LIVE UPDATES
Bota

Hoti në Samitin e Sofjes: E vetmja gjë që e pengon Kosovën për Bashkëpunim të Plotë Rajonal është mungesa e njohjes ng

10 Nëntor 2020, 15:56 Nga DOSJA
Hoti në Samitin e Sofjes: E vetmja gjë që e pengon Kosovën

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në fjalën e tij që ka mbjatur ditën e sotme në Saminit e Sofjes, ku është diskutuar për Tregun e Përbashkët Rajonal, është shprehur, se Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal stimulon rritjen, shton konkurrencën dhe investimet e huaja në rajon. Po ashtu Hoti është shprehur se për të realizuar përfitimet e plota të bashkëpunimit rajonal, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor  duhet t’i largojnë të gjitha barrierat e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe të njerëzve.

Po ashtu Kreu i qeverisë së Kosovës thotë se e vetmja  gjë që e pengon Kosovën për zhvillim të plotë të potencialit të Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal, është mungesa e normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis vendeve të rajonit, dhe sidomos  mungesa e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Fjalimi i plotë i Hotit:

Të dashur kryesues, Kryeministër Zaev dhe Kryeministër Borisov, Shkëlqesi dhe kolegë, Është nder dhe kënaqësi t’u bashkohem liderëve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe partnerët e tjerë, në përpjekjet e përbashkëta për zhvillim të bashkëpunimit rajonal, duke ndërmarrë hapa konkret që të afrohemi me Bashkimin Evropian. Mendoj se të gjithë pajtohemi se është bërë përparim i konsiderueshëm që nga fillimi i Procesit të Berlinit. Dhe, natyrisht që kjo është bërë e mundur falë lidershipit të fuqishëm të themeluesve dhe mbështetësve të këtij procesi. Besoj që sot jemi duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm së bashku si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi. Është e qartë se Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal stimulon rritjen, shton konkurrencën dhe investimet e huaja në rajon, duke shpejtuar konvergjencën tonë në drejtim të Bashkimit Evropian. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe tani janë zonë e tregtisë së lirë, por për të realizuar përfitimet e plota të bashkëpunimit tonë rajonal, ne duhet t’i largojmë të gjitha barrierat e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe të njerëzve. Kosova është e përkushtuar që ta arrijë këtë. Ajo që na pengon neve për zhvillim të plotë të potencialit të Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal, është mungesa e normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis vendeve të rajonit, veçanërisht mungesa e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Unë, pres që procesi i dialogut në Bruksel do të përfundoj me sukses, së shpejti. Ne jemi të përkushtuar që t’i zgjidhim të gjitha çështjet bilaterale me Serbinë si pjesë e procesit të Brukselit. Duhet theksuar se jo të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, janë në të njëjtën shkallë të integrimeve evropiane. Për më tepër, disa vende të rajonit, kanë marrëveshje të tregut të lirë me vendet e treta të Lindjes dhe Lindjes së Largët, që ju mundësojnë atyre, qasje në tregjet tona pa kontribut të domosdoshëm në infrastrukturën sociale dhe fizike të rajonit. Prandaj, unë besoj që ne duhet të pajtohemi të krijojmë një mekanizëm, i cili siguron një proces të koordinuar të vendimmarrjes të çdo vendi të rajonit tonë për çështje që kanë të bëjnë me tregun e përbashkët rajonal. Në fund, më lejoni të theksoj se Zona Ekonomike Rajonale, në asnjë mënyrë nuk është alternativë për Integrimin Evropian. Kjo duhet të na ndihmoj në ndërtimin e kapaciteteve të domosdoshme, për përshpejtim të anëtarësimit të plotë dhe të përbashkët të vendeve tona në Bashkimin Evropian. Pikërisht për këtë, e mirëpres dhe e mbështes plotësisht këtë proces. Kosova do të ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për ngritje të kapaciteteve, gjithnjë në baza të barabarta.

Samiti i Sofjes, u zhvilluar si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkëdrejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në Samitin, i cili është mbajtur online për shkak të pandemisë së koronavirusit u miratuan dy dokumente kryesore: Ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Angazhimi për një Axhendë të Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, të cilat janë hartuar nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RCC).  Pjesëmarrës në takim ishin  kancelarja gjermane Angela Merkel, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Po ashtu në takimkanë marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, Avdullah Hoti si dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti takimi i mini-shengenit 10 nentor 2020 avdullah hoti takimi i mini-shengenit 10 nentor 2020

Sondazh

Poll
Bota 10 Nëntor 2020, 15:27

Kalimi i presidencës në Amerikë

Sjellja e presidentit në largim të SHBA-së Donald Trump duke filluar që tani e deri në përurimin në janar të pasardhësit të tij, Joe Biden, ka të ngjarë të jetë...

Bota 10 Nëntor 2020, 13:50

BRUKSEL- Komisioni Evropian do të nënshkruajë një kontratë për vaksinën e “Biontech” ditën e nesërme. Burime për gazetën “Bild” nga brenda Komisionit, kanë bërë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj