Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Putin dhe Xi do të diskutojnë retorikën ‘agresive’ të përdorur nga SHBA dhe NATO
14 Dhjetor 2021, 18:41Nga DOSJA
RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping do të diskutojnë gjuhën “agresive” të përdorur nga SHBA dhe NATO gjatë një takimit virtual që do të mbahet këtë javë.
Sipas The Hill,zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se situata në çështjet ndërkombëtare, veçanërisht në kontinentin evropian, është shumë e tensionuar dhe kërkon diskutim midis aleatëve. Peskov shtoi se të dy krerët do të diskutojnë gjithashtu çështje në lidhje me energjinë, tregtinë dhe investimet.
“Ne shohim një retorikë shumë, shumë agresive nga ana e NATO-s dhe SHBA-së dhe kjo kërkon diskutim mes nesh dhe Kinës”, tha ai.
Ky takim zhvillohet pasi Rusia dhe Kina po përballen me protesta të shtuara nga komuniteti ndërkombëtar. Rusia për praninë e saj ushtarake në kufirin me Ukrainën dhe Kina për një sërë shkeljesh të supozuara të të drejtave të njeriut, veçanërisht kundër pakicës etnike ujgure në rajonin e saj perëndimor Xinjiang.
Takimi virtual i Putinit me Xi vjen vetëm një javë pasi u takua me të Presidenti Biden. Gjatë samitit të tyre virtual, Shtëpia e Bardhë tha se Biden e paralajmëroi Putinin kundër një pushtimi të mundshëm të Ukrainës dhe bëri thirrje për deeskalim dhe kthim në diplomaci.
BULLGARI – Bullgaria mund të ndryshojë qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut! Kryeministri i sapozgjedhur Kirik Petkov pranoi se vendi i tij do të krijojë leh...
GREQI- Një alarm për bombë është dhënë pasditen e sotme në dy stacione metroje në Athinë. “Eviathema” shkruan se një telefonate anonime ka deklaruar...
BEOGRAD– Një nga bashkëthemeluesit e projektit për Raportim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Drew Sullivan, është shprehur thënë se listës së të ...
KOSOVË- Përparim Rama do të zëvendësohet nga Sami Salihu në Asamblenë Komunale të Prishtinës, pasi u zgjodh kryekomunar i kryeqytetit të Kosovës.Gazeta Eks...
KOSOVË – Kryeministri Albin Kurti ka pasur një përplasje me deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë diskutimit në seanc...
GREQI – Një shtetas shqiptar u ndalua nga policia e Filatit dhe Janinës në kufirin greko-shqiptar. I ndaluari po transportonte dushe me furgonin e tij, po...
BRUKSEL – Ministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të martën, më 14 dhjetor kanë diskutuar për procesin e zgjerimit dhe të Stabilizim Asociimit...
BJELLORUSI – Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës bjelloruse, i cili mblodhi protesta masive kundër presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ë...
BULLGARI –Hetimet vijojnë për tragjedinë në Bullgari, ku si pasojë e djegies së autobusit humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe u lënduan 7...