjisë komuniste , duke nisur nga viti 1967, u ndalua me forcë e me dhunë besimi, një nga të drejtat më të vjetra, një nga liritë më të shenjta.

A takonte familjarë gjatë qëndrimit në burg?

Sipas rregullave të burgut, familjarët kishin të drejtë të vizitonin të burgosurit vetëm një herë në muaj. E ashtu nëna e tij plakë  e gruaja e mjerë, merrnin rrugën nga Shkodra për në Spaç , me pak ushqime, sepse dhe ata ishin në gjendje të rëndë ekonomike. Hafiz Sabriu kishte lënë nënën , gruan dhe 6 fëmijë në mjerim.

Vdekja e nënës së tij, Zejnepe,ne vitin 1976, ishte një humbje e madhe për të dhe për të gjithë familjen. Ajo ishte mbështetje  e burim force për fëmijët që rriteshin pa babë, por edhe për zonjën Naime, gruan e Hafizit. Ajo tashmë herë vetëm, herë me ndonjërin prej djemve merrte rrugën e gjatë e të mundimshme për në Spaç, ku atje, para derës së burgut, në borë e në shi, ne zhegun e verës e në diell, detyrohej të priste me orë të tëra.

Kështu kaluan 21 vite . Vuante i burgosuri , por jo më pak vuante e gjithë familja.

Si agjëronte gjatë kohës që qëndronte në burg?

Duke qenë se Ramazani lëviz sipas kalendarit hënor, atij i ka rënë të agjërojë në të gjitha stinët. Hante vetëm darkën. Gjatë këtij muaji hante iftarin dhe deri iftarin tjetër nuk paraqitej më në mensë. Ashtu ka agjëruar 21 Ramazanë, me një kokërr qepe në xhep , me një domate apo me një gotë kauçuku në të cilën zinte kos me qumështin që i jepnin kundër helmit. Ndodhte edhe që racioni i bukës mos te ishte standard 800 gram.

Kjo sepse gjyshi riparonte gjëra dhe ne kuzhinë( merrej me instalime hidraulike) , dhe aty vëren që tepsitë i lyenin me dhjamë derri, po e dinte se pa bukë nuk jetohej. Ndaj , me thikë, hiqte koren e poshtme të bukës, kështu që dhe ato 800 gram zvogëloheshin edhe më shumë. Në mes të banjove , kishte lënë një kabinë bosh, në të cilën nuk kishte instaluar asgjë, e përdorte si magazinë. Aty shkonte në mëngjes për t’u falur.

E ka pasur të vështirë në fillim, por Zoti e ka qetësuar dhe më pas i ka përballuar të gjitha vështirësitë shumë rehat.

Çfarë ndodhi kur doli nga burgu, a e vazhdoi predikimin e fesë?

22 tetor 1986, dita e lirimit nga burgu. Një burrë kishte hyrë 45 vjeç e dilte i moshuar 65 vjeç. Ishte i lirë nga një burg me tela e gjemba, me roje që vëzhgonin ditë e natë, jo vetëm çdo lëvizje por dhe çdo mendim , por po dilte në një burg që kishte rrethuar të gjithë vendin, atë të diktaturës komuniste. Për t’iu shmangur kurtheve, intrigave që vazhdonin ta përgjonin kërkoi të punësohej. 66 vjeç pa asnjë të ardhur, pa pension, për të nuk kishte punë.

Arriti të punësohej si punëtor krahu në lavatriçen e larjes së zhavorrit në ndërmarrjen e parafabrikateve bujqësore, pas 20 vite pune krahu në burgje , ju përvesh sërish punës.

Data 16 nëntor 1990 u mbajt ceremonia fetare e ringjalljes së fesë dhe rrëzimit te diktaturës, rihapja e Xhamisë së Plumbit në Shkodër. Për këtë ngjarje të shënuar për fenë islame dhe për të gjithë Shqipërinë, Hafiz Sabriu ka dhënë shumë intervista, duke e cituar si ditën më të bukur të jetës së tij. Në një prej tyre citon : “Dita e 16 nëntorit 1990 do të mbetet e paharruar në kujtesën time. E kam të freskët momentin kur u ndodha para një mitingu prej 55 000 vetësh. I habitur nga masa që ishte tubuar, disa çaste e humba veten e pastaj iu drejtova me këto fjalë : Vendi ynë fatkeqesisht ka qenë shkretuar, ka qenë shëmtuar. Kanë jetuar vetëm format, se gjallëria e vërtetë shpirtërore kishte mbaruar. S’ka pushuar vaji i kësaj Shqipërie për 40 e sa vjet të mbyllur. Sot është një fatbardhësi e madhe e një lavdi e të madhit Zot që e paska ruajtur ngrohtësinë, dashurinë e fesë së vet, në zemrat e kësaj rinie…”

Paskëtaj Hafizi nisi veprimtarinë fetare islame  në Shqipëri.

U krijua “Bashkësia Islamike Shqiptare” ,  e më vonë arriti të formohej nëpërmjet një pune të gjatë e të mundimshme “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”. U hapën medresetë, lindi nevoja e botimit të librave fetarë dhe organizimit të shtypit.

Çfarë kujton prej tij?

Unë kam qenë 9 vjeç kur gjyshi u nda nga jeta.

Megjithatë kam shumë kujtime me të. Mbaj mend një fytyrë të qeshur , të qetë e me dritë. Në kohën e tij të lirë ishte gjithmonë duke lexuar, duke studiuar , asnjëherë nuk ndalej pavarsisht moshës. Kishte pikë të dobët diturinë dhe lumturohej pa masë kur ne vinim nga shkolla me nota maksimale.  Kishte informacion dhe njohuri rreth çdo teme që diskutohej.

Mbaj mend që vinin shumë njerëz , njerëz të thjeshtë po dhe njerëz të shquar, personalitete, gazetarë e të huaj. Dëshironin te konsultoheshin me të, ta intervistonin, si dhe te gjenin zgjidhje për probleme nga më të ndryshmet. Sot më vjen keq që nuk e kam pasur fatin ta njoh më e rritur e te marr sadopak nga njohuritë e tij. Ama do të mbetet motivimi më i madh i imi, familjes sime dhe besoj shumë shqiptarëve të tjerë.

A e ka trashëguar ndonjë prej jush dashurinë e tij për fenë?

Aktualisht jemi ne muajin e madhërishëm të Ramazanit , unë dhe familja ime jemi me agjërim si çdo vit. Mbaj mend kur isha e vogël, ngriheshim të hanim syfyr së bashku të gjithë. Gjyshi mundohej me shaka e humor te mbante gjallë tavolinën. Mbetet një nga tablotë e mia të preferuara në memorie. Që e vogël jam mësuar dhe jam rritur në një familje që e do fenë dhe ritet e saj, mezi pret faljen, Ramazanin, Ardhjen e Bajramit , jemi mësuar të jemi falenderues për gjithçka kemi, të jemi të drejtë e të përulur.

Një nga citimet e gjyshit tim: “Pra detyrë e parë për rininë është dituria, arsimi, kultura, forcimi i vullnetit për t’u formuar në nivelin e diturisë bashkëkohore dhe e gjithë kjo dije, të lidhet ngushtë me formimin fetar e dija së bashku me besimin, me fenë , të vihen në punë, në punë të dobishme për lulëzimin e begatinë e vendit tonë, të atdheut tonë”.

Marre nga :Abcnews.al

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet argjerim diktature argjerim diktature

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta