Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
Humbën ndaj Mainz… por yjet e Bayernit nisen me pushime në Ibiza
1 Maj 2022, 15:23Nga DOSJA
GJERMANI – Lojtarët e Bayern Munichut nuk humbën kohë, pasi u mundën nga Mainz (3-1) këtë të shtunë, në javën e 32-të të Bundesligës.
Sipas gazetës ‘Bild’, shumë prej futbollistëve të skuadrës u nisën drejt Ibizas me një avion privat, për të shijuar ditët e pushimit të ofruara nga trajneri dhe për të festuar titullin e kampionëve të Bundesligës. Skuadra nuk do të stërvitet përsëri deri të martën në mëngjes.
Por, ky udhëtim nuk është pritur mirë nga bavarezët. Sezoni, përtej fitores së Bundesligës, nuk i ka përmbushur pritshmëritë e fansave. Bayern u eliminua nga Kupa e Gjermanisë kundër Borussia Mönchengladbach dhe gjithashtu u la jashtë Champions League në çerekfinale nga Villarreal.
“Ne u bëmë kampionë të Gjermanisë javën e kaluar. Megjithatë, kjo ka ndodhur edhe më parë. Ne duhet ta analizojmë këtë humbje shumë qartë, në mënyrë që të mos përsëritet në dy ndeshjet e ardhshme dhe veçanërisht në sezonin e ardhshëm,”- është shprehur Joshua Kimmich pas ndeshjes kundër Mainz.
Prandaj udhëtimi drejt Ibizës ka shkaktuar përçarje. Lothar Matthäus, një ish-emblemë e klubit, nuk e kupton që pas humbjes lojtarët kanë shkuar me pushime. “Është e papranueshme pas një ndeshje si kjo”,– tha ai në Sky.
Disa media në Gjermani sigurojnë, se drejtori Hasan Salihamidzic dhe administratori Oliver Kahn, të dy anëtarë të stafit drejtues të Bayernit, ishin në dijeni të këtij udhëtimi.
B.T (Dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
ITALI– Në javën e 35-të të Serie A, Milan mundi 1-0 Fiorentinën dhe i afrohet kështu titullit kampion, tashmë 7 pikë larg me tre ndeshje për të luajtur. P...
URUGUAJI – Të dhëna, vetëm të dhëna. Ronald Araujo lindi në mars 1999 në Rivera, një qytet në kufi me Uruguajin dhe Brazilin dhe në një moshë shumë të her...
SPANJË– Real Madrid u kurorëzua kampion në Spanjë katër javë nga përfundimi i kampionatit. Një dygolësh i Rodrygo-s dhe golat e pjesës së dytë nga Ma...
SPANJE – Festa e Real Madridit në fitimin e titullit të 35-të të La Ligës, tani është larguar por ajo do të lërë pas shumë imazhe për t’u mbajtur me...
SPANJE – Për shtypin spanjoll, trajneri i ardhshëm i skuadrës së Espanyol në Barcelonë mund të jetë Fabio Cannavaro.Sipas programit “Tiempo de Espanyol” t...
ITALI – Ibrahimovic filloi të kërkonte një menaxher të ri, pasi ndërpreu bashkëpunimin me ish-trajnerin Hasse Borg, të cilin e akuzoi se po e zhvaste.Pikë...
GJERMANI – Aventura e Thomas Brdaric në krye të Vllaznisë u ndërpre në muajin mars me drejtuesit shkodranë, që vendosën të ndanin rrugët me teknikun kroat...