LIVE UPDATES
Bota

Hulumtimi: Serbët e Kosovës e shohin veten gjithnjë e më të rrezikuar

14 Dhjetor 2021, 20:20 Nga DOSJA
Hulumtimi: Serbët e Kosovës e shohin veten gjithnjë e më

Një studim i publikuar nga organizata joqeveritare “Activ” me seli në Mitrovicën e Veriut, vë në pah se serbët e Kosovës e shohin veten në një pozitë gjithnjë e më të rrezikuar, që në aspektin afatgjatë cenon mirëqenien e tyre dhe vë në pikëpyetje dëshirën e tyre për të qëndruar në Kosovë. Studimi me titullin “Analiza e Trendit 2021: Qëndrimet e Komunitetit Serb në Kosovë”, është kryer në dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe me gjithsej 540 të anketuar.

“89 për qind e të anketuarve konsiderojnë se situata në Kosovë nuk po shkon në drejtimin e duhur, nuk ka lëvizje të konsiderushme në krahasim me vitet e kaluara”, tha Miodrag Miliçeviç, drejtor i organizatës Activ. Sipas studimit, rreth 40 për qind e të anketuarve konsiderojnë se jeta e serbëve në Kosovë do të jetë më e keqe gjatë tri viteve të ardhshme ndërsa mbi gjysma e të anketuarve thonë se problemi më i madh në Kosovë është ikja e të rinjve.

“Ajo që vazhdon të mbetet shqetësuese është së përafërsisht gjysma e qytetarëve të moshës së rritur nuk e shohin vetën gjatë pesë viteve të ardhshme në Kosovë. Kjo shkallë është aq alarmante dhe deri më tani nuk ekziston asnjë përgjigje institucionale as nga Prishtina as nga Beogradi”, tha Miodrag Miliçeviç.

Sipas studimit, 65 për qind e të anketuarve mendojnë se Rusia është mbrojtësi më i mirë i interesave të komunitetit serb në Kosovë, ndërsa 22 për qind e tyre mbështesin vazhdimin e bisedimeve Kosovë – Serbi në Bruksel.

“Një pjesë dërrmuese e qytetarëve, pra gati gjysma e të anketuarve ende nuk besojnë që do të formohet Asociacioni i komunave serbe dhe ky zhgënjim nuk është diçka e re për komunitetin serb”, tha Miodrag Miliçeviç.

Ai tha se të anketuarit janë të shqetësuar me mungesën e lirisë së shprehjes për pikëpamjet e tyre politike.

“Shtatë nga dhjetë qytetarët theksojnë se nuk ndjehen të lirë të shprehin publikisht pikëpamjet e tyre politike dhe kjo nuk është asgjë e re, për këtë jemi paralajmëruar qysh nga viti 2017 pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit dhe ky trend i mungesës së lirisë vazhdon më tej”, tha ai.

Sipas studimit nuk ka pasur ndryshim në qëndrimin e serbëve ndaj Bashkimit Evropian, meqë 48 për qind e të anketuarve kanë qëndrim negativ ndaj bllokut të cilin e shohin si të pafuqishëm jo vetëm në procesin e bisedimeve por edhe mungesën e mekanizmave për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Dhjetë për qind e të anketuarve mendojnë se marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve janë të mira.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, që njëherësh trajton problemet e komuniteteve pakicë tha se rivendosja e besimit në institucionet e Kosovës nuk është çështje vetëm për serbët, por për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë shtet.

“Derisa nuk mendojmë si Kosovë dhe derisa ndahemi në grupe etnike, si shqiptarë, serb, boshnjak, turq dhe të gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovë dhe derisa nuk mendojmë në frymën e respektit ndaj shtetit tonë, në atë të cilën jetojmë, do të kemi paragjykime ndaj njëri tjetrit”, tha ajo.

Sipas hulumtimit, shumica e serbëve në Kosovë e konsiderojnë situatën e sigurisë si shumë të keqe dhe në këtë sipas hulumtimit ka mundur të ndikojë rritja e numrit të incidenteve në mjediset me shumicë serbe dhe tensioneve politike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Po ashtu, studimi thekson se rënia e besueshmërinë politike është e ndërlidhur me ngecjen e vazhdueshme të procesit të bisedimeve dhe me ndjenjën më të madhe të pasigurisë rreth pozicionit të përgjithshëm të serbëve të Kosovës pas fitores së Arbin Kurtit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Marrë nga VOA 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni miodrag miliçeviç serbet e kosoves serbi miodrag miliçeviç serbet e kosoves serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj