Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka nderuar nënkomisarin e rënë në krye të detyrës, dje në Lezhë Saimir Hoxha. I shoqëruar nga këshillatari i tij për mediat, Tedi Blushi, Meta ka vendosur një kurorë me lule dhe më pas ka mbajtur një pronocim të shkurtër për mediat. Kreu i shtetit tha se lufta kundër krimit nuk duhet të ndalojë dhe se krimi ordiner duhet të goditet dhe dekurajohet. Presidenti tha se Policia e Shtetit duhet të mbështetet por prioritet duhet të jetë edhe trajtimi i të rinjve që të mos bien pre e drogës dhe kultivimit të narkotikëve.
“Është një moment i dhimbshëm që ti japim lamtumiren e fundit një oficeri hero të policisë së shtetit, por edhe një prindi dhe familjari si nënkomisiari Saimir Hoxha, i cili nuk e meritonte të ndahej nga jeta. Ai sakrifikoi jetën e tij trimërisht. Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar, por edhe për dekurajimin e krimit ordiner. Ashtu sikundër është një prioritet lufta kundër trafikut të drogës, kundër atyre të cilët jo vetëm përfitojnë prej saj, por edhe për edhe për të shpëtuar sa më shumë të rinj dhe fëmijë, që për fat të keq bien në këtë fenomen shkatërrimtar.
Kjo është një luftë që duhet bërë çdo sekondë për të cilën nuk duhet të kujtohemi vetëm në momente të tilla tragjike. Duhet të mbështesim më shumë policinë e shtetit në këtë luftë për të mbrojtur shoqërinë, të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë që duhet të jetojnë në një vend të sigurt dhe në paqe”, tha Meta.
Më herët kreu i shtetit i caktoi nënkomisarit të rënë në krye të detyrës “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”.
(k.m;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë mandat të tretë, ku e saponis marrjen e detyrës të ndryshojë edhe modalitetet e prezantimit në publ...
TIRANË– Deputeti Erion Braçe kërkoi nga anëtarët e Komisionit të Ekonomisë që të mos krijojnë debate politike nëse nuk është e nevojshme. Thir...
TIRANË– Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë javën që vjen mundësinë që mbledhjet të zhvillohen në mënyrë tradicionale, pra në sallë. Kjo ishte de...
TIRANË– Partia Demokratike ka ndarë pamjet brenda sallës së Kuvendit, ku ishin të pranishëm për të zhvilluar mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë P...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkon që shoqëria të ngrihet në protestë pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë. Gjatë n...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar para gazetarëve se shumë shpejt Drejtoria e Policisë do të dalë me informacionin ...
TIRANË– Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e informimit publik u shoqërua ditën e sotme me debate. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj de...
TIRANË– Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese Tregtisë dhe Mjedisit u shoqërua ditën e sotme me debate. Opozita sërish u paraqit në sallën e Kuvendit ...
TIRANË– Që nga dita e djeshme, mediat në Shqipëri po komentojnë vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha. 44-vjeçari u ekzektua për vdekje nga 21-v...