LIVE UPDATES
Bota

Stabiliteti i qeverisë maqedonase varet nga zhbllokimi i procesit integrues

14 Dhjetor 2021, 19:37 Nga DOSJA
Stabiliteti i qeverisë maqedonase varet nga zhbllokimi i procesit integrues

Riformatimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pas dorëheqjes së paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, ndodh në kohën kur ky vend pret zhbllokimin e procesit të integrimit evropian. Maqedonia e Veriut pret që në samitin e Bashkimit Evropian, që mbahet më 16 dhjetor, Sofja të heqë veton, që bllokon mbajtjen e konferencës ndërqeveritare midis BE-së dhe Qeverisë maqedonase.

Partia shqiptare, Alternativa, e cila në zgjedhjet lokale të tetorit ka garuar si pjesë e opozitës, ka bërë të ditur se me katër deputetët e saj do të jetë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Kryetari i kësaj partie, Afrim Gashi, ka thënë se ky veprim është ndërmarrë për t’i dhënë shans procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Njohësit e çështjeve politike janë të ndarë rreth mendimit nëse dështimi i procesit të integrimeve do ta detyrojë ose jo partinë e Gashit të largohet nga pushteti, e me këtë ta vë në pikëpyetje edhe shumicën parlamentare.

Petar Arsovski, njohës i zhvillimeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse brenda gjashtë muajve, Maqedonia e Veriut nuk merr sinjal të qartë nga Brukseli për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian, do të vihet në pikëpyetje edhe stabiliteti i Qeverisë, i cili u mundësua me hyrjen e partisë Alternativa në të.

“Euro-integrimet mbeten narrativi kryesor i partisë shqiptare në opozitë, e cila së fundmi iu bashkua pushtetit. Dhe, nëse gjatë gjashtë muajve të ardhshëm nuk bëhet një lëvizje sado e vogël e bllokadës bullgare, kjo parti do ta ketë shumë të vështirë t’iu shpjegojë votuesve se përse vazhdon të mbetet pjesë e Qeverisë. E përsëris, pushteti i jep më shumë komoditet për të vepruar kësaj partie, por nëse mbetet i bllokuar procesi i integrimit, do ta ketë të vështirë ta menaxhojë presionin e elektoratit, veçanërisht për faktin se kjo parti në pushtetin vendor është në koalicion me opozitën”, thotë Arsovski.

Partitë kanë marrjen e posteve në fokus dhe jo proceset integruese

Jordan Shishovski, nga Instituti i Shkencave Sociale dhe Humane në Shkup, thotë se problematik mbetet fakti se gjatë bisedimeve mes kryeministrit në dorëheqje, Zoran Zaev, dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, më shumë është diskutuar për ndarjen e posteve, sesa rreth afateve konkrete për shtyrjen përpara të procesit integrues. Shishovski thotë se Lidhja Social-Demokrate ka marrë pushtetin në vitin 2017 me premtimin se do të bëjë ndryshime në qasjen e këtillë të veprimit, ku ndarja e posteve peshon më shumë se realizmi i politikave integruese.

“Bisedimet për hyrjen e Alternativës në pushtet dëshmuan se ky sistem i veprimit, ku më shumë diskutohet për ndarjen e posteve, sesa për strategjitë dhe politikat e veprimit me afate qartë të përcaktuara, tregon se sistemi mbetet i paprekur, se ende kemi shtet të robëruar dhe se Maqedonia e Veriut nuk është republikë, por një lloj shoqërie aksionare, ku partitë paraqiten si aksionare”, vlerëson Shishevski.

Besa Kadriu, ligjëruese e shkencave politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria, e cila pritet të formohet pas dorëheqjes së Zoran Zaevit, do ta ketë të vështirë të ruajë unitetin, nëse Brukseli nuk ndez dritën jeshile për sa i përket fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

“Përshtypja e përgjithshme edhe e opinionit është ajo se kjo garniturë politike, e përbërë nga strukturat politike aktuale, shpeshherë arsyetim e ka atë se ata janë bartësit kryesorë të proceseve euro-integruese. Mirëpo, realiteti flet për një çështje krejtësisht tjetër dhe unë konsideroj se ndoshta kjo përbërje qeveritare, pas gjithë asaj rrëmuje që u shkaktua, do ta ketë edhe afatin më të shkurtër për të vijuar drejt proceseve integruese”, thotë Kadriu.

Bullgaria, si anëtare e Bashkimit Evropian, ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane që nga nëntori i vitit 2020. Ajo ka kushtëzuar votën e saj me arritjen e një marrëveshjeje për çështjet kontestuese midis dy vendeve, që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike të maqedonaseve.

Sofja nuk i konteston maqedonasit, por kërkon që autoritetet të pranojnë se gjuha dhe identiteti i tyre ekzistojnë që nga viti 1945 dhe se para kësaj periudhe ato kanë pasur prejardhje bullgare. Partitë politike maqedonase kanë miratuar një rezolutë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në të cilën kanë hedhur poshtë pretendimet bullgare, ndërsa janë zotuar se nuk do të pranojnë të bisedojnë për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni integrimi i maqedonise ne be jordan shishovski integrimi i maqedonise ne be jordan shishovski

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen