LIVE UPDATES
Bota

“Human Rights Watch” akuzon forcat ushtarake ruse për krime lufte në Ukrainë

3 Prill 2022, 17:10 Nga DOSJA
“Human Rights Watch” akuzon forcat ushtarake ruse për krime

UKRAINË- Një prej organizatave kryesore që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut bëri të ditur të dielën se kishte dokumentuar ato që i cilësoi se ishin krime të qarta lufte të kryera nga forcat ushtarake ruse kundër civilëve në Ukrainë. Në një deklaratë të organizatës “Human Rights Watch” thuhej se ajo kishte gjetur disa raste që tregonin se forcat ushtarake ruse kishin shkelur ligjet e luftës në rajone të kontrolluara nga Rusia në Çernihiv, Kharkiv e Kiev.

Organizata e botoi deklaratën në Varshavë. Të shtunën trupa civilësh të vdekur u gjetën të hedhur nëpër rrugët e qytetit Bucha të Ukrainës, tre ditë pasi ushtria ruse u tërhoq nga një sulm njëmujor ndaj kësaj zone që ndodhet 30 kilometra në veriperëndim të Kievit. Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment kur u pyet në lidhje me trupat e gjetur në Bucha dhe mbi deklaratën e “Human Rights Watch”.

Kremlini thotë se operacioni i tij special ushtarak ka në shënjestër objektiva ushtarakë dhe jo sulme sulme ndaj civilëve. I pyetur rreth disa akuzave të tjera për krime lufte më 1 mars, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për gazetarët se Moska e mohon në mënyrë kategorike këtë gjë. Ai hodhi poshtë akuzat për sulme të Rusisë ndaj objektivave civile dhe përdorim nga ana e tyre të bombave thërrmuese apo bombave me vakum.

Më 21 mars zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Igor Konashenkov, tha se operacioni i Rusisë po kryhej nga forca profesioniste dhe të armatosura mirë, duke hedhur poshtë pretendimet e Ukrainës se forcat ruse kishin goditur objektiva civilë.

Organizata “Human Rights Watch” me bazë në Nju Jork iu referua rastit të Bucha-s në deklaratën e saj, duke thënë se kishte intervistuar 10 persona, përfshirë dëshmitarë e banorë lokalë, personalisht ose me telefon. Sipas organizatës disa kishin frikë të jepnin emrat e tyre të plotë.

Rastet që ne dokumentuam përbëjnë një mizori dhe dhunë të pashpjegueshme e të qëllimtë kundër civilëve ukrainas”, tha Hugh Williamson, drejtor i “Human Rights Watch” për Evropën dhe Azinë Qendrore.

“Përdhunimi, vrasja dhe aktet e tjera të dhunshme ndaj njerëzve që janë ndaluar nga forcat ruse duhet të hetohen si krime lufte”, shtoi ai.

Agjencia “Reuters” nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë provat e ofruara nga “Human Rights Watch”. Gazetarët e “Reuters-it” vizituan të shtunën Bucha-s, pasi qyteti u rimor nën kontroll nga forcat ukrainase dhe panë trupa njerëzish pa uniforma ushtarake, të shpërndara në rrugë. “Human Rights Watch” tha se të gjitha palët e përfshira në konfliktin e armatosur në Ukrainë janë të detyruara të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe ligjet e luftës.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota human rights watch lufta ukraine-rusi human rights watch lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë