LIVE UPDATES
Bota

Presidenca sllovene insiston: Hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

14 Dhjetor 2021, 15:32 Nga DOSJA
Presidenca sllovene insiston: Hapni negociatat me Shqipërinë dhe

BRUKSEL – Ministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të martën, më 14 dhjetor kanë diskutuar për procesin e zgjerimit dhe të Stabilizim Asociimit. Në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme, ministrat përsëritën përkushtimin e tyre ndaj procesit të zgjerimit, që sipas tyre, mbetet politika kyçe e BE-së.

Por, gjatë diskutimit nuk është arritur pajtimi i të gjitha shteteve anëtare për miratimin e konkluzave, pasi disa shtete kanë pasur vërejtje. Prandaj, më vonë gjatë së martës, ministrat do t’i kthehen edhe një herë kësaj teme, për të parë nëse do të ketë pajtim për konkluzat.

Sipas burimeve diplomatike, Bullgaria ka vazhduar të kërkojë që në dokumente të BE-së të futen edhe kërkesat e saja për problemet bilaterale që ka me Maqedoninë e Veriut. Greqia dhe Qiproja kanë pasur vërejtje për pjesën e tekstit që flet për Turqinë, ndërkaq Kroacia ka pasur vërejte për pjesën e tekstit që i kushtohet reformës zgjedhore në Bosnjë e Hercegovinë. Presidenca sllovene e BE-së insiston që deri në fund të këtij viti të hapen negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndonëse një mundësi e tillë duket pak e arritshme.

Nëse shtetet e BE-së nuk arrijnë pajtim për versionin e ri të tekstit, që mund të dalë gjatë ditës, atëherë konkluzat do të publikohen si “konkluza të Presidencës sllovene të BE-së”. Nëse ndodh kështu, atëherë konkluzat do të jenë më shumë një porosi politike sesa një dokument i përbashkët i Këshillit të BE-së. Ndryshe, në draftin e konkluzave thuhet se procesi i zgjerimit të bllokut evropian është një investim në paqe, demokraci, prosperitet, siguri dhe stabilitet në Evropë.

“Këshilli nënvizon se mbështetja e vlerave themelore të BE-së dhe perspektiva evropiane, janë një zgjedhje e vendosur strategjike, thelbësore për të gjithë partnerët që synojnë anëtarësimin në BE”, thuhet në draftin e konkluzave.

Nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kërkohet që ato të përshtatin qëndrimet e tyre të politikës së jashtme me qëndrimet e përbashkëta të BE-së. Po ashtu, kërkohet që edhe politikat e tyre për ruajtjen e mjedisit të jenë në përputhje me strategjinë e BE-së. Kjo kërkohet që të bëhet përmes “agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor” dhe të jetë pjesë përbërëse e planit evropian për investime në Ballkanin Perëndimor.

Këshilli po ashtu thekson se sundimi i ligjit është element kyç nga i cili do të varet edhe dinamika e përparimit të vendeve të Ballkanit në procesin e integrimeve evropiane. Në pjesën që i kushtohet Kosovës, në dokument thuhet se BE-ja mirëpret konfirmimin e Qeverisë së re të Kosovës për përkushtimin ndaj rrugëtimit evropian dhe reformat e lidhura me këtë i sheh si një zgjidhje strategjike. Në dokumentin e konkluzave kërkohet që Kosova të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe të dëshmojë rezultate në luftë kundër korrupsionit dhe po ashtu të zbatojë reforma në përputhje me standardet evropiane.

Pafuqia e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, nga të dyja vendet kërkohet që të angazhohen me vullnet të mirë në këtë proces, në frymën e kompromisit, për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese.

“Kjo marrëveshje duhet të adresojë të gjitha çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitetin rajon. Kjo është kyçe në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, thuhet në draftin e konkluzave.

“Këshilli përsërit pritjet e fuqishme që të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën të respektohen dhe zbatohen pa vonesa. Të dyja palët duhet po ashtu të shmangin veprimet që dëmtojnë stabilitetin dhe retorikën, e cila nuk është e favorshme për dialogun”, thuhet në draftin e konkluzave.

Gjatë së martës, disa ministra kanë kërkuar që BE-ja të bëjë më shumë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ministri i Francës për Çështje Evropiane, Clement Beaune, ka shprehur shqetësim për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Shqetësim të njëjtë ka shprehur edhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, i cili ka kritikuar aspiratat separatiste të liderët të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik. Ndërkaq, Sekretarja e shtetit të Kroacisë, Adreja Metelko-Zgombiq, ka thënë se shteti i saj është i përkushtuar për një Bosnje e Hercegovinë unike, të pandarë, në të cilin tri entitetet gëzojnë të drejta të barabarta.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota kryesore bashkimi europian hapja e negociata per shqiperine hapja e negociatave me shqiperine bashkimi europian hapja e negociata per shqiperine hapja e negociatave me shqiperine

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron